• Ka mbaruar
Leviatani, Thomas Hobbes
  • Leviatani, Thomas Hobbes

Leviatani, Thomas Hobbes

SKU001266
Te tjere

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Leviatani
Origjinali: Leviathan
Gjinia: Filozofi
Autori: Thomas Hobbes
Shqipëroi: Agim Popa
Shtëpia botuese: Dita 2000
Viti: 2005
Fq. 310
Pesha: 0.396 kg.
ISBN: 978-99943-7277-5

Mbi librin

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.

Leviathan – i vështrohet si vepra më e madhe politike e shkruar në anglisht, e sigurisht një prej më të mëdhave të njerëzimit, sepse jo vetëm që shqyrton temat themelore që e kanë shoqëruar njeriun prej agut të historisë e që me gjasë do ta shoqërojnë në të ardhmen, por edhe sepse pakkush ka qenë një vëzhgues aq depërtues i ngjarjeve politike sa ai apo ka forcën e tij të argumentit.

Mbi autorin

Thomas Hobbes, filozof, intelektual i shquar i kohës së tij, konsiderohet si themeluesi i filozofisë politike dhe morale angleze. Ai ka shërbyer si një urë mes metodikës dhe mendimit klasik dhe atij modern, veçanërisht në Angli. Me Leviathan – in, Hobbes – i vendosi çështjet që edhe sot janë ende në qendër të debatit.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001266

Referencat specifike

isbn
9789994372775
ean13
9789994372775
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Giovanni Cimbalo

Prej kohësh vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Kjo nuk ka ndodhur mes popullsive që kanë banuar në territorin e shtetit shqiptar, ku si rrjedhojë e laicizmit të sistemit u zhvilluan pluralizmi dhe toleranca mes pjesëtarëve të feve të ndryshme.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kundër shantazhit të dyfishtë, Slavoj Zizek

Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.
600 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Qasje artit poetik, Aristoteli

Përkthimi në fjalë i këtij gurthemeli të artit poetik botëror, ka përparësinë madhore se është bërë me përkushtim, dije të thella dhe duke përdorur metodën krahasuese, mes disa përkthimeve të mëparshme prej gjuhëve të ndryshme që Anton Nikë Berisha me të drejtë i ka përmendur, por edhe seriozitetin e tij të dëshmuar si njeri i gjuhës dhe kujdesin e...
800 Lekë
More

Vetëdija e fjalëve, Elias Canetti

Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
700 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Njeriu njëdimensional, Herbert Marcuse

"Njeriu njëdimensional" u kritikua ashpër nga marksistët ortodoksë dhe teoricienët e angazhimeve të ndryshme politike dhe teorike. Prandaj ajo u bë vepra standarde për lëvizjen e fuqishme studentore të fundit të viteve 1960 në SHBA dhe në RFGJ.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000673

Botuesi: Ideart

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 
600 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Përplasja e fanatikëve, Francis Balle

Gjendje e pashpresë? Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000162

Botuesi: Ideart

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000153

Botuesi: Ideart

Utopia, Thomas More

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera...
500 Lekë
More