• Banner

Enciklopedia e Kafshëve

Duke filluar me zogjtë e gjitarët e duke vazhduar me zvarranikët, kandrrat e peshqit, kjo enciklopedi emocionuese dhe plot me ngjyra është tejembanë e mbushur me figura të mrekullueshme dhe fakte të pabesueshme rreth mbretërisë së egër të kafshëve, e cila gëlon nga luspat, gëzofët dhe jargët.

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Enciklopedia e Kafshëve

Gjinia: Enciklopedi

Shtëpia botuese: Aeditions

Viti: 2017

Fq. 150

Pesha: 0.845 kg

ISBN: : 978-9928-240-70-5

Mbi librin

Fakte fantastike për mendjet kureshtare! Këto u dhuron “Enciklopedia e kafshëve” të gjithë fëmijëve që janë të apasionuar pas kafshëve. Por, a ka fëmijë që të mos ketë kërshëri e të mos dojë të zbulojë diçka për to?

Ndaj, ky libër jep përgjigje të shkëlqyera për më se 200 pyetje të ndryshme, të tilla si: Pse gaforret ecin brinjazi, pse qajnë krokodilët, a ka ndonjë kafshë që ndien emocione si njerëzit, pse pinguinët nuk ngrijnë në dëborë etj. Këto përgjigje gjenden të gjitha në fund të librit, kështu që fëmijët, përveçse mësojnë e zbaviten, provojnë edhe njohuritë e tyre. Madje, mund të provojnë edhe njohuritë e shokëve e të familjarëve.

Duke filluar me zogjtë e gjitarët e duke vazhduar me zvarranikët, kandrrat e peshqit, kjo enciklopedi emocionuese dhe plot me ngjyra është tejembanë e mbushur me figura të mrekullueshme dhe fakte të pabesueshme rreth mbretërisë së egër të kafshëve, e cila gëlon nga luspat, gëzofët dhe jargët.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928240705
ean13
9789928240705
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Zbuloni detin

A e di që tri të katërtat e sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar nga dete e oqeane; që Barriera e Madhe koralore australiane mund të këqyret nga hapësira; që në det mund të gjesh ar; që ka një peshk, i cili mund të rrijë një deri në dy orë jashtë ujit; që balenat ndjekin gjithnjë të njëjtat udhë.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Enciklopedia e madhe e trupit të njeriut

Atë mund ta përdorin të gjithë fëmijët e adoleshentët që duan të njohin gjithçka mbi pjesët dhe funksionimin e trupit të njeriut, që u pëlqen mjekësia dhe që u nevojitet për të sqaruar si duhet e për të ilustruar tema të ndryshme mësimore në lëndë, si: dituria e natyrës, biologjia, anatomia etj.

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Zbulim i botës së skajshme

Dedikuar vetëm zbulimeve shpërthyese , të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme , këto faqe gjithë adrenaline shfaqin gjithçka , nga makinat e shpejta dhe ndjekësit e stuhive deri te grabitqarët e egër dhe supervullkanet.

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Zbuloni kafshët

Nëse dëshiron të mësosh më shumë për botën e mahnitshme të kafshëve, ky libër është enkas për ty. Aty do të gjesh informacione për lindjet, banesat, jetën në bashkësi, do të mësosh edhe sesi komunikojnë kafshët mes tyre, si mbijetojnë në kushte të skajshme... A je gati për këtë udhëtim mahnitës, ku do të takosh kafshë fantastike?

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Referenca: 2835

Botuesi: Zambaku

Cfare? Perse? Si?, Asli Kaplan

Përse flemë? Përse bën zhurmë tenxherja me presion? Përse na lotojnë sytë kur qërojmë qepë? A flenë peshqit? Përse derdhet qumështi kur zien? A ftohet shalqiri në diell? A e ngrohin rrobat e leshit njeriun? Përse gërhasim?

Çmimi 4,68 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2678

Botuesi: Te tjere

Pse une jam une, Robert Winston

A e dinit se shenjat e gishtërinjve të gjithësecilit janë të papërsëritshme? Të tillë janë edhe zëri juaj, mendimet tuaja dhe personaliteti juaj. Jeni vërtet i mrekullueshëm, por çfarë ju bën të jeni ky që jeni? Bashkohuni me autorin Robert Winston në një udhëtim të mahnitshëm si eksploratorë të mendjes dhe trupit tuaj.

Çmimi 13,01 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)