Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Veprimi njerezor, Ludwig von Mises
  • Veprimi njerezor, Ludwig von Mises

Veprimi njerëzor, Ludwig von Mises

Te tjere

Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë është vepra madhore e Ludwig von Mises. Duke e konsideruar sistemin ekonomik si rezultat të veprave, veprimeve, zgjedhjeve, konkurrencës e shkëmbimit ndërnjerëzor, Mises – i i shpjegon fenomenet e ndërlikuar të tregut.

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë
Origjinali: Human action
Gjinia: Ekonomi
Autori: Ludwig von Mises
Shqipëroi: Edlira Shuli
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2005
Fq. 232
Pesha: 0.247 kg.
ISBN: 978-99956-92-01-8

Mbi librin

Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë është vepra madhore e Ludwig von Mises. Duke e konsideruar sistemin ekonomik si rezultat të veprave, veprimeve, zgjedhjeve, konkurrencës e shkëmbimit ndërnjerëzor, Mises – i i shpjegon fenomenet e ndërlikuar të tregut si derivat të veprimeve të shumta koshiente dhe të qëllimshme të individëve, si edhe të zgjedhjeve e parapëlqimeve që ata vënë në përdorim për të përftuar më të mirën dhe evituar pasojat e padëshiruara.

Nismëtarët e liberalizmit që theksonin barazinë e individëve përpara ligjit ishin padyshim koshientë për faktin që njerëzit nuk lindin të barabartë dhe se pikërisht kjo pabarazi që ishte gjeneruesja e bashkëpunimit shoqëror dhe civilizimit.

Barazia përpara ligjit nuk synonte, sipas tyre, të korrigjonte morinë e çështjeve problematike të universit dhe as të zhdukte pabarazinë natyrore, por në të kundërt, të aftësonte njerëzimin të përfitonte maksimalisht prej saj.

Mbi autorin

Ludwig von Mises (1881 – 1973) është një ndër përfaqësuesit e Shkollës Austriake, një tradite ekonomike që e konsideruar si një variant i thjeshtë i marxhinalizimit, ose si dega më liberale e teorisë ekonomike neoklasike, dallon rrënjësisht nga ekonomia neoklasike e ditëve tona, pikërisht për nga konceptimi i disiplinës ekonomike dhe metodat e adoptuara për lëndën e saj.

Mises, megjithëse shpesh i cituar veç vagët dhe i keqinterpretuar në veprën e tij, konsiderohet prej studiuesve si një ekonomistët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995692018
ean13
9789995692018
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Çdo shtet për vete, Ian Bremmer

Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Fundi i tregut të lirë, Ian Bremmer

Fundi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.
500 Lekë
More

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2763

Botuesi: SARAS

Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të...
800 Lekë
More

Të mendosh si miliarder, Donald Trump

Ky libër ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetëm 10 përqind të urtësisë brenda këtyre faqeve, do të keni ende një goditje të mirë për t’u bërë milioner.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mbi marrëdhëniet ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë, Eqrem Beci

Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945 – 1990.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000276

Botuesi: Botimet Dudaj

Te thuash po, Roger Fisher, William Urry, Bruce Patton

"Të thuash "po" ju ofron një strategji të provuar, hap pas hapi dhe konçize për të arritur marrëveshje të ndërsjellta në çdo konflikt - qoftë midis prindërve dhe fëmijëve, komshinjve, shefave dhe të punësuarve, klientëve apo korporatave, qiradhënësve e qiramarrësve dhe diplomatëve.
700 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pema

Marketing 4.0, Philip Kotler, Hermawan Kartajaya, Iwan Setiawan

Një udhëzues i jashtëzakonshëm për të sfiduar praktikën e marke¬tingut, në përshtatje me transformimet që tashmë duken në horizont. Specialistët e hutuar do të mësojnë se si të lundrojnë në ndryshimet rrënjësore dhe në mundësitë e ndërlidhjes digjitale, me qëllimin që t’i kthejnë ato në përparësi.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001117

Botuesi: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
1 000 Lekë
More