• Në aksion!
Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman
  • Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman
  • Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman

Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman

9789928445606

I botuar fillimisht më 1962, Kapitalizmi dhe Liria u shit për më shumë se gjysmë milioni kopje në 18 gjuhë ndërsa rëndësia e këtij libri u rrit pavarësisht dekadave që kaluan nga publikimi.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kapitalizmi dhe Liria
Titulli origjinal: Capitalism and Freedom
Autori: Milton Friedman
Gjinia: Ekonomi/Filozofi
Përktheu: Gjergj Erebara
Shtëpia Botuese: Shtëpia e Librit
Data e botimit: Nëntor 2017
Fq. 220
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 9789928445606

Mbi librin

Liberalizmi, shteti i vogël dhe ekonomia private, koncesionet dhe oligarkët janë tema që në Shqipëri janë rrekur të debatohen përgjatë dekadave që pasuan rënien e komunizmit këtu në Shqipëri. Parti të vetëshpallura të djathta janë shitur sikur kanë zbatuar "politika liberale" po aq sa edhe parti të vetëshpallura të majta kanë kryer privatizime të pronës publike, kanë krijuar monopole faktike dhe kanë dhunuar individin duke i prezantuar të gjitha këto si "politika liberale". Me pak fjalë, në Shqipëri jemi përballur me liberalizmin pa mësuar se çfarë është liberalizmi.

Po çfarë është Liberalizmi? Libri që keni në dorë jep një shpjegim konçiz të destinuar për publik të gjerë dhe që ndihmon për të dalluar idetë dhe shqetësimet e vërteta liberale nga reklamat e gënjeshtërta.

Ky është libri që i hapi rrugën ringritjes së liberalizmit në ekonominë e shumë vendeve. Për ne shqiptarët është veçanërisht i rëndësishëm për t'u lexuar për arsye se vetëm pasi ta lexojmë Fridman, do të mund të kuptojmë se çfarë është ajo që politikanë të ndryshëm apo opinionistë apo biznesmenë, janë përpjekur të na e shesin si 'Liberalizëm' përgjatë dekadës së fundit.

Në fund, leximi i ideve të Milton Friedman është i domosdoshëm për të dalluar idelogjinë nga zgjidhjet praktike. Shqipëria është një vend që ka vuajtur shumë nga ideologjia, nga një set parimesh thuajse fetare që imagjinohen si të vërteta të padiskutueshme.

Liberalizmi është ekzaktësisht e kundërta e kësaj. Zgjidhjet janë në varësi të rrethanave pavarësisht se çfarë mund të jetë parimisht e mirë në rrethana hipotetike të cilat nuk ekzistojnë. Në fund, liberalisti është modest në njohuritë e veta. Në librin që ju keni në dorë do të lexoni shpesh: "në dijeninë time", "për aq sa unë di".

Mbi autorin

Milton Friedman, 1912-2006, qe një ekonomist amerikan, fitues i çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 1976. Ai konsiderohet si ekonomisti më me ndikim në epokën pas Luftës së Dytë Botërore. I botuar fillimisht më 1962, Kapitalizmi dhe Liria u shit për më shumë se gjysmë milioni kopje në 18 gjuhë ndërsa rëndësia e këtij libri u rrit pavarësisht dekadave që kaluan nga publikimi.

Detajet e librit
9789928445606

Referencat specifike

isbn
9789928445606
ean13
9789928445606
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2546

Botuesi: Ideart

Arthur Schopenhauer, veshtrim filozofik, Christopher Janaway

Schopenhauer është më i lexuari ndër filozofët gjermanë. Ai është i njohur si mendimtar sfidues, progresist dhe personalitet me ndikim të madh te njerëzit. Ky libër jep një shpjegim të përmbledhur të sistemit të tij metafizik, duke u përqendruar tek aspektet origjinale të mendimit të tij.
6,25 
More

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
14,57 
More

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.
8,33 
More

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.
10,41 
More

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.
8,33 
More

Botuesi: CUNEOS

Miti, një hyrje e shkurtër, Robert A. Segal

Në këtë libër të vogël, njeriu gjen shumë më shumë se sa mendon se një libër i tillë mund të përmbajë. Lista e gjatë e pamjeve të shkurtra për mitin do t’i shërbejë mjaft shumë studentit fillestar.
7,29 
More

Referenca: 2838

Botuesi: Zambaku

Apologjia e Sokratit, Platoni

Detyra ime është t'u tregoj se virtytet nuk i blejnë dot me para, por paratë dhe mirësia e njeriut fitohen duke pasur virtyte. Në qoftë se mendoni që këto që ju thashë janë gabim dhe ju sjellin të rinjve dëme, atëherë mund ta quaj veten fajtor. Por po doli ndonjëri prej jush e thotë se ti nuk na ke mësuar diçka të tillë, atëherë ai gënjen.
3,64 
More

Referenca: SKU000150

Botuesi: Ideart

Kant, Kritika e arsyes se paster, Ralf Ludwig

Libri paraqet një grishje nga ana e lexuesit të specializuar, për t’u nisur bashkë me të në një udhë jo shumë të lehtë, dhe për t’u familjarizuar dora-dorës me fjalorin tipik të artit, e për të arritur më në fund ta lexojmë drejtpërdrejt veprën e tij të madhe, në mënyrë të këndshme e të dobishme.
6,25 
More

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...
9,37 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kujtime të përtejvarrit, vëllimi i parë, Francois-Rene de Chateaubriand, vol. 1

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e...
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001117

Botuesi: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
8,33 
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
12,49 
More