Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Arthur Schopenhauer, veshtrim filozofik, Christopher Janaway
  • Arthur Schopenhauer, veshtrim filozofik, Christopher Janaway

Arthur Schopenhauer, veshtrim filozofik, Christopher Janaway

2546
Ideart

Schopenhauer është më i lexuari ndër filozofët gjermanë. Ai është i njohur si mendimtar sfidues, progresist dhe personalitet me ndikim të madh te njerëzit. Ky libër jep një shpjegim të përmbledhur të sistemit të tij metafizik, duke u përqendruar tek aspektet origjinale të mendimit të tij.

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arthur Schopenhauer, vështrim filozofik
Origjinali: Schopenhauer, a very short introduction
Gjinia: Filozofi
Autori: Christopher Janaway
Shqipëroi: Albana Kozeli
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 192
Pesha: 0.228 kg
ISBN: 978-99943-720-3-3

Mbi librin

Schopenhauer është më i lexuari ndër filozofët gjermanë. Ai është i njohur si mendimtar sfidues, progresist dhe personalitet me ndikim të madh te njerëzit. Ky libër jep një shpjegim të përmbledhur të sistemit të tij metafizik, duke u përqendruar tek aspektet origjinale të mendimit të tij. Kjo filozofi frymëzoi shumë mendimtarë dhe artistë përfshirë Niçen, Vagnerin, Frojdin dhe Vitgenshtajnin.

Autori vë përballë dy aspekte të filozofisë së Schopenhauer – it; nga njëra anë, këndvështrimin e paepur pesimist, çka mund të shpjerë në preferencën e mosekzistencës së individit njerëzor dhe nga ana tjetër, mëtimin e tij, se vetëm vetëmohimi i shenjtë, arratisja prej vullnetit, mund t'i japë vlerë jetës, përsiatje mbi seksin dhe erotizmin, Unin, karakterin, marrëdhënien trup – shpirt, progresin përmes artit dhe ideve, aspekte këto që ndikuan më shumë se çdo gjë tjerër në filozofinë moderne të shekullit XX.

Komente mbi librin

"Ky libër është kryekëput i mirë. I drejtpërdrejtë, me paraqitje moderne, një skicim elegant... i përsosur për t'u mbajtur pranë në çastet e lira."

Lisa Jardine, The Times

"Një ide shumë e mirë. Ky vështrim filozofik mbi Schopenhauerin është një konceptim i ri për të kuptuar dhe depërtuar te filozofët."

Nicholas Lezard, Guardian

Detajet e librit
Ideart
2546
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Varietete të përvojës fetare, William James

Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Konsiderata për Francën, Joseph de Maistre

Maistre e konsideron Revolucionin Francez dhe krimet e regjimit të Terrorit si kulmi dhe pasoja logjike e shpirtit destruktiv të ateizmit filozofik, dhe po aq mirë ndëshkim hyjnor; ai mendon se Revolucioni e Republika dështuan së bashku me teoritë e arsyes e të së drejtave të njeriut.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.
5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?
2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Penguin Books

Like a thief in broad daylight, Slavoj Zizek

Against a backdrop of constant socio-technological upheaval, how could any kind of authentic change take place? In such a context, Zizek argues, there can be no great social triumph--because lasting revolution has already come into the scene, like a thief in broad daylight, stealing into sight right before our ever eyes. What we must do now is wake up and...
16,05 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.
4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001257

Botuesi: Te tjere

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.
3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...
5,45 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
2,38 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000162

Botuesi: Ideart

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer.
4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.
2,97 CHF
More
Ka mbaruar