• Banner

  • Ka mbaruar
Gjurme karmike, Eliot Weinberger
  • Gjurme karmike, Eliot Weinberger

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjurmë Karmike
Gjinia: Filozofi
Autori: Eliot Weinberger
Shqipëroi: Lluka Qafoku
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2007
Fq. 264
Pesha: 0.317 kg
ISBN: 978-99943-43-41-6

Mbi librin

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

Vepra e tij nuk i ngjan pothuajse asgjëje të shkrimtarëve bashkëkohorë, duke qenë njëkohësisht po aq dëfryese sa trillimi letrar dhe po aq e gjallë sa shkrimi poetik, me ndaljet e saj të papritura në qoshet më të pazakonshme të globit ose në çaste të harruara të historisë njerëzore, e kulturuar, politikisht e angazhuar dhe e karakterizuar nga një intelekt tepër i mprehtë ironik.

Njëzet e katër esetë e përmbledhura në "Gjurmë karmike" e çojnë lexuesin nëpër udhëtimet personale të autorit. Nga shkretëtira e Atakamës në Islandë dhe Hong Kongun në vigjilje të dorëzimit të tij Kinës drejt udhëtimeve të përfytyruara të një anijeje daneze të shekullit të XVII – të për në Indi, mes kulteve të çuditshme fetare dhe kafshëve të vogla akoma më të çuditshme.

Asnjëherë nuk parashikon dot se çfarë do të vijojë: ëndrrat vikinge, ritualet acteke, kujtesa hindu, peshqit që qeshin apo qentë profetë. Dhe tek "Ujvara", eseja e gjatë madhështore që mbyll vëllimin, Weinberger përmbledh 3000 vjet histori në një ujvarë faktesh shpjeguese për zbulimin e rrënjëve të racizmit dhe dhunës bashkëkohore.

Mbi autorin

Eliot Weinberger është përkthyes dhe redaktor i veprave "Përmbledhje e poemave të Oktavio Paz" dhe "Vepra të zgjedhura dokumentare" të Horhe Luis Borges, e cila fitoi Çmimin e Rrethit Kombëtar të Kritikëve të Librit, për kritikë letrare në 1999. Në 1992, ai inauguroi marrjen e Çmimit PEN/ Kolovakos për promovimin e letërsisë hispanike në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2000, ai u bë i pari shkrimtar amerikan që mori nga qeveria meksikane "Urdhrin e Shqiponjës Acteke".

Detajet e librit
Ideart
SKU000161

Referencat specifike

isbn
9789994343416
ean13
9789994343416
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001259

Botuesi: Te tjere

Frika prej dijes, Paul Boghossian

"Frika prej dijes" ka fituar një Choice Award si libri më i mirë akademik i vitit 2006. Boghossian demonstron qartë se skepticizmi dhe mohimi relativist i së vërtetës objektive dhe dijes është i pakuptimtë, se filozofia ofron një logjikë të shëndoshë kundër pretendimit relativist që dija e arsyeja janë të bazuara në kulturat përkatëse apo që ato janë...

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kushtetuta e athinasve, Aristoteli

Kushtetuta e athinasve, vepër e ardhur e paplotë deri te ne, ajo është jo vetëm një histori politike e rindërtimit të demokracisë athinase pas periudhës së sundimit të 30 tiranëve përmes ngritjes së një sistemi shtetëror të ri, por njëkohësisht edhe një analizë e sistemit politik athinas mesh shekujve të shtatë e të katërt para Krishtit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qyteti, Max Weber

Nga karakteri i tyre përkufizimet për "qytetin" mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë një gjë të përbashkët dhe pikërisht atë që qyteti përfaqëson në vetvete (të paktën realisht) një vendbanim të mbyllur dhe jo një apo disa shtëpi të vendosura larg njëra – tjetrës.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Personalizmi, Emmanuel Mounier

Pa nënvlerësuar interioritetin e vërtetë të përsiatjes, Personalizmi i Mounier – së përcakton se personi është uni që plazmohet dhe përcaktohet në marrëdhënien me tjetrin, vendi ku takohet individi me bashkësinë dhe shenjohet nga tensioni e ndërveprimi mes lirisë dhe solidaritetit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)