• Banner

  • Ka mbaruar
Mjerimi i historicizmit, Karl Popper
  • Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mjerimi i historicizmit
Origjinali: The poverty of histocism
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2003
Fq. 160
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99927-53-47-1

Koment nga përkthyesi

Mjerimi i historicizmit, sigurisht, nuk është kryevepra e Karl Popper – it. Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit të papërsëritshëm të arsyetimeve të tij. Libri ka një vëllim të vogël; mëgjithatë, në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues.

Një lexues serioz, i vëmendshëm dhe disi i familjarizuar me problematikën filozofike e veçanërisht metodologjike, jo vetëm krijon një përfytyrim të përafërt pak a shumë autentik për personalitetin e autorit, por nuk i shpëton dot ngasjes për të njohur edhe vepra të tjera të tij. Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik.

Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. Popperi përpunoi dhe përsosi një sistem argumentesh të mprehta dhe të goditura, i cili me konsekuencën e vet i mbërthen teoritë false në darën e hekurt të logjikës. Kjo ndjehet më së miri edhe te Mjerimi i historicizmit.

Nuk është vendi këtu dhe as është e arsyeshme të nënvizonim disa prej tyre. Megjithëkëtë nuk mund të mos e zëmë në gojë atë "kod" të paqortueshëm etik, të cilit i përmbahet Popperi në polemikën intelektuale. Në çdo fjali a formulim të Popperit pulson një arsyetim i hollë dhe shumë i zhdërvjellët, të cilin përkthyesi e ka të vështirë ta transmetojë.

Në qoftë se guxova të përkthej Mjerimin e historicizmit, për këtë ka pak "faj" edhe Popperi ose, më saktë, metoda e provave dhe e gabimeve që ai e ka për zemër. Dikush duhet të provojë dhe natyrisht të gabojë. Këto gabime duhen përgjuar me kujdes për të parë ku kemi lajthitur me qëllim që të tjerët të mos i përsëritin ato dhe të na japin kryeveprat e Popperit në shqipërime gjithnjë e më dinjitoze.

Shqipja i ka të gjitha vetitë për t'i dhënë me tërë pasurinë e ngjyresave veprat më madhore të mendimit shkencor e filozofik.

Mbi autorin

Karl Popperi u lind në Vjenë në vitin 1902. Formimin e vet e kreu në Universitetin e Vjenës, në të cilin mori edhe gradën shkencore të Doktorit në vitin 1928. Një vit përpara se Hitleri të pushtonte Austrinë, Popperi u largua nga Vjena për të marrë përsipër një detyrë në Universitetin e Kristçërçit (Christchurch) të Zelandës së Re. Por një njeri si Popperi nuk mund të humbiste i përthithur në një periferi të largët për veprimtarinë e ethshme kërkimore e shkencore.

Më 1946, Shkolla e Ekonomisë e Londrës, që i përket yllësisë së institucioneve mësimore – shkencore më të famshme dhe më me prestigj të botës, e thirri në gjirin e vet dhe i besoi vendin e Profesorit të Logjikës dhe Metodës Shkencore. Popperi me veprimtarinë e tij të shquar u bë pa mëdyshje autoriteti më i madh për metodologjinë e shkencës, fushë në të cilën dha një ndihmesë të tillë që është tepër e vështirë t'ia përvijosh caqet, aq e gjerë dhe e pafund është ajo.

Akademitë më të njohura në botë si Shoqëria Mbretërore e Anglisë, Akademia Britanike, Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave dhe një numër akademish të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e patën për nder ta kishin Karl Popperin anëtar të vetin. Më 1972 atij iu dha një titull fisnikërie dhe dhjetë vjet më vonë u ngrit në rangun e Shoqëruesit të Nderit. U shua fizikisht më 1995 në moshën 93 vjeçare.

Thuhet, dhe jo pa arsye, se racën e dijetarëve universalë e zhduku diferencimi i madh i shkencave të kohës sonë. Përmendim disa emra tepër të rralë si "ekzemplarë" të fundit të kësaj race. Popperi, po të përdorim një term shumë të parapëlqyer të tij, ishte një "përgënjeshtrim" i këtij pohimi.

Formimi i tij bazë ishte matematik dhe që këtej u shtri në tërë spektrin e shkencave fundamentale natyrore dhe më posaçërisht në fizikë. Interesimi i Popperit për shkencat shoqërore është i mëvonshëm, por njohja e tyre prej tij ishte aq e thelluar saqë e renditi ndër specialistët më të spikatur të harkut të së ashtuquajturës kulturë humanitare. Puna e Popperit ka qenë themelvënëse në shkencat natyrore, por një reputacion të ngjashëm ka kontributi i tij i rëndësishëm në lëmin e teorisë politike dhe të sociologjisë.

Trashëgimi i vyer që la Popperi do të jetë me siguri objekt analizash të imta të studiuesve dhe të duhet një kohë e gjatë që ai të ndriçohet në aspektet e tij të panumërta. Lufta për njohjen e botës dhe të vetvetes është mbase aventura më e madhe shpirtërore e njerëzimit. Kuptohet sa tërheqëse në të gjitha kohët ka qenë për mendjet më të ndritura zbërthimi i mekanizmit të kësaj aventura të madhërishme.

Çdo nivel i ri i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë soditëse, nga e cila shihet një pamje me horizonte shumë më të shtrira. Në qoftë se përparimi i dijes në rrafshin logjistik e lehtëson studiuesin sepse i ofron një pozitë soditëse më të privilegjuar se ajo që patën pararendësit e tij, një dialektikë e pamëshirshme, ia rrit eksponencialisht vështirësinë e studimit në rrafshin strategjik.

Kjo do të mpinte edhe mendjen me guximin më të krisur ngaqë një sipërmarrje e tillë mund të krahasohet me atë që populli ynë e ka skalitur në theniën "t'i futesh detit me këmbë". Sfidën e pranoi Popperi dhe tani që hedhim sytë pas dhe shohim veprën që kreu, na duket se ishte fat që një punë si kjo e mori përsipër një mendje aq e fuqishme, por edhe origjinale. Fjalën "fat" na e shtiu ndër mend Njutoni, i cili thoshte se pati fat që botën e soditi mbi supe gjigandësh. Një "sup" i tillë është vepra e Popperi.

Detajet e librit
SKU001281

Referencat specifike

isbn
9789992753471
ean13
9789992753471
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000617

Botuesi: Te tjere

Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

Scott Peck është psikiatër i njohur amerikan i cili ka shkruar një seri veprash të karakterit psikologik e filozofik. Ka lindur në vitin 1936 në New York.Studimet i ka mbaruar në fakultetin e mjeksisë (Case Western Reserve University). Në vitin 1972 ai ka marrë gradën e Leitant Kolonelit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori e shkurter e estetikes, Elio Franzini, Maddalena Mazzocut-Mis

Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2707

Botuesi: Plejad

Politika, Aristoteli

Tregohet se veprat e Aristotelit u ruajtën nga studenti i tij, Theophrastus, ai që vijoi Aristotelin në udhëheqje të shkollës shëtitëse. Libraria e Theophrastusit i kaloi nxënësit të tij Neleus. Për ta mbrojtur nga hajdutët, trashëgimtarët e Neleusit i fshehën ato në një qilar, ku shumica e veprave u prishën nga lagështia, moli dhe krimbat.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)