• Ka mbaruar
Regjimi i vjeter dhe revolucioni, Alexis Tocqueville
  • Regjimi i vjeter dhe revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

SKU001262
Te tjere

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni
Origjinali: L'Ancien Règime et la Rèvolution
Gjinia: Filozofi
Autori: Alexis de Tocqueville
Shqipëroi: Saverina Pasho
Shtëpia botuese: ISP & DITA 2000
Viti: 2009
Fq. 320
Pesha: 0.381 kg
ISBN: 978-99943-57-68-0

Mbi librin

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.

Vepra tjetër e shquar e tij Demokracia në Amerikë mbetet një prej kritikave më të mira të demokracisë dhe evidenton problematikat bashkëjetesës së saj me lirinë në shoqëritë moderne; Tokëvili paralajmëron se prej barazisë mund të lindë një tirani masash dhe prej këtej ai thekson nevojën e krijimit të institucioneve demokratike dhe rolin e virtytit qytetar në demokraci.

Alexis de Tocqueville, historian e politolog francez, është përfaqësuës i rëndësishëm i traditës së liberalizmit klasik. Si politikan ai e vuri të gjithë karrierën e tij politike në shërbim e mbrojtje të pakompromis të idesë së lirisë: shfuqizimit të skllavërisë, tregtisë së lirë, lirisë së arsimimit dhe të besimit.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001262

Referencat specifike

isbn
9789994357680
ean13
9789994357680
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
2 000 Lekë
More

Botuesi: Reklama

Traktat mbi tolerancën, Voltaire

Traktat mbi tolerancën një diamant i mendjes dhe urtësisë, është padyshim ndër veprat më të veçanta të këtij shkrimtari të madh francez, dhe është gjithashtu një nder librat që ka kontribuar më tepër në kulturën dhe qytetërimin europian, duke i dhënë famën këtij filozofi dhe shkrimtari të shquar.
800 Lekë
More

Referenca: 2493

Botuesi: Naimi

Marketingu politik, Sulejman Muca

Libri është fryt i një pune disavjeçare, një kërkim shkencor rreth një prej temave dhe argumenteve më të rëndësishme të shoqërisë moderne, pikërisht teorive dhe praktikave mbi ndërtimin e imazhit në politikë dhe teknologjisë përkatëse, mbi teknikën e organizmit të fushatave elektorale duke iu referuar përvojës botërore.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Për filozofinë dhe shkencën, Karl Popper, Karl Popper

Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve.
800 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Mbi gjenealogjinë e moralit, Friedrich Nietzsche

Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë rreth vetes sonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten?
800 Lekë
More

Referenca: 2175

Botuesi: Dituria

Orientimi seksual, një e drejtë njerëzore, Eric Heinze

Ky libër është i pari që shqyrton orientimin seksual nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare njerëzore. Ai nuk "krijon" thjesht një platformë të drejtash dhe diskuton për "hyrjen" e tyre në të drejtën njerëzore.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale, Fatos Tarifa

Fatos Tarifa është një ndër kampionët më luajalë dhe më efektivë të sociologjisë. Ai është themeluesi i vërtetë që e solli këtë disiplinë në Shqipëri dhe krijoi lidhje të shumta, të rëndësishme dhe një bashkëpunim jetëgjatë me sociologë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Refleksione, Montesquieu

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.
1 500 Lekë
More

Qen kashte, John Gray

Ky libër konsiderohet si një vepër radikale në filozofi e cila sfidon supozimet tona plot lajlelule mbi çfarë do të thotë të jesh njerëzor. John Gray eksploron atë se si mund të jetë bota dhe jeta njerëzore pasi humanizmi të jetë braktisur përfundimisht.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Do të dëshiroja të shihja një botë ku arsimi të synonte lirinë e mendjes në vend të burgosjes së mendjeve të të rinjve në një armaturë të ngurtë dogmash të llogaritura t'i mbrojnë ata gjatë jetës prej heshtës së faktit të paanshëm.
600 Lekë
More

Referenca: 2779

Botuesi: Botimet Dudaj

Hartimi i sondazheve, Ronald Czaja, Johnny Blair

Pavarësisht teknologjive në ndryshim, parimet e hartimit të sondazhit shkencor mbeten të pandryshuara, duke përfshirë zgjedhjen e kampionit, shkrimin e pyetjeve për të marrë përgjigjet e duhura, si dhe trajtimin etik të subjekteve njerëzore.
800 Lekë
More