• Banner

  • Ka mbaruar
Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, Ralf Ludwig
  • Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, Ralf Ludwig

Hegel, Fenomenologjia e shpirtit, Ralf Ludwig

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hegel, Fenomenologjia e shpirtit
Gjinia: Filozofi, kritika
Autori: Ralf Ludwig
Shqipëroi: Valentina Kazanxhi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 208
Pesha: 0.241 kg

Mbi librin

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë.

"Pas Hegelit nuk do të ketë më filozofi'', një frazë kjo shumë e përhapur në shekullin e shkuar. Sistemi filozofik i Hegelit, pas atyre të Arsitotelit, Thoma Akuinit dhe Kantit, ka qenë në të vërtetë projekti i fundit filozofik, i gjerë dhe i plotë, i cili është paraqitur dhe është gjykuar si i arrirë. Pas Hegelit, asnjë mendimtar tjetër nuk ka prodhuar një sistem të tillë të mbyllur, që të ketë pasur një ndikim të denjë për t'u shënuar lidhur me mënyrën se si shkon bota. Në këtë kuptim, Hegeli është vërtet "filozofi i fundit''.

Ka shumë arsye për ta lexuar Hegelin. Disa mendojnë se ai është paraardhësi i marksistëve. Për të tjerë, ai ka qenë pararendës i ekzaltimit fatal të shtetit. Por edhe në këtë rast, para se të pohojmë diçka të tillë, më parë duhet të njohimn Hegelin.Duhet shumë durim për të ndjekur gjurmët e mendimit të Hegelit, por një pasion edhe më i madh, ndoshta më i madhi që mendimi njerëzor ka provuar në rrjedhën e historisë së tij, është pasioni që të drejton te ky mendim.

Kështu, lexuesi grishet të jetojë pak me këtë pasion të mendimit, ose të paktën "ta shijojë'' atë. Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë, duke ndërthurur tekstet hegeliane me komente, nën drejtimin e Ralf Ludwig, njërit prej njohësve më të mirë të Hegelit.

Detajet e librit
Ideart
SKU000143
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000677

Botuesi: Ideart

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood

Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 461 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000819

Botuesi: Ideart

Loku, nje hyrje e shkurter, John Dunn

Xhon Loku, një nga filozofët më të mëdhenj anglezë të fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII, në kryeveprën e tij Përsjatje mbi të kuptuarit njerëzor argumenton se njohja jonë mbështetet tek pëvoja dhe përftohet si e tillë kryesisht përmes shqisave; porse mesazhi që përçonte mendimi i tij për fat të keq u keqkuptua.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000820

Botuesi: Ideart

Rasell, nje hyrje e shkurter, A.C. Grayling

Në këtë shtjellim të jetës dhe veprës së tij, A. C. Grayling na paraqet qoftë kontributet që Rasëlli solli në mendimin filozofik dhe në logjikën e shekullit të XX, qoftë pikëpamjet e tij të gjera mbi arsimin, politikën, luftën dhe moralin seksual.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2504

Botuesi: Ideart

Habermas, Nje hyrje e shkurter, James Gordon Finlayson

Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjinat shoqërore të diktaturës dhe të demokracisë, Barrington Moore, Jr.

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike, Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë, ndërsa disa të tjera shkuan drejt fashizmit apo diktaturave komuniste. Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Morfologjia e shpirtit, Luan Topciu

Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të gjithë duhet të jemi feministë, Chimamanda Ngozi Adichie

Disa pyesin: "Pse fjala feminist/e? Pse jo të thuhet se je ithtar i të drejtave të njeriut ose diçka e ngjashme?" Sepse do të ishte e pasinqertë. Feminizmi, natyrisht që është pjesë e të drejtave të njeriut në përgjithësi – por të përdorësh shprehjen e mjegullt të drejtave të njeriut, do të thotë të mohosh problemin e veçantë të gjinisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Balsami i Lumturisë, Muhammed Al-Gazzali

Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)