• Banner

  • Ka mbaruar
Pasuria e Kombeve, Adam Smith
  • Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.

5,55 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pasuria e Kombeve
Origjinali: Wealth of Nations
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adam Smith
Shqipëroi: Gjergj Peçi
Shtëpia botuese: IPLS&DITA 2000
Fq. 288
Pesha: 0.35 kg

Mbi librin

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur. Pavarësisht se konsiderohet si teori ekonomike, ky është një traktat politik pasojat e së cilit ende magjepsin dhe irritojnë njerëz në të katër anët e botës.

Teoria kryesore e librit, mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, është e njohur tashmë nga të gjithë, por kjo është një pjesë e vockël e kësaj vepre monumentale, e cila arrin t'i japë lexuesit një panoramë të gjerë mbi kushtet kryesore të pasurimit të popujve, të avantazheve të detit në zhvillimin ekonomik e tregtar, pra është një libër që nuk duhet të lihet pa u lexuar.

Vepra "Pasuria e Kombeve" e Adam Smith-it mund të vlerësohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik. Me këtë vepër Adam Smithi u rrek të përvijojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore.

Për librin e tij, Smithi përdori dorëshkrimet e leksioneve të mbajtura në universitetin e Glasgow-t dhe njohuritë (e tërthorta)të jetës ekonomike të Londrës dhe të Glasgow-t të asaj kohe. Çështja kryesore është se si arrijnë individi dhe shoqëria të sigurojnë nevojat,por edhe tepricat për të jetuar. Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë,dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit:këmbimi lejon lojën e përbashkët të kërkesës dhe ofertës.

Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.Vepra "Pasuria e Kombeve" ndahet në pesë libra. Libri i parë: shkaqe që përmirësojnë aftësinë prodhuese të punës dhe rregulli sipas të cilit prodhimi i saj shpërndahet natyrshëm midis klasave të ndryshme shoqërore; Libri i dytë: natyra,grumbullimi dhe përdorimi i kapitalit; Libri i tretë: zhvillimi in ndryshëm drejt pasurisë në kombe të ndryshme; Libri i katërt: sistemet e ekonomisë politike; Libri i pestë: të ardhurat e sovranit apo të republikës.

 

Detajet e librit
Te tjere
SKU000776
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Titanic

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.1, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur, ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar, t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre për paratë, t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare,...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

E ardhmja e kapitalizmit, Paul Collier

Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë.

Çmimi 13,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)