Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Dinamika e komunikimit masiv, Media ne periudhen digjitale
  • Dinamika e komunikimit masiv, Media ne periudhen digjitale

Dinamika e komunikimit masiv, Media ne periudhen digjitale

SKU001654
UET Press

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 14,68 CHF Up to 44,03 CHF
14,86 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi
Titulli: Dinamaika e komunikimit masiv – Media në periudhën digjitale Origjinali: Dinamics of mass communication – Media in digital age Shkenca sociale Autori: Joseph R. Dominick Shqipëroi: Bashkim Gjergji, Rrapo Zguro Shtëpia botuese: UET Press Viti: 2010 fq. 688 Pesha: 0.88 kg ISBN: 978-99956-39-09-9 Unë mendoj se e kam parashikuar të ardhmen e mediave massive. Së pari, ne do të jemi kudo. Argëtimi dhe informacioni do të na paraqiten në ato që industria i quan platforma të shumëfishta: ekrane të mëdha (TV shtëpiakë), kompjuterët dhe ekrane të vegjël (celularë dhe PDA). Gazetat dhe revistat do të jenë në ueb dhe në celularë. Videot dhe audiot do të shihen në makina, në zyra, në shtëpi, në avionë dhe në pistat e vrapimit. “Gjithçka gjithkund” është fraza që aktualisht përhapet nga media. Së dyti, ne do të kemi çdo gjë nën kontroll. Videoregjistruesit digjitalë (si TiVo) dhe videot me telekomandë na lejojnë të shohim TV kur duam vetë (dhe, nëse duam, mund të kalojmë reklamat). Përpunuesit e lajmeve, sikurse Google, na lejojnë të zgjedhim një duzinë burimesh të ndryshme të lajmit. Ne mund të shesim vetë në eBay. Nuk doni të dilni jashtë shtëpisë për të parë një film? Shkarkojeni atë dhe shiheni kur të dëshironi. E treta, ne po bëhemi pjesë e tyre... E katërta, interneti do të vazhdojë të prishë gjithçka. Në të vërtetë, ky botim i ri mund të titullohej edhe “Shkatërrimi i komunikimit masiv”. Gazetat dhe revistat do të vazhdojnë përpjekjen e tyre për të zbuluar modele të reja biznesi që përfshijnë web- in. Rrjetet televizive dhe kompanitë kinematografike do të përballen me konkurrencën e një grushti kanalesh që transmetojnë video. Reklama do të vazhdojë të shfaqet në internet, e po ashtu edhe shumë nga aktivitetet kushtuar marrëdhënieve publike. Më në fund, e-books mund të rimodelojë industrinë e botimit. Kjo është gjithçka që unë mendoj se është duke ndodhur. Joseph R. Dominick
Detajet e librit
UET Press
SKU001654
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.
4,57 CHF
More

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
5,95 CHF
More

Referenca: SKU000677

Botuesi: Ideart

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood

Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.
5,95 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
6,94 CHF
More

Botuesi: Zambaku

Republika, Platoni

Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne.
3,96 CHF
More

Botuesi: Penguin Books

Like a thief in broad daylight, Slavoj Zizek

Against a backdrop of constant socio-technological upheaval, how could any kind of authentic change take place? In such a context, Zizek argues, there can be no great social triumph--because lasting revolution has already come into the scene, like a thief in broad daylight, stealing into sight right before our ever eyes. What we must do now is wake up and...
16,05 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
7,93 CHF
More

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
6,94 CHF
More

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU002015

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.
15,85 CHF
More