• Banner

  • Ka mbaruar

Pushteti dhe dija, Michel Foucault

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit.

46,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pushteti dhe dija
Origjinali: Omnes et singulatim
Gjinia: Filozofi
Autori: Michel Foucalt
Shqipëroi: Orgest AziziPersida Asllani
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2009
Fq. 164
Pesha: 0.201 kg
ISBN: 978-99943-57-67-3

Mbi librin

Më e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me një tekst, ndër të tjera, politik (mjaft të vërejmë, vetëm në disapak fjali, teprinë e terminologjisë politike: ligj, e drejtë, monark, tirani, sovranitet). Kemi të bëjmë me përvijimin, shpalosjen dhe propozimin, por po aq dhe me inskenimin e një politike të tekstit, në kuptimin natyrisht të dyfishtë të kësaj gjinoreje: funksionim politik i tekstit dhe i mënyrave të ndryshme të prezantimit të tij, sa edhe nevojë e një raporti politik me tekstet dhe ndaj tyre.

Rendi i ligjëratës, pasi u mbajt si leksion përurues, u botua (siç dhe është traditë) si libër më vete, Omnes et singulatim, konferencë e mbajtur në një universitet amerikan dhe u botua fillimisht në anglisht dhe bën pjesë në përmbledhjen Dits et escrits, nga e cila e kemi marrë bashkë me shënimet kritike të botuesve; ndërkohë që Leksionet e 7 dhe 14 janarit të vitit 1970, të përkthyera të plota dhe me aparatin kritik sipas botimit zyrtar të leksioneve, sjellin disi ngjyrimin e fjalës së gjallë të Foucalt – së, duke bërë më të prekshme ecurinë e mendimit në punë e sipër.

Mbi autorin

Michel Foucalt (1926 – 1984), historian e filozofi francez i asociuar me lëvizjet strukturaliste e post – strukturaliste pati një ndikim të madh jo vetëm në filozofi por edhe në një mori disiplinash të shkencave sociale e humane.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001257

Referencat specifike

isbn
9789994357673
ean13
9789994357673
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Odeon

Disiplinë dhe ndëshkim, lindja e burgut, Michel Foucault

Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës: përqendrim; shpërndarje në hapësirë; renditje në kohë; ndërthurje në hapësirë – kohë e një force prodhimi rezultati i të cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Qytete për njerëzit, Jan Gehl

Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

E qeshura, Henri Bergson

Në këtë ese të famshme, të përbërë nga tre artikuj të botuar më së pari në Revue de Paris, Bergson analizon fenomenin e së qeshurës, veçanërisht atë të shkaktuar nga komikja.

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Minerva

Stoiku i përditshëm, Ryan Holiday, Stephen Hanselman

Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.

Çmimi 230,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Vetëdija e fjalëve, Elias Canetti

Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për...

Çmimi 172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2353

Botuesi: Plejad

Mesimet e fshehta te te gjitha koherave, Manly P. Hall

Në vitin 1934, Hall themeloi Shoqërinë për Kërkime Filozofike (PRS) në Los Anxhelos të Kalifornisë, një organizatë fitimprurëse e përkushtuar në studimin e fesë, mitologjisë, metafizikës dhe okultizmit. PRS zotëron një bibliotekë me mbi 50 mijë vëllime dhe shet e boton libra metafizikë dhe spiritualë, shumiva e të cilëve të shkruar nga Hall.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Libri i filozofisë

Cila është zanafilla e gjithësisë? Çfarë është e vërteta? Si mund të bëjmë një jetë të mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera të mëdha për natyrën e jetës dhe të ekzistencës, njerëzimi i ka bërë gjatë gjithë historisë. Dhe mendimtarët e mëdhenj kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën tonë.

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)