• Banner

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mendime për historinë dhe politikën
Origjinali: Gedanken uber Geschichte und Politik
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl R. Popper
Shqipëroi: Gaqo Karakashi
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2011
Fq. 208
Pesha: 0.227 kg
ISBN: 978-99956-57-65-1

Fragment nga libri

Ne nuk kemi asgjë më të mirë sesa vendimet e marra nga ana e shumicës. Një qeveri mban përgjegjësi, një qeveri koalicioni mban shumë më pak përgjegjësi dhe një qeveri e pakicës mban akoma më pak përgjegjësi. "Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit.

Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm. Unë jam për një qeveri kushtetuese e zgjedhur në mënyrë demokratike: një diçka tërësisht tjetër nga një sundim i popullit. Dhe jam për një qeveri që mban përgjegjësi: që mban përgjegjësi në radhë të parë kundrejt zgjedhësve të saj, por gjithashtu, dhe ndoshta akoma më shumë, që mban përgjegjësi morale kundrejt njerëzimit.

Detajet e librit
Plejad
2664

Referencat specifike

isbn
9789995657651
ean13
9789995657651
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001281

Botuesi: Onufri

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Libri i vdekjes, Erion Kristo

Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes. Janë shkruar gjithmonë libra kushtuar vdekjes reale dhe vdekjes metafizike, ku veçohen poema madhështore e Walt Whitman "Kapiten, o kapiteni im", dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës "Las Varrezas".

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 240 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mosbindja civile, Henry D. Thoreau

Me gjithë zemër e pranoj moton: "Qeveria më e mirë është ajo që qeveris më pak" dhe do të më pëlqente ta shihja në veprim sa më shpejt e më sistematikisht. Zbatimi i saj përfundimisht çon në thënien të cilën unë po ashtu e besoj: "Qeveria më e mirë është ajo që nuk qeveris fare"; dhe kur njerëzit të jenë të përgatitur për të, ajo do të jetë lloji i...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)