Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ekonomia, N. Gregory Mankiw, Mark P. Taylor
  • Ekonomia, N. Gregory Mankiw, Mark P. Taylor

Ekonomia, N. Gregory Mankiw, Mark P. Taylor

UET Press

Ekonomistët profesionistë, që shkruajnë një tekst, janë të tunduar të nisen nga këndvështrimi i ekonomistit dhe ta vënë theksin tek ato tema që i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë.

3 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ekonomia
Origjinali: Economics, special edition with coverage of the economic crises
Gjinia: Ekonomi
Autori: N. Gregory MankiwMark P. Taylor
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2018
Fq. 1202
Pesha: 2.266 kg.
ISBN: 978-99956-39-37-2

Mbi librin

Ekonomistët profesionistë, që shkruajnë një tekst, janë të tunduar të nisen nga këndvështrimi i ekonomistit dhe ta vënë theksin tek ato tema që i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë.

Ne kemi bërë maksimumin që të shmangemi nga ky tundim. Ne jemi munduar ta vemë veten në pozitën e dikujt që e sheh shkencën ekonomike për herë të parë. Qëllimi ynë ka qenë ta vemë theksin te materiali, që studentët ta shohin me interes studimin e ekonomisë.

Si përfundim, mund të themi se ky libër është më i përmbledhur sesa shumë libra të tjerë që përdoren për t'i prezantuar studentët me shkencën ekonomike. Një pjesë e madhe e librit u kushtohet zbatimeve dhe politikës – dhe më pak teorisë ekonomike formale – gjë që ndodh me shumë libra të tjerë të shkruar për një kurs njohës.

Nëpërmjet këtij libri ne jemi munduar t'u rikthehemi zbatimeve dhe çështjeve të politikës sa më shpesh që të jetë e mundur. Shumica e kapitujve përfshijnë shembuj që tregojnë sesi janë zbatuar parimet e ekonomisë.

Përveç kësaj në rubrikat "Në lajme" jepen kryeartikuj që kanë pasqyruar ngjarje të reja, që tregojnë sesi idetë ekonomike hedhin dritë mbi problemet e tanishme me të cilat përballet shoqëria.

Pasi studentët të mbarojnë kursin e tyre të parë të shkencës ekonomike, ata duhet të mendojnë rreth kronikave të lajmeve duke i parë ato nga një këndvështrim i ri, por edhe duke u thelluar më tepër.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639372
ean13
9789995639372
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2207

Botuesi: Helga's Secrets

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU001571

Botuesi: Plejad

Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Max Weber

Maks Veberi konsiderohet kudo në botë si një nga klasikët e sociologjisë së kuptueshme (verstehende soziologie).Në pyetësorin e zhvilluar në vitin 1998 me anëtarët e Shoqatës Botërore të Sociologjisë ISA për 10 veprat më të mira sociologjike të shekullit të XX- të, ai ishte i vetmi sociolog me dy vepra në këtë klasifikim.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botime Koliqi

7 strategji për pasuri dhe lumturi, Jim Rohn

Parimet që ai na ka mësuar nuk janë vetëm të atilla që të ndryshojnë jetën, por janë vërtet të përjetshme. Me këtë nënkuptoj që funksionojnë vërtet. Një ndër gjërat që unë mendoj për të vërtetat e mëdha është se ato vlejnë përtej kohës dhe i rezistojnë asaj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Utopia për realistët, Rutger Bregman

Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
800 Lekë
More

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
500 Lekë
More

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Anatomia e një krize financiare 2008-2018, Adrian Civici

Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare?
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Transformimi i madh, Adrian Civici

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në...
1 200 Lekë
More