• Banner

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe të palogjikshme, devijojnë aftësinë tonë për të arsyetuar. 

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Irracionalitet i parashikueshëm

Origjinali: Predictably irrational

Gjinia: Ekonomi

Autori: Dan Ariely

Shqipëroi:Blendi Lami

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 376

Pesha: 0.513  kg

ISBN: 978-9928-265-38-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë një aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë me tepri për një vakt të bollshëm, por presim kupona me gërshërë për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë të dytë pjatën në një bufe ku mund të hash pa limit, edhe kur stomakun e kemi plot? 

Kur vjen puna te vendimmarrja në jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bëjmë zgjedhje të zgjuara dhe racionale. Por sa e vërtetë është kjo?

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe të palogjikshme, devijojnë aftësinë tonë për të arsyetuar. 

Ne, jo vetëm bëjmë gabime jashtëzakonisht të thjeshta përditë, por përsërisim të njëjtat “lloje” gabimesh, zbulon Ariely. Paguajmë më shumë, nënvlerësojmë dhe zvarrisim punët vazhdimisht. Nuk arrijmë të kuptojmë efektet përcaktuese të emocioneve tona mbi atë çfarë duam dhe mbivlerësojmë atë që tashmë e zotërojmë. E megjithatë, këto sjellje të gabuara, nuk janë as rastësore dhe as të pavetëdijshme, por sistematike dhe të parashikueshme – duke na bërë si rrjedhojë, në mënyrë irracionale të “parashikueshëm”. 

Që nga pirja e kafesë e deri te humbja në peshë, që nga blerja e makinës e deri te zgjedhja e një partneri romantik, Ariely shpjegon se si t’i thyejmë këto mendime sistematike, që të marrim vendime më të mira. “Irracionalitet i parashikueshëm” do të ndryshojë mënyrën se si bashkëveproni me botën – me çdo vendim të vogël që merrni.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265388
ean13
9789928265388
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Politikat makroprudenciale, Orkida Ilollari

Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet vetë sistemi financiar. Ide shumë revolucionare janë duke u debatuar, përfshi eleminimin e sistemit të tanishëm të fractional banking dhe një rikthim te bankingu i hershëm i ndërmjetësimit financiar në ekonomi jo më të depozitave, por i fitimeve të bankave dhe mjeteve financiare shtesë që emetojnë qeveritë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Bursa dhe tregu i letrave me vlerë në Shqipëri, Elvin Meka

Pjesa dërrmuese e materialeve, eseve dhe analizave që janë pasqyruar në këtë libër bazohen në fakte, probleme e situata konkrete në Bursën e Tiranës, banka tregtare, vendime të qeverisë shqiptare, zhvillime menaxheriale e strategjike në korporata të ndryshme, segmente e institucione të tregjeve financiare e monetare etj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001564

Botuesi: Elta BS

Babai i pasur, babai i varfër, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Çfarë u mësojnë të pasurit Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në...

Çmimi 11,45 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001571

Botuesi: Plejad

Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Max Weber

Maks Veberi konsiderohet kudo në botë si një nga klasikët e sociologjisë së kuptueshme (verstehende soziologie).Në pyetësorin e zhvilluar në vitin 1998 me anëtarët e Shoqatës Botërore të Sociologjisë ISA për 10 veprat më të mira sociologjike të shekullit të XX- të, ai ishte i vetmi sociolog me dy vepra në këtë klasifikim.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)