• Banner

  • Ka mbaruar
Bashkepirja, Platoni
  • Bashkepirja, Platoni

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bashkëpirja
Gjinia: Filozofi
Autori: Platoni
Shqipëroi: Shpëtim Doda
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2006
Fq. 280
Pesha: 0.353 kg
ISBN: 978-99943-43-05-X

Mbi librin

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore, frymëzuese e arteve, forcë shkatërruese, etje për pushtet, dëshirë e zjarrtë për ploti, për të përfunduar si ëndje për pavdekësi dhe lindje në universin e së bukurës.

Pas leximit të këtij dialogu dramatik, lexuesi kupton më kthjellët si dhe përse dashuron. Që nga koha e krijimit, shek. IV para Krishtit e deri më sot, prej kësaj vepre artistikisht të pakapërcyer dhe të pakapërcyeshme janë frymëzuar jo vetëm mendjet më të ndritura të njerëzimit, por edhe gjithkush që ka ndjerë brenda kraharorit trokthin dhe ashkun e zemrës.

E përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës, ardhja e këtij dialogu në shqip plotëson vendin e mbetur bosh prej kohësh në Bibliotekën e Mendimit. Në ardhjen në shqip, një kujdes i veçantë i është kushtuar shumësisë stilistike, poetikës së personazheve dhe natyrës rrëshqitëse me të cilën Platoni ka arritur mjeshtërisht ta brumojë gjuhën dhe zërat e dendur rrëfimtarë të kësaj tragjikomedie politike dhe sociale të Athinës së shek. IV, aso kohësh kur qytetërimi, zhvillimi ekonomik dhe kultura helene kryen hapin e parë drejt procesit të ngadaltë dhe fosilizues të asaj çka edhe pas kaq shekuj mund ta quajmë si perëndimit tragjik i një qytetërimi mahnitës.

Komente mbi librin

"Zeusi, nëse do të kish pasë vendosur të fliste, do të kish pasë përdorur gjuhën e dialogëve të Platonit."

Ciceroni

"Doktrina e Platonit dhe në mënyrë të veçantë ato të Bashkëpirjes formësuan mendësinë dhe kulturën e mbarë Europës."

R. G. Bury

"Si artist, Platoni krijoi një model, i cili shujtoi me oksigjen çdo formë të romanit që lëvroi fryma letrare perëndimore."

F. Nietzsche

"Platoni është intelektual në përkahjet e tij, por në shprehi ai mbetet artist. Teksa ngjitet lart në qiell apo teksa zbret poshtë në skëterrë, teksa shtjellon ligjet e qytet – shtetit, zjarrmimet e dashurisë, shpirtblerjet e krimit apo shpresën e shpirtit që gatitet të lërë trupin, ai është artist dhe vetëm artist."

R. W. Emerson

Detajet e librit
Ideart
SKU000163

Referencat specifike

isbn
978999434305
ean13
978999434305
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 5,12 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.

Çmimi 3,89 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi të bukurën dhe të madhërishmen, Immanuel Kant

Ndonëse me një karakter dhe stil fare ndryshe nga veprat e tij të mëvonshme (edhe vetë Kanti, në Seksionin e parë të librit thotë se, në këtë dorëshkrim, ai paraqet shqyrtimet e tij më tepër si vëzhgues sesa si filozof), Vëzhgime për ndjenjën e së bukurës dhe së madhërishmes bartin brenda vetes vulën e karakterin dhe mendimit ende të paartikuluar kritik...

Çmimi 6,11 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Jo-vendet, Marc Augé

Supermoderniteti prodhon jo-vende, pra hapësira të cilat në vetvete nuk janë vende antropologjike dhe të cilat, në ndryshim prej modernitetit bodlerian, nuk i integrojnë vendet e mëparshme: përkundrazi, këto renditen, klasifikohen dhe lartësohen në rangun e vendeve të kujtesës, duke u caktuar një pozitë specifike.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)