• Banner

  • Ka mbaruar

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fryma e iluminizmit
Origjinali: L'esprit des lumières
Gjinia: Filozofi
Autori: Tzvetan Todorov
Shqipëroi: Belgzim Kamberi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2009
Fq. 128
Pesha: 0.202 kg
ISBN: 978-9951-08-105-9

Koment nga Kadri Metaj

"Fryma e iluminizmit" e Tzvetan Todorovit po shfaqet para lexuesit shqiptar në kohën e duhur, kur edhe shoqëria shqiptare po bën hapa vendimtarë të bëhet pjesë e integrimeve euro – atlantike. "Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi... Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Libri i Todorovit, përmes një qasjeje mbresëlënse riaktualizon debatet mbi projektin madhor të iluminizmit, arritjet dhe iluzionet e kësaj lëvizjeje filozofike, kulturore dhe politike të Europës dhe mendësive të saj. Ky projekt ishte një nga ndërmarrjet më gjithëpërfshirëse për emancipimin e njeriut, të bazuar në arsyen dhe përvojën njerëzore, në sovranitetin e individit dhe të popullit.

E veçanta e "Fryma e iluminizmit" lidhet me idenë se mbrojtja e lirisë së individit kërkon njohjen e dallimit midis faktit dhe interpretimit, shkencës dhe opinionit, të vërtetës dhe ideologjisë. Iluminizmi mbetet aktual edhe lidhur me sfidat e sotme si globalizmi dhe identiteti, terrorizmi dhe rreziku që feja civile të zëvendësohet nga feja politike, media dhe pushteti, pushteti material dhe ai shpirtëror.

Mbi autorin

Tzvetan Todorov (1939, Sofje) ëshë eseist, historian, filozof dhe teoricien i letërsisë. Me origjinë bullgare, Todorov nga viti 1963 do ta ketë "atdheun" e ri, Francën, dhe nënshtetas i saj qysh më 1973, tri vjet pasi qe bërë doktorant. Fillimisht teoricien i letërsisë, nga 1980 do t'iu përkushtohet historisë së ideve, çështjeve të kujtesës, ndryshimeve të mëdha të njerëzimit që nga pushtimi i Meksikës deri tek kampet e përqendrimit të totalitarizmave.

Kontribuoi në përkthimin e formalistëve rusë (1965), të cilët kishin ndikuar aq shumë në poetikën e kohës. Eseja "Letërsia dhe shenjat" (1967) e bëri atë një pioner të rilindjes së retorikës, ndërsa tek "Hyrje në letërsinë fantastike" (1970), ai do të analizojë në mënyrë shteruese gjininë letrare: letërsinë fantastike.

Reflektimet e mëvonshme të Todorovit përqendrohen kryesisht në shkarjet, sidomos të çështjeve midis "neve" dhe "të tjerëve" në diskutimet e humanistëve të Europës nga koha e zbulimeve të Botës së Re, gjatë procesit të kolonizimit apo në rrjedhat e shekullit XX. Tzvetan Todorov është ftuar në cilësinë e profesorit nga shumë universitete amerikane: Nju – Jorkut, Harvardit, Kolumbias, Jelit, Kalifornisë.

Detajet e librit
Buzuku
2687
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2570

Botuesi: Dituria

Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2642

Botuesi: Tirana Times

Nje zemer inteligjente, Alain Finkielkraut

Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, abstrakt, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Letër Dylqinjës, Agim Baci

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2290

Botuesi: Naimi

Himni kombetar i shqiptareve, Valbona Karakaci

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)