Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Libri i minifabulave, Moikom Zeqo
  • Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Pegi

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i minifabulave

Origjinali: Libri i minifabulave

Gjinia: Fabula

Autori: Moikom Zeqo

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 40

Pesha: 0.220 kg 

ISBN: 978-9928-310-63-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur  përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij  Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe  vjershave të shkruara nga gjyshi saj.  

Kur Moikomi ndërroi jetë më 15 Qershor 2020, Epidamni mori vendimin për krijimin e Institutit “Moikom”, dhe që vajzës së tij t’i fliste dhe lexonte  vetëm në shqip, edhe pse jeton në Amerikë. Por fabulat, vjershat, tregimet,  dhe legjendat të shkruara nga Moikomi s’ishin ende të ilustruara. Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen  me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe  prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në  Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi.  

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

“Si mësojnë fëmijët? Ata imitojnë prindërit e tyre, prandaj, ne duhet të  veprojnë vetë si modele, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim, dhe të  përsërisim. Leximi i tregimeve me rimë mbetet një nga mjetet më të fuqishme  që prindërit kanë për t'u mësuar më mirë komunikimin fëmijëve dhe për t’i  vënë në gjumë. Rima është vaji i shkrim-leximit, i këngës, dhe i krijimtarisë.  Ekuilibri emocional i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tyre për t’u  shprehur me gjeste e fjalor, bisedim e ton.” – shkruan Epidamn Zeqo, drejtor  i Institutit “Moikom”. 

Përzgjedhja e minifabulave nga librat:  

● “Stina e balonave” (1979) 

● “Festa e Abetares” (1981) 

● “Shtëpiza e pëllumbave” (1986) 

● “Syri” (1988) 

● “Legjenda e Epidamnit” (1989), dhe  

● “Tri shkronjat e Hënës” (1990) 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310637
ean13
9789928310637
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Fabulat e Ezopit, Mirë t'u bëhet

Mirë t'i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
4,66 
More

Referenca: SKU001805

Botuesi: Pegi

Fabulat e Ezopit

Që prej dy mijë vjetësh, fabulat e Ezopit vazhdojnë të tërheqin lexuesit e vegjël e të rritur falë gjallërisë së tyre të pastër e shembullore.
5,55 
More

Referenca: SKU001652

Botuesi: Te tjere

Dhelpra, rrushte dhe Ezopi, Ferit Lamaj

Titulli: Dhelpra, rrushtë dhe EzopiOrigjinali: Dhelpra, rrushtë dhe EzopiGjinia: FabulaAutori: Ferit LamajShtëpia botuese: EmalViti: 2010Fq. 176Pesha: 0.193 kgISBN: 978-99956-47-47-8
5,55 
More

Referenca: 2380

Botuesi: Te tjere

Fabulat e Ezopit (ne shqip dhe anglisht), Ezopi

Vlera e variantit që po ju prezantojmë vjen nga fakti se këto fabula janë përdorur edhe si material didaktik për mësimin e gjuhës angleze në ndihmë të mësuesve, prindërve dhe fëmijëve që mësojnë këtë gjuhë.
3,33 
More

Botuesi: Pegi

Jepi, forca, qullash!, Jeronim Stilton

"Me mbërritjen e pranverës. kam vendosur të bëj ca lëvizje për të ruajtur formën fizike. Duke ndjekur këshillat e Hienës, kam filluar të stërvitem në natyrë bashkë me miqtë e mi. Për tërë mocarelën e botës. është vërtet zbavitëse!"
5,55 
More

Referenca: SKU001944

Botuesi: Te tjere

Fshat e zanat, Ferit Lamaj

Titulli: Fshat e zanatOrigjinali: Fshat e zanatGjinia: FabulaAutori: Ferit LamajShtëpia botuese: IlarViti: 2012Fq. 176Pesha: 0.171 kgISBN: 978-9928-107-28-2
5,55 
More

Botuesi: Te tjere

Fabula xhepi, Ferit Lamaj, vol. 4

Titulli: Fabula xhepi, vëllimi i katërtOrigjinali: Fabula xhepi, vëllimi i katërtGjinia: FabulaAutori: Ferit LamajShtëpia botuese: EmalViti: 2014Fq. 192Pesha: 0.058 kgISBN: 978-9928-04-009-5
2,22 
More

Referenca: SKU001573

Botuesi: Aeditions

Fabulat më të bukura, Jean de La Fontaine

Përmbledhja më e plotë në shqip e fabulave të La Fontenit! Me ilustrimet e mrekullueshme dhe me shqipërimin e përkryer, të mahnisin me dinamikën, freskinë, satirën dhe vërtetësinë që karakterizojnë veprën e fabulistit gjenial.
13,32 
More