Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa
  • Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

SKU001639
Princi

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skicë e një konceptimi mbi jetën, Mbi gjeniun (Libër dygjuhësh italisht – shqip)
Origjinali italisht: Abbozzo di una concezione della vita
Gjinia: Filozofi
Autori: Arshi Pipa
Shqipëroi: Nedret Kalakulla
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2011
Fq. 466
Pesha: 0.515 kg
ISBN: 978-99956-732-2-2

Mbi librin

Përtej një gjysme shekulli censure e trembëdhjetë vjetë lamtumire, Arshi Pipa, autori dantesk i "Libri i burgut", nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Teksa shkruan: "Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi; kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute", Arshi Pipa është aq i vërtetë e aq i sinqertë, sa asnjë tjetër mendimtar përpara tij, nëmos Sokrati, modeli i tij kurajoz. Mendimtari shqiptar ndodhet në kushtet më të pakonceptueshme për të bërë filozofi. Është në vitin e nëntë të burgut, krejtësisht i sfilitur fizikisht, ndërsa shokët e tij i përçojnë imazhin e centaurit mitik, aq shumë burgimi i ka rënduar.

Mirëpo, për mendimtarin, ashtu si dikur moti për oshënarin, edhe burgimi më çnjerëzor mund të shndërrohet në spiritualitet, përderisa shpirti e mendja rrojnë: "Kanë prangosur trupin tim, por nuk kanë mundur të prangosin mendimin tim. Dhe - gjë vërtetë e mrekullueshme- kur trupin tim e kanë bërë pothuajse një kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë."

Detajet e librit
Princi
SKU001639
0

Të dhënat

Autori
Arshi Pipa
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001255

Botuesi: Te tjere

Gjendja njerëzore, Hannah Arendt

Problemet që shquante Arendt në atë kohë vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike në teorinë politike, Gjendja Njerëzore ka rezultuar edhe e gjithëkohshme.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001929

Botuesi: Te tjere

Ushtrime me metodat e kerkimit sasior, Aleksander Kocani

Titulli: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeOrigjinali: Ushtrime me metodat e kërkimit sasior në shkencat socialeGjinia: Shkenca SocialeAutori: Aleksandër KocaniShtëpia botuese: UFO PressViti: 2009Fq. 176Pesha: 0.377 kgISBN: 978-99956-19-42-8
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Misioni i intelektualit, Johann Gottlieb Fichte

Është një pikëpamje e gjithëpranuar se çdo shoqëri e ka bërthamën e vet të zgjedhur, elitare, individët që kanë si mision etik e moral përmbushjen e borxhit ndaj shoqërisë: intelektualët. Ky është subjekti me të cilin merret vepra e idealistit Fichte, njërit nga kokat shtytëse të mendimit gjerman e evropian, që në veprën "Misioni i intelektualit" vatërzon...
500 Lekë
More

Botuesi: Wordsworth Classics

Leviathan, Thomas Hobbes

Leviathan begins from some shockingly naturalistic starting-points: an analysis of human nature as being motivated by vain-glory and pride, and a vision of religion as simply the fear of invisible powers made up by the mind. Yet from these deliberately unpromising elements, Hobbes constructs with unparalleled forcefulness an elaborate, systematic, and...
750 Lekë
More

Botuesi: Bard

Koncepti i postmodernës, Hans Bertens

I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000144

Botuesi: Ideart

Filozofia e artit, Hippolyte - Adolphe Taine

Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit. Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Servantesi: Loja e Botës, Harold Bloom

Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për  sho-shok.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
1 500 Lekë
More

Fuck Kritika, Dr. Denisa Hoxha

Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj - jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001356

Botuesi: Te tjere

Arshi Pipa, njeriu dhe vepra, Uran Kalakulla

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa."
800 Lekë
More

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".
500 Lekë
More

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
790 Lekë
More