• Banner

Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner
  • Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner

Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjenikonomia
Origjinali: Freakonomics
Gjinia: Ekonomi
Autori: Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner
Shqipëroi: Vladimir Banushi
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2017
Fq. 360
Pesha: 0.418 kg.
ISBN: 978-9951-721-30-1

Mbi librin

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?

A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t'ua pengojnë përparimin në karrierë?

A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz – përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij – mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt – it si ekonomi e mirëfilltë.

Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit e arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike).

Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s'ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktueshme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to – është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. 

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Fjalimet TED, Chris Anderson

Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik, por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet të komunikojmë dhe të paraqitemi. Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë, ky është libër që duhet të lexoni. Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Libri i Sociologjisë

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.

Çmimi 18,04 
More
Ka mbaruar

E drejta e konkurrencës në Shqipëri, Rezana Konomi, Pajtim Melani

Lexuesi në përgjithësi, studentët, por veçanërisht studiuesit, do të gjejnë në këtë libër të gjitha dimensionet kombëtare dhe ndërkombëtare të doktrinës së konkurrencës duke përfshirë zhvillimet teorike të sjelljes së firmës, dinamikën legjislative, veçoritë e zbatimit të ligjit në praktikë dhe rishikimin gjyqësor. Për më tepër, vlera aplikative e botimit...

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)