• Banner

Marrëdhëniet publike, Joe Marconi
  • Marrëdhëniet publike, Joe Marconi

Marrëdhëniet publike, Joe Marconi

Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Marrëdhëniet publike
Origjinali: Public relations, the complete guide
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Joe Marconi
Shqipëroi: Petro Plasa, Aurora Guxholli
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 280
Pesha: 0.474 kg
ISBN: 978-99956-39-38-9

Koment nga autori

Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.

Marrëdhëniet publike kanë në vetvete një forcë të fuqishme. Kur bëhen pjesë e një mishmashi marketing, një kombinim i disiplinave dhe i teknikave të tjera, ndikimi i tyre mund të jetë marramendës. Por pavarësisht identifikimit popullor me mashtrimin, Marrëdhëniet publike janë çështje serioze, efikase dhe të leverdisshme po t'i krahasojmë me funksione të tjera të marketingut.

Një shprehje, e përdorur vite të tëra në programet e trajnimit për shitje thoshte se nuk ndodh asgjë deri kur dikush shet diçka. Sigurisht që procesi i shitjeve i vë gjërat në lëvizje, por një pjesë e madhe e aktivitetit ndodh para këtij procesi. Fillon me një ide që të shpie në një plan, të cilit i nevojitet ndarje informacioni për të prodhuar përfundimet e idesë e për të ngritur një sistem shpërndarjeje.

Këto janë vetëm disa nga përbërësit e marketingut, ku Marrëdhëniet publike luajnë një rol kyç në pothuajse çdo hap. Ky libër është shkruar për gjithkënd i cili ka për momentin nevojë të shkojë në funksion të tij Marrëdhëniet publike, qoftë ky punonjës në sektorin e Marrëdhënieve publike ose në çdonjërën disiplinë marketingu, në veçanti në punë kërkimore mbi reklamat dhe marketingun. Për pothuajse të gjitha nivelet e praktikisht për çdo biznes Marrëdhëniet publike janë një aspekt tejet i rëndësishëm i asaj çka njerëzit bëjnë, qofshin ata të ndërgjegjshëm ose jo për këtë aspekt.

Detajet e librit
UET Press
2483

Referencat specifike

isbn
9789995639389
ean13
9789995639389
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Ligji, Frederic Bastiat

Tek Ligji, Bastiat thotë se “çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore – nga Zoti – për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet”. Shteti është “zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale” për të mbrojtur të drejtat e veta.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000150

Botuesi: Ideart

Kant, Kritika e arsyes se paster, Ralf Ludwig

Libri paraqet një grishje nga ana e lexuesit të specializuar, për t’u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë, dhe për t’u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të artit, e për të arritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Homo Capax, Paul Riceur

Duhet luftuar kundër çdo prirjeje për ta parë të kaluarën vetëm nën këndin e së kryerës. Duhet riçelur e kaluara, për të rigjallëruar në të potencialet e fjetura, të penguara apo dhe egërsisht të masakruara.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Në qendër të rrëfimit të Volterit është historia e Zhan Kalasit, një tregtar protestant i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, pasi ai dëshironte të ndryshonte besimin fetar, duke u kthyer në katolik. Ngjarja ku bazohet libri ka ndodhur në Francë, në një zonë të Tuluzës. I bindur për pafajësinë e të atit, Volteri e merr sërish çështjen në dorë duke...

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001543

Botuesi: Plejad

Mbi edukimin estetik të njeriut, Friedrich Schiller

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)