• Banner

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin
  • Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ekonomia politike globale
Origjinali: Global political economy: understanding the internacional economic order
Gjinia: Ekonomi
Autori: Robert Gilpin
Shqipëroi: Fatmir Zanaj
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2009
Fq. 524
Pesha: 0.646 kg.
ISBN: 978-99943-57-89-5

Mbi librin

Ky libër i shumëpritur i Robert Gilpin – it përmbledh përpunimin e mëtejshëm të ideve të librit të tilë të mëparshëm "Ekonomia politike e marrëdhënieve ndërkombëtare", një punim klasik ky në fushën e ekonomisë politike ndërkombëtare, që vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e studiuesve, e punonjësve kërkimor – shkencorë dhe të atyre që bëjnë politika shtetërore.

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

Fuqia e kompjuterit po bëhet po bëhet përherë e më shumë një nxitje e madhe e zhvillimit të ekonomisë botërore, ndërsa zhvillime teknologjike kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita – ditës çdo aspekt të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Libri i ri i Gilpin – it "Ekonomia politike globale" merr në analizë të gjitha këto zhvillime. Duke pasqyruar përvojën e një specialisti që ia ka kushtuar jetën e vet këtij profesioni, libri u ofron lexuesve një punim kërkimor mjeshtëror mbi qasjet e përdorura deri tani për kuptimin dhe shpjegimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, si dhe të problemeve me të cilën po ballafaqohet sot ekonomia botërore.

Gilpin përqendrohet në shpjegimin e forcave të mëdha ekonomike, politike dhe teknologjike, që kanë transformuar botën. Ai i kushton vëmendje të posaçme globalizimit ekonomik, rrjedhojave dhe implikimeve të tij reale dhe imagjinare në jetën ekonomike, si dhe të shkallës në të cilën janë ekzagjeruar e keqkuptuar natyra, përmasat dhe rëndësia e tyre.

Po ashtu, ai provon se politikat kombëtare dhe ekonomitë vendase mbeten përcaktori më i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike, i realitetit ekonomik ndërkombëtar. Ky libër vë theksin edhe te rëndësia e rajonalizmit ekonomik, e korporatave shumëkombëshe dhe e trazirave financiare.

Në diskutimin e tij mbi ekonominë politike globale, Gilpin gërsheton analizën ekonomike me atë politike, si dhe shfrytëzon idetë e teorisë konvencionale të tregtisë ndërkombëtare, analizat e thelluara të teorisë së organizimit industrial dhe të teorisë së rritjes endogjene.

Krahas tyre, janë shfrytëzuar edhe ide nga shkenca politike, historia dhe nga disiplina të tjera, që e kanë pasuruar thelbin e kuptimit të rendit të ri ekonomik ndërkombëtar, të paraqitur në këtë libër. Ky është libër me horizonte të gjera intelektuale dhe është i destinuar të bëhet një pikë referimi në këtë fushë studimi.

Koment nga Robert O. Keohane

Ekonomia politike globale është një studim tërësor i aspekteve madhore të ekonomisë politike të botës së sotme nga këndvështrimi i një specialisti "realist", lider në shkencën politike. Robert Gilpin vë theksin te rëndësia e përhershme të shtetit dhe te ndikimi i madh i larmisë së strukturave dhe politikave shtetërore në mbarë botën.

Libri i tij është një tentativë mbresëlënëse për të sintetizuar analizën ekonomike me atë politike për të shpjeguar thelbin e forcave që ndikojnë në procesin e globalizimit, në politikat shtetërore dhe në rezultatet e ndërveprimit të tyre për zhvillimin ekonomik të tregtisë, investimeve dhe për financat ndërkombëtare.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994357895
ean13
9789994357895
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001587

Botuesi: Tirana Times

Biznesi Ndërkombëtar, Michael Czinkota, Ilkka Ronkainen, Michael Moffet

Përvoja e autorëve, si ekspertë dhe akademikë, na sjell në këtë tekst një zë të sprovuar dhe të ekuilibruar. Teksti është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorish dhe përfshin shembuj aktualë, çështje dhe njohuri që tregojnë sesi këto koncepte zbatohen në bizneset botërore.

Çmimi 368,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Kapitali në shekullin XXI, Thomas Piketty

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Politikat ekonomike, Ludwig von Mises

Ludwig von Mises (1881 – 1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve modernë. Profesor në Universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të New York – ut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të "Shkollës austriake të ekonomisë", e cila mbron dhe mbështet tërësisht...

Çmimi 97,75 SEK
More
Në gjendje

Kontabiliteti Financiar, Grup autoresh

 Përgjatë çdo kapitulli, materiali i librit është i integruar përreth fokusimit të një shoqërie të njohur, vendimeve të saj, si dhe pasqyrave të saj financiare. Kjo metodë krijon kushtet e përshtatshme për të diskutuar rëndësinë e kontabilitetit dhe mënyrën sesi e përdorin bizneset informacionin e kontabilitetit.

Çmimi 345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Arka e Noes

Standardi i Bitcoin-it, Saifedean Ammous

Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies. Për cilindo që po kërkon një...

Çmimi 276,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mbi marrëdhëniet ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë, Eqrem Beci

Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945 – 1990.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)