Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Mjerimi i historicizmit, Karl Popper
  • Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

SKU001281
Onufri

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mjerimi i historicizmit
Origjinali: The poverty of histocism
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2003
Fq. 160
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99927-53-47-1

Koment nga përkthyesi

Mjerimi i historicizmit, sigurisht, nuk është kryevepra e Karl Popper – it. Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit të papërsëritshëm të arsyetimeve të tij. Libri ka një vëllim të vogël; mëgjithatë, në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues.

Një lexues serioz, i vëmendshëm dhe disi i familjarizuar me problematikën filozofike e veçanërisht metodologjike, jo vetëm krijon një përfytyrim të përafërt pak a shumë autentik për personalitetin e autorit, por nuk i shpëton dot ngasjes për të njohur edhe vepra të tjera të tij. Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik.

Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. Popperi përpunoi dhe përsosi një sistem argumentesh të mprehta dhe të goditura, i cili me konsekuencën e vet i mbërthen teoritë false në darën e hekurt të logjikës. Kjo ndjehet më së miri edhe te Mjerimi i historicizmit.

Nuk është vendi këtu dhe as është e arsyeshme të nënvizonim disa prej tyre. Megjithëkëtë nuk mund të mos e zëmë në gojë atë "kod" të paqortueshëm etik, të cilit i përmbahet Popperi në polemikën intelektuale. Në çdo fjali a formulim të Popperit pulson një arsyetim i hollë dhe shumë i zhdërvjellët, të cilin përkthyesi e ka të vështirë ta transmetojë.

Në qoftë se guxova të përkthej Mjerimin e historicizmit, për këtë ka pak "faj" edhe Popperi ose, më saktë, metoda e provave dhe e gabimeve që ai e ka për zemër. Dikush duhet të provojë dhe natyrisht të gabojë. Këto gabime duhen përgjuar me kujdes për të parë ku kemi lajthitur me qëllim që të tjerët të mos i përsëritin ato dhe të na japin kryeveprat e Popperit në shqipërime gjithnjë e më dinjitoze.

Shqipja i ka të gjitha vetitë për t'i dhënë me tërë pasurinë e ngjyresave veprat më madhore të mendimit shkencor e filozofik.

Mbi autorin

Karl Popperi u lind në Vjenë në vitin 1902. Formimin e vet e kreu në Universitetin e Vjenës, në të cilin mori edhe gradën shkencore të Doktorit në vitin 1928. Një vit përpara se Hitleri të pushtonte Austrinë, Popperi u largua nga Vjena për të marrë përsipër një detyrë në Universitetin e Kristçërçit (Christchurch) të Zelandës së Re. Por një njeri si Popperi nuk mund të humbiste i përthithur në një periferi të largët për veprimtarinë e ethshme kërkimore e shkencore.

Më 1946, Shkolla e Ekonomisë e Londrës, që i përket yllësisë së institucioneve mësimore – shkencore më të famshme dhe më me prestigj të botës, e thirri në gjirin e vet dhe i besoi vendin e Profesorit të Logjikës dhe Metodës Shkencore. Popperi me veprimtarinë e tij të shquar u bë pa mëdyshje autoriteti më i madh për metodologjinë e shkencës, fushë në të cilën dha një ndihmesë të tillë që është tepër e vështirë t'ia përvijosh caqet, aq e gjerë dhe e pafund është ajo.

Akademitë më të njohura në botë si Shoqëria Mbretërore e Anglisë, Akademia Britanike, Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave dhe një numër akademish të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e patën për nder ta kishin Karl Popperin anëtar të vetin. Më 1972 atij iu dha një titull fisnikërie dhe dhjetë vjet më vonë u ngrit në rangun e Shoqëruesit të Nderit. U shua fizikisht më 1995 në moshën 93 vjeçare.

