• Banner

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.

5,95 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi njeriun
Origjinali: Summa theologica
Gjinia: Filozofi
Autori: Thoma D'Akuini
Shqipëroi: Enida Rusi
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2005
Fq. 262
Pesha: 0.334 kg
ISBN: 978-99943-719-8-3

Mbi librin

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare për çështje të rëndësishme të filozofisë.

Këtu mund të përmendim raportin midis filozofisë dhe teologjisë apo iluminacioneve dhe arsyes. Mendimi i tij bazohej te analogjia dhe ishte kundër çdo lloj spiritualizmi platonik e mistik që qëndronte në bazë të doktrinës agostiniane. Përkufizimi që Thoma D'Akuini jep për njeriun është më të vërtetë i tipit aristotelik: njeriu ka një formë, që është shpirti dhe një materie që është trupi.

Ndërkohë që intelekti si virtyt superior i shpirtit është kaq fort i lidhur me trupin sa formon me të një qënie unike. Megjithatë, sistemi i tij ndahet nga ai i Aristotelit në pikën e pohimit se tre virtytet e shpirtit: vegjetaviteti, sensitiviteti dhe intelekti te njeriu nuk janë parime të ndara. Përkundrazi, është pikërisht intelekti ai më superiori që ushtron dy parimet e tjera më inferiorë.

Për rrjedhim, duke pohuar dallimin midis nivelit mbinatyral dhe atij natyral, etika e sistemit të tij përfshin një pjesë natyrale, çka do të thotë një rregull parimesh praktike që janë të rrënjosura në natyrën racionale të njeriut, në mënyrë të pavarur nga rregulli teologjik që i shtohet falë konceptit të mirësisë dhe mëshirës kristiane.

Midis veprave të tij më të ëndësishme mund të përmendim: "Çështje të shqyrtuara" (1259) , "Traktat kundër Xhentilëve" (1269 – 1273) dhe kryevepra e tij e njohur "Summa theologica" , një vepër kjo monumentale e nisur që në vitin 1266 dhe e mbetur e pambaruar, për t'u plotësuar deri në fund nga ana e një dishepulli të tij. Të famshme janë shkrimet e tij komentuese mbi Arsitotelin "Qenia dhe thelbi", "Uniteti i intelektit kundër averroistëve" dhe fragmente të ndryshme të Biblës.

Detajet e librit
Plejad
2703

Referencat specifike

isbn
9789994371983
ean13
9789994371983
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2704

Botuesi: Plejad

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Personalizmi, Emmanuel Mounier

Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera, Enis Sulstarova

Ligjërimi nacionalist luan rolin kryesor në krijimin dhe riprodhimin e përfytyrimeve kolektive të kombit. Mund të themi se një komb është një realitet shoqëror kur ata që pretendojnë se janë anëtarët e tij, flasin dhe shkruajnë për të dhe veprimet e tyre janë të kushtëzuara prej përfytyrimit që ata kanë për kombin e tyre.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Imagjinarja, Jean - Paul Sartre

"Imagjinarja" përpiqet të arrijë atë që Sartri e quan "fenomenologji" të imazhit, ku ai inventarizon dhe konceptualizon gjithçka që reflektimi i drejtpërdrejtë, madje subjektiv, mund të mësojë si të sigurt lidhur me ndërgjegjen imagjinuese.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Filozofë të paqes e të luftës, Walter B. Gallie

Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000150

Botuesi: Ideart

Kant, Kritika e arsyes se paster, Ralf Ludwig

Libri paraqet një grishje nga ana e lexuesit të specializuar, për t’u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë, dhe për t’u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të artit, e për të arritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mendimi i egër, Claude Levi-Strauss

Ky libër formon një tërësi, por problemet që diskuton janë në raport të ngushtë me atë që kishim provuar për së shpejti në një punim të vonshëm me titull "Totemizmi". Pa pretenduar të kërkojmë nga lexuesi që t'i referohet atij, është mirë t'ia tërheqim vëmendjen se ekziston një lidhje në mes këtyre dy veprave: e para është njëfarë hyrjeje historike dhe...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)