• Banner

  • Ka mbaruar
Dialogje, Seneka
  • Dialogje, Seneka

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dialogje
Origjinali: Dialoghi
Gjinia: Filozofi
Autori: Seneka
Shqipëroi: Alda Mukli
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2004
Fq. 184
Pesha: 0.232 kg
ISBN: 978-99943-640-2-2

Mbi librin

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike, ku trajtohen tre nga temat më themelore të gjithë veprës së vet: pasiguria e jetës, qenësia kalimtare e kohës dhe vdekja si fati i pashmangshëm i njeriut .

Kësisoj, shkrimet e tij të veçanta, më tepër se sa dialogje në sensin e ngushtë të fjalës, përbëjnë traktate të vërteta e autonome të aspekteve e problemeve të ndryshme të etikës, në një kuadër të përgjithshëm që është thelbësisht ai i një eklektizmi me prirje stoike.

Detajet e librit
Plejad
SKU001980
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000158

Botuesi: Ideart

Arti i të pleqëruarit, Ciceroni

Thuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Shkenca e Logjikës, Hegel

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)