Thuhet, dhe jo pa arsye, se racën e dijetarëve universalë e zhduku diferencimi i madh i shkencave të kohës sonë. Përmendim disa emra tepër të rralë si "ekzemplarë" të fundit të kësaj race. Popperi, po të përdorim një term shumë të parapëlqyer të tij, ishte një "përgënjeshtrim" i këtij pohimi.

Formimi i tij bazë ishte matematik dhe që këtej u shtri në tërë spektrin e shkencave fundamentale natyrore dhe më posaçërisht në fizikë. Interesimi i Popperit për shkencat shoqërore është i mëvonshëm, por njohja e tyre prej tij ishte aq e thelluar saqë e renditi ndër specialistët më të spikatur të harkut të së ashtuquajturës kulturë humanitare. Puna e Popperit ka qenë themelvënëse në shkencat natyrore, por një reputacion të ngjashëm ka kontributi i tij i rëndësishëm në lëmin e teorisë politike dhe të sociologjisë.

Trashëgimi i vyer që la Popperi do të jetë me siguri objekt analizash të imta të studiuesve dhe të duhet një kohë e gjatë që ai të ndriçohet në aspektet e tij të panumërta. Lufta për njohjen e botës dhe të vetvetes është mbase aventura më e madhe shpirtërore e njerëzimit. Kuptohet sa tërheqëse në të gjitha kohët ka qenë për mendjet më të ndritura zbërthimi i mekanizmit të kësaj aventura të madhërishme.

Çdo nivel i ri i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë soditëse, nga e cila shihet një pamje me horizonte shumë më të shtrira. Në qoftë se përparimi i dijes në rrafshin logjistik e lehtëson studiuesin sepse i ofron një pozitë soditëse më të privilegjuar se ajo që patën pararendësit e tij, një dialektikë e pamëshirshme, ia rrit eksponencialisht vështirësinë e studimit në rrafshin strategjik.

Kjo do të mpinte edhe mendjen me guximin më të krisur ngaqë një sipërmarrje e tillë mund të krahasohet me atë që populli ynë e ka skalitur në theniën "t'i futesh detit me këmbë". Sfidën e pranoi Popperi dhe tani që hedhim sytë pas dhe shohim veprën që kreu, na duket se ishte fat që një punë si kjo e mori përsipër një mendje aq e fuqishme, por edhe origjinale. Fjalën "fat" na e shtiu ndër mend Njutoni, i cili thoshte se pati fat që botën e soditi mbi supe gjigandësh. Një "sup" i tillë është vepra e Popperi.

Detajet e librit
SKU001281

Referencat specifike

isbn
9789992753471
ean13
9789992753471
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
550 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Shën Pali, themelimi i universalizmit, Alain Badiou

Në lojën e madhe filozofike ku shpie mendimi i Badiousë, sot dhe për tani, paralelizmi është i qartë. Ajo çka synohet si kthjellim mbi faktin se estetika e ka shpënë artin në një kusht të huaj të mendimit të vet, pra në filozofi, po ai lloj ringjalljeje duhet zbuluar edhe gjetkë, kësaj here jo në një gjest antifilozofik, por antihistorik.
600 Lekë
More

Botuesi: Dija

Origjinat e totalitarizmit, Hannah Arendt

I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Të dua, Francesko Alberoni

 Në të njejtën kohë jemi plot dëshirë për të jetuar, por vetem me të dashurin tonë. Cikli i jetës së re, fillon dhe mbaron vetëm me të. Kjo pamundësi për ta përfytyruar kohën pa atë, do te thotë të humbasësh, të biesh në humnerë. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000155

Botuesi: Ideart

Aristoteli, Marjorie Grene

Portreti i filozofit në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komente të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane deri në ditët e...
600 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

E shenjta dhe profania, Mircea Eliade

"E shenjta dhe profania" është ndoshta teksti më i famshëm e një nga më të rëndësishmit e këtij autori. Në të, Eliade analizon dy koncepte kyçe të fesë dhe mënyrën se si ky dualizëm (e shenjtë-profane) paraqitet në kultura e fe të ndryshme të historisë.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.
700 Lekë
More