• Banner

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin
  • Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ekonomia politike globale
Origjinali: Global political economy: understanding the internacional economic order
Gjinia: Ekonomi
Autori: Robert Gilpin
Shqipëroi: Fatmir Zanaj
Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000
Viti: 2009
Fq. 524
Pesha: 0.646 kg.
ISBN: 978-99943-57-89-5

Mbi librin

Ky libër i shumëpritur i Robert Gilpin – it përmbledh përpunimin e mëtejshëm të ideve të librit të tilë të mëparshëm "Ekonomia politike e marrëdhënieve ndërkombëtare", një punim klasik ky në fushën e ekonomisë politike ndërkombëtare, që vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e studiuesve, e punonjësve kërkimor – shkencorë dhe të atyre që bëjnë politika shtetërore.

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

Fuqia e kompjuterit po bëhet po bëhet përherë e më shumë një nxitje e madhe e zhvillimit të ekonomisë botërore, ndërsa zhvillime teknologjike kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita – ditës çdo aspekt të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Libri i ri i Gilpin – it "Ekonomia politike globale" merr në analizë të gjitha këto zhvillime. Duke pasqyruar përvojën e një specialisti që ia ka kushtuar jetën e vet këtij profesioni, libri u ofron lexuesve një punim kërkimor mjeshtëror mbi qasjet e përdorura deri tani për kuptimin dhe shpjegimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, si dhe të problemeve me të cilën po ballafaqohet sot ekonomia botërore.

Gilpin përqendrohet në shpjegimin e forcave të mëdha ekonomike, politike dhe teknologjike, që kanë transformuar botën. Ai i kushton vëmendje të posaçme globalizimit ekonomik, rrjedhojave dhe implikimeve të tij reale dhe imagjinare në jetën ekonomike, si dhe të shkallës në të cilën janë ekzagjeruar e keqkuptuar natyra, përmasat dhe rëndësia e tyre.

Po ashtu, ai provon se politikat kombëtare dhe ekonomitë vendase mbeten përcaktori më i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike, i realitetit ekonomik ndërkombëtar. Ky libër vë theksin edhe te rëndësia e rajonalizmit ekonomik, e korporatave shumëkombëshe dhe e trazirave financiare.

Në diskutimin e tij mbi ekonominë politike globale, Gilpin gërsheton analizën ekonomike me atë politike, si dhe shfrytëzon idetë e teorisë konvencionale të tregtisë ndërkombëtare, analizat e thelluara të teorisë së organizimit industrial dhe të teorisë së rritjes endogjene.

Krahas tyre, janë shfrytëzuar edhe ide nga shkenca politike, historia dhe nga disiplina të tjera, që e kanë pasuruar thelbin e kuptimit të rendit të ri ekonomik ndërkombëtar, të paraqitur në këtë libër. Ky është libër me horizonte të gjera intelektuale dhe është i destinuar të bëhet një pikë referimi në këtë fushë studimi.

Koment nga Robert O. Keohane

Ekonomia politike globale është një studim tërësor i aspekteve madhore të ekonomisë politike të botës së sotme nga këndvështrimi i një specialisti "realist", lider në shkencën politike. Robert Gilpin vë theksin te rëndësia e përhershme të shtetit dhe te ndikimi i madh i larmisë së strukturave dhe politikave shtetërore në mbarë botën.

Libri i tij është një tentativë mbresëlënëse për të sintetizuar analizën ekonomike me atë politike për të shpjeguar thelbin e forcave që ndikojnë në procesin e globalizimit, në politikat shtetërore dhe në rezultatet e ndërveprimit të tyre për zhvillimin ekonomik të tregtisë, investimeve dhe për financat ndërkombëtare.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789994357895
ean13
9789994357895
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

100 ligje të suksesit në biznes, Brian Tracy

Pse disa biznese përparojnë ndërsa të tjerët dështojnë? Një pedagog dhe shkrimtar i njohur i biznesit ka gjetur përgjigje për këto pyetje shumë të vështira. Në librin e tij, ai paraqet një sërë parimesh, ose “ligje universale”, që qëndrojnë në themel të suksesit. njerez Biznesi ane e mbane botes.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kombi që u lind, Dan Senor, Saul Singer

Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)