• Banner

  • Ka mbaruar
Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall
  • Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mësimet e fshehta të të gjitha kohërave
Origjinali: The secret teachings of all ages
Gjinia: Filozofi, mister
Autori: Manly P. Hall
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2012
Fq. 296
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99956-57-75-8

Mbi autorin

Manly Palmer Hall (18 mars 1901 – 29 gusht 1990), i lindur kanadez, ka qenë shkrimtar dhe mistik. Ka të ngjarë që ai të jetë më i famshëm për veprën e tij "Mësimet e fshehta të të gjitha kohërave", botuar në vitin 1928, kur ishte vetëm 27 vjeç. Është thënë se në vitin 1953, Hall u bë kalorës mbrojtës i Grupit Masonik të kërkimeve të San Françiskos, ndonëse ai nuk njihej si mason deri më 22 nëntor 1954, kur u pranua në Lozhën Xhevahir numër 374 të San Françiskos.

Më vonë ai mori gradën e 32 – të në Vallej të San Françiskos, AASR (SJ). Në vitin 1973, Hall u njoh si mason i gradës së 33 – të (grada më e lartë që jepet nga Këshilli i Lartë i Ritit Skocez) në një ceremoni të zhvilluar në Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) më 8 dhjetor 1973. Shënimi arkivor për Manly Palmer Hall thotë që Hall mori gradën e 33 – të "pavarësisht që nuk ishte pranuar kurrë në shoqërinë fizike".

Gjatë karierës së tij mbi 70 vjeçare, Hall mbajti afro tetë mijë leksione në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, shkroi mbi 150 libra dhe ese, si dhe një numër të pafund artikuj revistash. Ai shfaqet në hyrjen e filmit të vitit 1938 "Kur ti linde", një film me mister vrasjeje, që përdor astrologjinë si çelës për zbërthimin e tij.

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

Detajet e librit
Plejad
2353
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000049

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjaku i Shenjte, Grali i Shenjte

Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit Botimi i parë i “Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë” në vitin 1982, pra 25 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, jehonash të cilat ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2704

Botuesi: Plejad

Rrëfimet, Shën Agustini

Bibliotekës shqipe i shtohet me "Rrëfimet" një kryelibër i jashtëzakonshëm. Ky libër është sfidues për kohen tonë. Mund të rikthejë lexuesin e vërtetë. Është një grishje mahnitëse. "Rrëfimet" e Shën Agustinit na bëjnë të mendojmë për përkohshmërinë tonë, por edhe për amëshimin.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...

Çmimi 2,50 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000618

Botuesi: Te tjere

Si te dashurosh nje burre te veshtire, Nancy Good

A do të arrini ndonjëherë të merrni atë që dëshironi nga "Burri i jetës suaj?" Një burrë i vështirë është i këndshëm e i urryer njëherësh, i ëmbël dhe i ashpër, joshës dhe acarues, i qëndrueshëm dhe rraskapitës, egoist dhe bujar, zemërgur dhe plot përkujdesje.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001262

Botuesi: Te tjere

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Logos A

Shoqëria e konsumit, Jean Baudrillard

Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e filozofisë por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000153

Botuesi: Ideart

Utopia, Thomas More

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)