Fjalimet TED, Chris Anderson
  • Fjalimet TED, Chris Anderson

Fjalimet TED, Chris Anderson

Pema

Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik, por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet të komunikojmë dhe të paraqitemi. Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë, ky është libër që duhet të lexoni. Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.

1 100 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalimet TED, udhërrëfyes zyrtar i TED për të folur në publik
Origjinali: TED Talks, the official TED Guide to Public Speaking
Gjinia: Fjalime, shkenca sociale
Autori: Chris Anderson
Shqipëroi: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2016
Fq. 336
Pesha: 0.394 kg.
ISBN: 978-9951-72-12-19

Komente mbi librin

"Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik, por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet të komunikojmë dhe të paraqitemi. Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë, ky është libër që duhet të lexoni. Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën."

Adam Grant, profesor në Wharton, autori i "Origjinalët"

"Asnjë njeri në botë nuk e kupton më mirë artin dhe shkencën e të folurit në publik se Chris Anderson. Ai ka mbështetur dhe frymëzuar, ka kandisur dhe inkurajuar shumë folës, për një periudhë të gjatë kohore, përfshirë mua, sikundër na ka ndihmuar të japim më të mirën e mundshme të performancës sonë në skenë, edhe kur kemi qenë në kulm të nervave dhe të dërrmuar. Anderson është personi perfekt që duhej ta shkruante këtë libër dhe është një bekim për shumë njerëz."

Elizabeth Gilbert, autore e "Ha, Lutu, Dashuro"

"Fjalimet TED kanë rishpikur artin e retorikës së shekullit XXI. Lamtumirë akademizma sipërfaqësorë, fjalë shkencore pa kuptim, moralizime pompoze, ekzaltim nga PoëerPoint – sot e dimë se "idetë që vlen të shpërndahen" munden, me të vërtetë, të shpërndahen në largësi dhe të depërtojnë në thellësi, me qartësi dhe stil. Ky libër e rivendos retorikën në vendin e saj të nderit, si një nga aftësitë më të domosdoshme për një qytetar të edukuar."

Steven Pinker, profesor në Harvard, autor i "How the Mind Works" dhe "The Sense of Style"

"Në këtë libër, Chris Anderson dhe grupi drejtues i TED, për herë të parë, na paraqesin gjithçka që kemi mësuar rreth "duhet" dhe "nuk duhet" në fushën e të folurit në publik. A ekziston ndonjë recetë e vetme për të folur në publik? Sigurisht, jo. Por sigurisht, po, ekzistojnë disa përbërës kryesorë që ndihmojnë në gatimin e saj, të cilat grupi TED i paraqet në këto faqe me saktësi, entuziazëm dhe gjallëri (të cilat edhe këto vetë bëjnë pjesë të përbërësit kryesorë). Një udhërrëfyes frymëzues dhe bashkëkohor në artin e respektuar të oratorisë."

Sir Ken Robinson, reformator në fushën e edukimit, autori i "Creative schools"

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721219
ean13
9789951721219
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2485

Botuesi: IDK

E nxehte, e rrafshet dhe e mbipopulluar, Thomas Friedman

Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme... por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000923

Botuesi: Papirus

Evropa Monetare, Gilles Jacoud

Titulli: Evropa monetare, euro dhe sistemi monetar evropianGjinia: EkonomiAutori: Gilles JacoudShqipëroi: Adrian CiviciShtëpia botuese: PapirusViti: 2009Fq. 224Pesha: 0.381 kgISBN: 978-99943-976-6-2
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000878

Botuesi: Bota Shqiptare

Historia e teorive ekonomike, Roger Backhouse

Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Bota pa kufij, Kenichi Ohmae

Libri "Bota pa kufij" i Kenichi Ohmae është një libër që do të ndryshojë mënyrën se si e shohin menaxherët botën dhe biznesin e tyre, se si ato investojnë, komercializojnë dhe konkurrojnë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.
500 Lekë
More

Botuesi: Pema

Shpik & ëndërro, Jeff Bezos

Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshëm dhe shpesh nuk arrijnë të bëhen të suksesshëm. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe të kesh imagjinatë.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Dilema e novatorit, Clayton M. Christensen

Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
1 500 Lekë
More

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
700 Lekë
More

Botuesi: Vintage

And The Weak Suffer What They Must?, Yanis Varoufakis

In this startling account of Europe's economic rise and catastrophic fall, Varoufakis pinpoints the flaws in the European Union's design - a design thought up after the Second World War, and one responsible for Europe's fragmentation and resurgence of racist extremism.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 500 Lekë
More