Të shesësh gjithçka, Brad Stone
  • Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Minerva

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

16,65 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Të shesësh gjithçka

Origjinali: The everything store: Jeff Bezos and the age of Amazon

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori:Brad Stone

Shqipëroi: Maniela Sota

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2020

Fq. 480

Pesha: 0.587 kg

ISBN: 978-9928-265-23-4

Mbi librin

Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos.

Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës.Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës.Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta.Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm.

Brad Stone pati mun- dësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë.Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker- berg-u, Bezos-i është i rezervuar.

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

“Të shesësh gjithçka” do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjith- monë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265234
ean13
9789928265234
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

E ardhmja e kapitalizmit, Paul Collier

Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë.
13,32 
More

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...
9,99 
More

Referenca: SKU000878

Botuesi: Bota Shqiptare

Historia e teorive ekonomike, Roger Backhouse

Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
13,32 
More

Botuesi: UET Press

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe:...
8,33 
More

Sipërmarrja, Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl

 Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. 
22,20 
More

Referenca: 2763

Botuesi: SARAS

Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të...
8,88 
More

Botuesi: Botime Koliqi

Arritja Maksimale, Brian Tracy

Do të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni. 
14,43 
More

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
7,77 
More

Si të bëhesh i pasur, Donald Trump

Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.
11,10 
More

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
11,10 
More

Financat Personale, Arthur J. Keown

Mjetet, teknikat dhe ekuacionet harrohen lehtë, ndërsa logjika dhe parimet themelore që nxitin përdorimin e tyre, pasi të kuptohen, do të mbeten dhe do të bëhen pjesë e "personalitetit financiar" të cdo studenti.
27,75 
More

Botuesi: Aeditions

Libri i Biznesit

Si mund të krijoni një markë të suksesshme? Si mund të bëheni udhëheqës biznesi? Pse disa firma falimentojnë, ndërkohë që të tjera lulëzojnë? Gjatë gjithë historisë, mendimtarët e biznesit kanë dhënë ide dhe zgjidhje që kanë ndihmuar në zhvillimin e biznesit e të tregtisë.
27,75 
More

Botuesi: Onufri

Utopia për realistët, Rutger Bregman

Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
13,32 
More