Nocione te logjikes, Philippe Thiry
  • Nocione te logjikes, Philippe Thiry

Nocione të logjikës, Philippe Thiry

SKU001433
UET Press

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nocione të logjikës
Origjinali: Notions de logique, methodes en sciences humanes
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Philippe Thiry
Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: UET Press
Fq. 144
Pesha: 0.258 kg
ISBN: 978-99956-39-06-8

Koment nga autori

Nuk është e nevojshme, madje, ka shumë mundësi të jetë e padobishme të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit të saj.

Mund të sugjeronim edhe se logjika është "endje" e shpirtit, afirmim i përparësisë së arsyes, art i zbulimit të budallallëqeve (aq të shumta!) në mediat e çdo lloji, kthimi në burimet e shkencës informatike etj. Logjika klasike përmban, përgjithësisht, dy pjesë: logjika e pohimeve dhe logjika e predikateve.

E para merr si një bazë pohimet që shprehin një ngjarje ose një fakt: "Shtëpia është e kuqe", "Ani ngjit malin". Njësitë bazë ose pohimet atomike mund të kombinohen për të formuar pohime molekulare. Logjika e pohimeve studion të gjitha shoqërizimet e mundshme: është një logjikë ndërpohimësore (inter).

E dyta ka për njësi bazë termat brenda pohimit. Ajo shpreh atëherë një marrëdhënie mes objektesh ose bashkësish objektesh: kjo është logjika e predikateve ose logjika brendapohimëosre (intra).

Detajet e librit
UET Press
SKU001433

Referencat specifike

isbn
9789995639068
ean13
9789995639068
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Homo Capax, Paul Riceur

Duhet luftuar kundër çdo prirjeje për ta parë të kaluarën vetëm nën këndin e së kryerës. Duhet riçelur e kaluara, për të rigjallëruar në të potencialet e fjetura, të penguara apo dhe egërsisht të masakruara.
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria periferike, Artan Fuga

Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit? Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
1 200 Lekë
More

Referenca: 2515

Botuesi: IDK

Oksidentalizmi, Ian Buruma, Avishai Margalit

Njëzet vjet të shkuara, kur Edward Said shkroi librin e tij "Orientalizmi", për mënyrën sesi Perëndimi e sheh Lindjen, ky libër ngjalli një debat të nxehtë, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por deri më sot, pak kush është marrë me mënyrën sesi e kanë parë "Perëndimin" armiqtë e tij të vetëshpallur.
550 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...
900 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Bota si vullnet dhe përfaqësim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më I madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si "superuesin" e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Politika si profesion, shkenca si profesion, tre tipat e pastër të sundimit legjitim, Max Weber

Politika si profesion ka formë shumëdimensionale, e cila përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, historike e sociologjike të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike. Në aspektin sociologjik, autori nxori një konkludim se tre kualitete janë vendimtare për një politikan: pasioni, ndjenja e përgjegjësisë, të maturit me sy.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001000

Botuesi: Dituria

Bashkësia e qytetarëve, Dominique Schnapper

Kombi synon të jetë një bashkësi ideale qytetarësh. Njeh vetëm njerëz të barabartë, nuk i përfill veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore e fetare të gjithsecilit. Kombi modern, i pandashëm nga demokracia, i kundërvihet nacionalizmit.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
700 Lekë
More

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...
700 Lekë
More