• Banner

  • Ka mbaruar
Filozofi i Paditur, Volter
  • Filozofi i Paditur, Volter

Filozofi i Paditur, Volter

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?

3,12 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Filozofi i paditur
Origjinali: Le philosophe ignorant
Gjinia: Filozofi
Autori: Volteri
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 108
Pesha: 0.107 kg.
ISBN: 978-99927-886-1-2

Fragment nga libri

Kush je? Nga vjen? Çfarë bën? Ç'do të bëhesh? Këto pyetje u drejtohen të gjitha qenieve të gjithësisë, por asnjëra nuk përgjigjet. Pyes bimët, cilat virtyte i bëjnë të rriten dhe përse e njëjta tokë prodhon fryte kaq të ndryshme?

Këto qenie të pandjeshme dhe të heshtura, ndonëse të pasuruara me një dhunti hyjnore më lënë në paditurinë time dhe në hamendjet e mia të kota. Jam kaq i paditur, saqë nuk di madje as ngjarjet e vjetra me të cilat më përkundin. Ekzistojnë nja 100 shkolla filozofike, ku shpjegohen gjëra për të cilat askush nuk mund të ketë as nocionin më të vogël.

Në moshë të njomë, djali i Aristotelit, mbërthente me gojën e tij sisën që thithte dhe duke tërhequr gjuhën, krijonte një makinë pneumatike, që pomponte ajrin duke krijuar zbrazëti; ndërsa i ati, nuk dinte asgjë për të gjitha këto dhe thoshte kotmëkot se natyra urren zbrazëtinë.

Djali i Hipokratit, në moshën katërvjeçare, provonte qarkullimin e gjakut, duke vendosur një gisht mbi dorë, ndërsa Hipokrati nuk e dinte se gjaku qarkullonte. Ne jemi këta fëmijë përgjatë gjithë jetës sonë: ne kryejmë gjëra të mrekullueshme dhe asnjë filozof nuk e di sesi bëhen ato.

Njëqind e tetë faqe për të thënë se nuk dimë asgjë janë faqe të shpenzuara kot, por librat e atyre që besojnë se dinë diçka, janë edhe më kot.

Detajet e librit
Ideart
SKU000160

Referencat specifike

isbn
9789992788612
ean13
9789992788612
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001106

Botuesi: Te tjere

Shoqëria e spektaklit, Guy Debord

Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit) për Debordin, ishin veç dy forma regjimi politik, njëra e bazuar mbi "spektakolaren e përqendruar" dhe tjetra mbi "spektakolaren e shpërhapur" të konsumizmit.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Filozofia, historia dhe problemet, Samuel Enoch Stumpf

Ky vëllim është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë është një histori e filozofisë perëndimore, ndërsa pjesa e dytë përmban shkrime që kanë të bëjnë me problemet themelore të filozofisë. Këtu lexuesi do të gjejë literaturën origjinale të autorëve filozofë si dhe një trajtim historik të vetë autorëve e të zhvillimit të ideve të tyre.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001261

Botuesi: Te tjere

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mbi kontratën shoqërore, Jean - Jacque Rousseau

Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një "kontratë shoqërore" që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)