• Ka mbaruar
autoritarizem ne tranzicion, perparim kabo
  • autoritarizem ne tranzicion, perparim kabo

Autoritarizem ne tranzicion, Perparim Kabo

SKU002064
Plejad

Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë...

13,32 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Autoritarizëm në tranzicion - Antropologjia shqiptare përmes globalizmave
Origjinali: Autoritarizëm në tranzicion - Antropologjia shqiptare përmes globalizmave
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Përparim Kabo
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2006
fq. 472
Pesha: 0.62 kg
ISBN: 978-99943-903-2-5

Fragmente nga libri

Universaliteti mitik parahelen i antropologjisë pellazgjike është formë e kompletuar e shpjegimit ontologjik dhe gnoseologjik të universit, natyrës, njeriut, jetës dhe shpirtit njerëzor. Mbizotëron në këtë produkt shekullor mbingarkesa antropologjike dhe humanizmi, liria dhe kulti i së vërtetës, sinqeriteti dhe grishja e habisë...

Një sistem i ri shoqëror, sado demokratik të jetë në raport me atë që lë pas, nuk mundet kurrsesi të definohet plotësisht si i tillë me antropologjinë e djeshme. Kjo e fundit e realizon këtë detyrim historik për aq sa është e civilizuar të zotërojë ligjësitë dhe detyrimet, që rrjedhin prej sistemit të ri, për aq sa e pranon sfidën e kostos sociale, morale dhe atë të interesave...

Të përfshihesh në magmën e globalizmit, do të thotë jo thjesht të jepesh për të humbur në oqean, por të gjesh orientimin, drejtpeshimet dhe pikërëndesat. Në një përzierje të tillë dinamike, ku konkurrenca të rrëzon, shtetit i kërkohet gjykim i ftohtë, largpamës dhe kujdes maksimal...

Tipari i identifikimit sasior dhe vlerësues monetar të ndjenjave ka bërë delegimin e njerëzores, nga ambienti natyror i marrëdhënieve ideore ndjenjësore te tregu i objekteve. Sendi nuk është marrëdhënie dhe marrëdhëniet nuk duhet të sendërtohen në objekte, pasi kjo e ka shndërruar individin, duke e vënë në një raport shumë delikat "të jesh ai çfarë ke"...

Mbi autorin

Përparim Kabo ka lindur në Tiranë në 23 gusht 1954. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e filozofisë të cilat i përfundon me rezultate shumë të larta në vitin 1977. Për më shumë se një dekadë jep mësim, fillimisht për pak vite në arsimin e mesëm, më tej në arsimin e lartë duke u thelluar në punën shkencore.

Fillimisht me gradën "kandidat i shkencave" dhe më tej në vitin 1996 "Doktor i shkencave filozofike". Në fillim të viteve 90', esetë e tij si: "Toleranca, tipar i subjektit të kulturuar", "Shteti ligjor përpara voluntarizmit", "Pa inteligjencën, shoqëria ecën në kahe të kundërt me progresin" etj. finalizohen në mars 2001 me librin e tij të parë: "Antropologji pa sistem".

Libri u mirëprit për stilin argumentativ, infromacionin e gjerë si dhe për mënyrën elegante të të rrëfyerit. Në fund të tij autori boton një shkrim të gjatë me titull: "Antropologjia e sotme shqiptare, pasojë e sistemeve të munguara". Duket sikur ai paralajmëronte apo parashikonte diçka të thellë. Kështu ndodhi, pasi sot autori sjell librin që mbart tezën e vet filozofike "Autoritarizëm në tranzicion", tezë të cilën ai e ballafaqon me antropologjinë shqiptare në linjën historike dhe në marrëdhëniet e saj me globalizmin.

Detajet e librit
Plejad
SKU002064
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Rëndesa dhe hiri, Simone Weil

Në këtë vepër përmblidhen një sërë reflektimesh, herë në formë epigrami, herë të zgjatura në disa paragrafë, mbi tema nga më të ndryshmet: zbrazëtia, koha, Zoti, uni, dashuria, dhuna, e keqja, dëshira, puna, etj.
8,88 
More

Referenca: SKU001255

Botuesi: Te tjere

Gjendja njerëzore, Hannah Arendt

Problemet që shquante Arendt në atë kohë vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike në teorinë politike, Gjendja Njerëzore ka rezultuar edhe e gjithëkohshme.
5,55 
More

Botuesi: Argeta LMG

Qasje artit poetik, Aristoteli

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e...
8,88 
More

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
2,66 
More

Referenca: SKU001302

Botuesi: Papirus

Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.
7,77 
More

Pushtimi i lumturisë, Bertrand Russell

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.
8,88 
More

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...
7,77 
More

Botuesi: Wordsworth Classics

Leviathan, Thomas Hobbes

Leviathan begins from some shockingly naturalistic starting-points: an analysis of human nature as being motivated by vain-glory and pride, and a vision of religion as simply the fear of invisible powers made up by the mind. Yet from these deliberately unpromising elements, Hobbes constructs with unparalleled forcefulness an elaborate, systematic, and...
8,33 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
8,88 
More

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
16,65 
More