• Banner

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i minifabulave

Origjinali: Libri i minifabulave

Gjinia: Fabula

Autori: Moikom Zeqo

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 40

Pesha: 0.220 kg 

ISBN: 978-9928-310-63-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur  përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij  Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe  vjershave të shkruara nga gjyshi saj.  

Kur Moikomi ndërroi jetë më 15 Qershor 2020, Epidamni mori vendimin për krijimin e Institutit “Moikom”, dhe që vajzës së tij t’i fliste dhe lexonte  vetëm në shqip, edhe pse jeton në Amerikë. Por fabulat, vjershat, tregimet,  dhe legjendat të shkruara nga Moikomi s’ishin ende të ilustruara. Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen  me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe  prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në  Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi.  

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

“Si mësojnë fëmijët? Ata imitojnë prindërit e tyre, prandaj, ne duhet të  veprojnë vetë si modele, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim, dhe të  përsërisim. Leximi i tregimeve me rimë mbetet një nga mjetet më të fuqishme  që prindërit kanë për t'u mësuar më mirë komunikimin fëmijëve dhe për t’i  vënë në gjumë. Rima është vaji i shkrim-leximit, i këngës, dhe i krijimtarisë.  Ekuilibri emocional i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tyre për t’u  shprehur me gjeste e fjalor, bisedim e ton.” – shkruan Epidamn Zeqo, drejtor  i Institutit “Moikom”. 

Përzgjedhja e minifabulave nga librat:  

● “Stina e balonave” (1979) 

● “Festa e Abetares” (1981) 

● “Shtëpiza e pëllumbave” (1986) 

● “Syri” (1988) 

● “Legjenda e Epidamnit” (1989), dhe  

● “Tri shkronjat e Hënës” (1990) 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310637
ean13
9789928310637
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Jepi, forca, qullash!, Jeronim Stilton

"Me mbërritjen e pranverës. kam vendosur të bëj ca lëvizje për të ruajtur formën fizike. Duke ndjekur këshillat e Hienës, kam filluar të stërvitem në natyrë bashkë me miqtë e mi. Për tërë mocarelën e botës. është vërtet zbavitëse!"

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fabulat e Ezopit, Kush tepër lakmon

Kush tepër lakmon, a thua më shumë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i ndodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhjeje.

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001651

Botuesi: Te tjere

Dhelpra e Trojes, Ferit Lamaj

Është privilegj për letërsinë e sotme shqiptare dhe, sidomos atë për fëmijë, që i ka ardhur një talent i fuqishëm, Ferit Lamaj. Ta transplantosh realitetin e jetës në art me figura përrallore duhet mjeshtëri e rrallë dhe këtë mjeshtëri fabulistit Lamaj, si një filozof i kohës, e zotëron më së miri.

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001805

Botuesi: Pegi

Fabulat e Ezopit

Që prej dy mijë vjetësh, fabulat e Ezopit vazhdojnë të tërheqin lexuesit e vegjël e të rritur falë gjallërisë së tyre të pastër e shembullore.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fabulat e Ezopit, Të vegjël, por mendjemprehtë

Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç janë personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e ty!

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fabulat e Ezopit, Mirë t'u bëhet

Mirë t'i bëhet edhe erës që desh të matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që, jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!

Çmimi 420 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lena, deti dhe unë, Maria Parr

Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura - që shpesh kthehen në telashe - duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2312

Botuesi: Te tjere

Fabula ne telefon, Gianni Rodari

Si lind një fabulë?Mjafton një gabim shqiptimi, një koment i pavend mu në mes të një diskutimi të mençur, një përfytyrim i jashtëzakonshëm që në çast ndjell një tjetër akoma: pallate prej akulloreje, ashensorë që ngjiten në qiell, çuna të tejdukshëm, numra që flasin, gaforre që ecin përpara, një vend pa majë...

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)