Mbi edukimin estetik te njeriut, Friedrich Schiller
  • Mbi edukimin estetik te njeriut, Friedrich Schiller

Mbi edukimin estetik të njeriut, Friedrich Schiller

SKU001543
Plejad

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mbi edukimin estetik të njeriut
Origjinali: Briefe uber die aesthetische erziehung des menschen
Gjinia: Filozofi
Autori: Friedrich Schiller
Shqipëroi: Elda Gjana
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2004
Fq. 160
Pesha: 0.165 kg.
ISBN: 978-99927-982-1-1

Mbi librin

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.

Në këtë këndvështrim, seria e letrave drejtuar dukës së Holstein-Augustenburgut, të botuar nën titullin "Mbi edukimin estetik të njeriut" është një nga tekstet më sublime që është shkruar ndonjëherë dhe që, nëse kuptohet thellë, arrin të ndikojë drejtpërdrejt në prirjet e një individi, si ndaj jetës ashtu dhe ndaj procesit të krijimit. E kjo për shkak se një shoqëri ku njerëzit janë veçse ingranazhe të një makine më të madhe, individët e kanë të pamundur të zhvillohen plotësisht.

Liria mund të arrihet vetëm nëpërmjet edukimit dhe çelësi i edukimit është përjetimi në përvojë i së bukurës. Mirëpo "me budallallëkun edhe zotat u përpoqën më kot", sqaron ai. E do jetë kjo një frazë e famshme që Niçja më vonë do ta parashtronte si një aforizëm në një tjetër formë: "Kundra mërzisë edhe zotat u përpoqën më kot". Gjithsesi, këshilla e Shillerit për çdo artist vijon e tillë: "Jeto me kohën, por mos ji më krijesë e saj!".

Poetët modernë s'kanë për ta rifituar kurrë lidhjen e drejpërdrejtë dhe të pandërgjegjshme - pra naive - me natyrën. Për këtë arsye, Shilleri e konsideron veten shkrimtar "sentimental" ose refleksit, kurse mikun e tij Gëte si një gjeni naiv. Kjo esse mbi estetikën ka krijuar atë bazë të fortë e shpirtngacmuese të filozofisë së tij artistike, që ka arritur të ndikojë në mënyrë të jashtëzakonshme jo vetëm breza të tërë poetësh dhe shkrimtarësh, por edhe mendimtarësh të tillë si Hegeli, Jungu, Herbert Read apo Herbert Marcuse.

Detajet e librit
Plejad
SKU001543

Referencat specifike

isbn
9789992798211
ean13
9789992798211
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000226

Botuesi: Te tjere

Filozofi bashkekohore 1, Dr. Adriana Anxhaku (Zeneli)

Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

A na duhen më gazetarët, Eric Scherer

Nëse vazhdon në mënyrë "business as usual", gazetaria shpejt do të bëhet e panevojshme dhe jashtë interesit të publikut dhe vendimmarrësve që tashmë informohen ndryshe. Duhet që asaj t'i rikujtohet funsksioni, misioni dhe vendi në ekosistemin e ri të inforamcionit të ndarë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Las meninas, Michel Foucault

Veçanërisht kjo ese mbi Las Meninas, zbulon mënyren e re të të Kuptuarit të pikturës si imazh. Me engimën e tablose së Velasquezit, filozofit   francez ndërtoi një analizë madhore, me këtë tekst elegant e tepër të veçantë.
600 Lekë
More

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Përdorimet politike të trupit, Orgest Azizi

Problematika qendrore e këtij libri është trupi si objekt politik. Përmes analizës së dispozitivave politikë të instrumentalizimit të trupave, ai synonte të vinte theksin te forca e tyre e qëndresës dhe format e ndryshme të përdorimit të tyre kundër – politik.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
240 Lekë
More

Referenca: SKU000162

Botuesi: Ideart

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.
300 Lekë
More

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
500 Lekë
More

Referenca: 2702

Botuesi: Te tjere

Keshtu foli Zarathustra, Friedrich Nietzsche

Unë ju mësoj Mbinjerinë. Njeriu është diçka që duhet tejkaluar. Ç'keni bërë ju për ta tejkaluar? Deri tani të gjithë njerëzit diç kanë krijuar mbi veten, kurse ju kërkoni të bëheni zbatica e asaj batice gjigante, e preferoni të ktheheni tek kafsha në vend që të tejkaloni njerinë?
650 Lekë
More

Referenca: 2708

Botuesi: Plejad

Përtej së mirës dhe së keqes, Friedrich Nietzsche

Krijesat njerëzore, të trishtuara thellë, tradhëtojnë vetveten kur janë të lumtura. Ato kanë një mënyrë të veçantë për të kapur lumturinë: sikur duan ta shtypin dhe ta mbysin nga xhelozia, ah, e dinë shumë mirë se ajo do t'u ikë.
900 Lekë
More