Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella
  • Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

Qyteti i Diellit, Tommaso Campanella

SKU001261
Te tjere

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.

300 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Qyteti i Diellit
Origjinali: La cittá del sole
Gjinia: Filozofi
Autori: Tommaso Campanella
Shqipëroi: Erion Kristo
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2008
Fq. 96
Pesha: 0.111 kg
ISBN: 978-99943-57-49-9

Mbi librin

Qyteti i Diellit, një utopi politiko – fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik.

Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella – s në një përfytyrim konkret.

Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së Vonë Italiane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.

Mbi autorin

Tommaso Campanella (1568 – 1639), teolog dhe mendimtar i Rilindjes së Vonë Italiane, poet dhe astrolog, njeri i fjalës e i veprimit: u burgos për shkak të veprimtarisë së tij si dhe besimeve të tij heretike. Me vëzhgimin e drejtpërdrejtë të natyrës dhe studimin e saj nëpërmjet eksperimentit, ai i paraprin filozofisë së natyrës të Bacon – it dhe çmohet si një ndër mendimtarët e parë e të rëndësishëm reformatorë të epokës moderne.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001261

Referencat specifike

isbn
9789994357499
ean13
9789994357499
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global, Artan Fuga, Zyhdi Dervishi

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Drejtësia si paanshmëri, John Rawls

Drejtësia si paanshmëri: riformulimi, 2001, është artikulimi më i fundit i teorisë së drejtësisë si paanshmëri, të formuluar së pari në veprën monumentale "A theory of justice", 1971. Rawls – i në këtë libër i jep formë një prej thelbeve të traditës demokratike, drejtësisë si paanshmëri, me theksin tek aspektet politike të saj dhe duke parashtruar parimet...
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendja e robëruar, Czeslaw Milosz

Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kuvendimet, Xhelaledin Rumi

Mos ia thoni askujt, veç të urtit...do të ishte e mundur të shkruhej te shumë thënie të tij. Po, madje edhe më tepër se kaq, ai thotë se fjala e urtë i vjen deridiku në masën e aftësisë përthithëse të dëgjuesve të tij.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Udhëtari dhe hija e tij, Friedrich Nietzsche

Më në fund mbërriti ajo orë që të mbështjell në renë e artë të mungesës së dhimbjes në të cilën shpirti shijon lodhjen e vet dhe i lumtur, në lojën e durueshme me durimin e vet, i ngjan valëve të një liqeni që në një ditë të qetë vere, në reflekset e qiellit shumëngjyrësh të mbrëmjes, murmurijnë mbi breg, murmurijnë e pastaj heshtin, pa fund, pa qëllim,...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000153

Botuesi: Ideart

Utopia, Thomas More

Tomas Mori ishte filozofi i parë që, duke përshkruar një botë ideale nxiti një letërsi të tërë të mëpasme. Tomaso Kampanela me veprën "Qyteti i Diellit", Frensis Bejkën me librin "Atlantida e Re", Sen Simoni, Furieja etj. pa harruar "Udhëtimet e Guliverit" të Suiftit, "Fermën e Kafshëve" të Oruellit: të gjithë këta autorë e shumë e shumë vepra të tjera...
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook