• Banner

Zbuloni kafshet, Genevieve de Becker
  • Zbuloni kafshet, Genevieve de Becker

Zbuloni kafshët

Nëse dëshiron të mësosh më shumë për botën e mahnitshme të kafshëve, ky libër është enkas për ty. Aty do të gjesh informacione për lindjet, banesat, jetën në bashkësi, do të mësosh edhe sesi komunikojnë kafshët mes tyre, si mbijetojnë në kushte të skajshme... A je gati për këtë udhëtim mahnitës, ku do të takosh kafshë fantastike?

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zbuloni kafshët (kopertinë e trashë)
Gjinia: Enciklopedi për fëmijë
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2017
Fq. 62
Pesha: 0.583 kg.
ISBN: 978-9928-240-21-7

Mbi librin

A e di që, kur lind, i vogli i gjirafës bie nga një lartësi prej 2 metrash; që te hipokamët është babai që lind të vegjlit; që balenat këndojnë për të joshur partnerin; që panda urinon duke u rrotulluar për të përcaktuar territorin e saj; që disa zogj futen në gojën e krokodilit për të ngrënë mbeturinat e ushqimit të tij; që peshku tullumbace fryhet me ujë, duke u bërë trefish më i madh, që të mos e gëlltitin grabitqarët; që femra tik – tik i largon të vegjlit kur janë vetëm 7 muajsh për t'u kthyer sërish te partneri?

Nëse dëshiron të mësosh më shumë për botën e mahnitshme të kafshëve, ky libër është enkas për ty. Aty do të gjesh informacione për lindjet, banesat, jetën në bashkësi, do të mësosh edhe sesi komunikojnë kafshët mes tyre, si mbijetojnë në kushte të skajshme... A je gati për këtë udhëtim mahnitës, ku do të takosh kafshë fantastike?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928240217
ean13
9789928240217
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001786

Botuesi: Aeditions

Atlas gjeografik i botes per femije, Enciklopedi per femije

Përdorimi i hartave më të fundit me një informacion të saktë dhe të hollësishëm e bëjnë këtë atlas një udhëzues të plotë për mësimin e gjeografisë. Hartat pasurohen me foto dhe vizatime me ngjyra, të cilat janë të thjeshta për t'u kuptuar dhe plotësojnë më së miri informacionin e pasur që përcjell ky atlas.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Njoh natyrën

Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Enciklopedia e madhe e trupit të njeriut

Atë mund ta përdorin të gjithë fëmijët e adoleshentët që duan të njohin gjithçka mbi pjesët dhe funksionimin e trupit të njeriut, që u pëlqen mjekësia dhe që u nevojitet për të sqaruar si duhet e për të ilustruar tema të ndryshme mësimore në lëndë, si: dituria e natyrës, biologjia, anatomia etj.

Çmimi 21,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Vellezerit Tafa

Enciklopedia ime e madhe e kafshëve

"Enciklopedia ime e madhe e kafshëve" është një udhëtim i domosdoshëm në mbretërinë e kafshëve. Gjatë këtij udhëtimi ju do të zbuloni dhe do të njihni kafshët e çdo skaji të planetit, - nga majat më të larta të maleve e gjer në thellësitë e oqeaneve; nga dendësitë e xhunglës e gjer në shkretëtirat e nxehta apo akullsinë polare.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001785

Botuesi: Aeditions

Gjithcka qe duhet te dini, Enciklopedi per femije

Me fakte mahnitëse, ngjarje që të nxisin imagjinatën, fjalorth, pyetje dhe përgjigjie si dhe lojra e veprimtari pa fund. Gjithçka që duhet të dini është enciklopedia që i nevojitet çdokujt. Mbi 2000 ilustrime të mrekullueshme. E përmbledhur në dhjetë kapituj.

Çmimi 21,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Dinozaurologjia, në kërkim të një bote të humbur, Enciklopedi për fëmijë

Kemi dëgjuar rrëfime për një ishull, ku ka ende dinozaurë që kullosin të lirë; relike të gjalla të një bote parahistorike. A thua të jetë e vërtetë legjenda? Tani do të ndërmarrim udhëtimin për të zbuluar se çfarë mrekullish do të na shohin sytë. A do të kthehemi vallë shëndoshë e mirë në shtëpi?

Çmimi 21,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001172

Botuesi: Toena

Historia e ilustruar e botës

Historia e njerëzimit që nga zanafilla e deri në ditët e sotme. Qëllimi i vërtetë i përvojës njerëzore dhe shtrirja e madhe e kohës, mjaftojnë për të habitur historianët, ndërsa lexuesi i zakonshëm s'do të dinte nga t'ia mbante nëse do t'i duhej të shpjegonte sidomos ngjarjet më të fundit. 

Çmimi 21,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Enciklopedia e Kafshëve

Duke filluar me zogjtë e gjitarët e duke vazhduar me zvarranikët, kandrrat e peshqit, kjo enciklopedi emocionuese dhe plot me ngjyra është tejembanë e mbushur me figura të mrekullueshme dhe fakte të pabesueshme rreth mbretërisë së egër të kafshëve, e cila gëlon nga luspat, gëzofët dhe jargët.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)