Kombi qe u lind, Dan Senor, Saul Singer
  • Kombi qe u lind, Dan Senor, Saul Singer

Kombi që u lind, Dan Senor, Saul Singer

UET Press

Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kombi që u lind, historia e mrekullisë ekonomike të Izraelit
Origjinali: Start – Up Nation: The Story of Israel's Economic Miracle
Gjinia: Ekonomi
Autori: Dan SenorSaul Singer
Shqipëroi: Enri Hide
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2015
Fq. 270
Pesha: 0.479 kg.
ISBN: 978-9928-190-59-8

Koment nga Adrian Civici

Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit.

Siç e nënvizojnë vetë autorët, "ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim" për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli.

Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve.

Mbi autorët

Dan Senor është Partner i Lartë i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë. Ai është përfshirë në studime, politika dhe biznes në Lindjen e Mesme. Si këshilltar i lartë për politikën e jashtme i qeverisë amerikane, ai ka qenë një prej zyrtarëve më afatgjatë që ka shërbyer në Irak, detyrë për të cilën, është shpërblyer me dekoratat më të larta civile nga Pentagoni.

Ai ka shërbyer, gjithashtu, si këshilltar i Pentagonit në Komandën Qendrore në Katar dhe si këshilltar për politikën e jashtme dhe komunikimin në senatin amerikan. Ai ka studiuar në Izrael dhe në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe ka udhëtuar gjerësisht nëpër të gjithë botën arabe.

Në karrierën e tij të biznesit ai ka investuar në një sërë sipërmarrjesh të reja izraelite dhe amerikane të teknologjisë së lartë, ndërsa, aktualisht i është bashkëngjitur një fondi global investimesh, me qendër në Nju Jork.

Artikujt analitikë të Dan Senor janë publikuar shpeshherë nga Wall Street Journal; ndërsa, ai ka shkruar gjithashtu për New York Times, Washington Post, Standard Weekly dhe Time. Dan Senor jeton në Nju Jork me bashkëshorten dhe dy djem.

Saul Singer është editorialist dhe redaktor i editorialeve për Jerusalem Post. Historiani Michael Oren e ka quajtur librin e tij "Confronting Jihad: Israel's Struggle and the World after 9/11" "një lexim të detyrueshëm për çdokënd, ekspert ose jo, i interesuar për Lindjen e Mesme".

Ai ka shkruar për Wall Street Journal, Commentary, Moment, The New Leader, Bitterlemns (një revistë elektronike izraelito – palestineze) dhe blogun ndërkombëtar të Washington Post, PostGlobal.

Përpara se të transferohej në Izrael, në vitin 1994, ai ka shërbyer si këshilltar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për Dhomën e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Komitetet Bankare të Senatit. Saul Singer jeton në Jerusalem me bashkëshorten dhe tre vajza.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928190598
ean13
9789928190598
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Mashtruesit financiarë, Adrian Civici

Megjithëse shumica e tyre, kanë përfunduar në burg apo janë shkatëruar në gjithçka që zotëronin, megjithëse me mijëra apo miliona njerëz kanë humbur gjithçka si pasojë e mashtrimeve, megjithëse mjaft ligje e institucione janë reformuar për të mos lejuar shfaqjen e tyre... ATA përsëri vazhdojnë të rishfaqen.
1 200 Lekë
More

23 çështje rreth kapitalizmit të cilat nuk ua thonë, Ha-Joon Chang

 Këto dhe shumë çështje të tjera do të mund t’i mësoni nga ky libër i jashtëzakonshëm, i autorit numër 1 në botë, Ha-Joon Chang, i cili është i specializuar për ekonomiksin e zhvillimit dhe Profesor i Jashtëm për Ekonominë Politike të Zhvillimit pranë Universitetit të Kembrixhit. Prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2008, ai ka kontribuar...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Bota pa kufij, Kenichi Ohmae

Libri "Bota pa kufij" i Kenichi Ohmae është një libër që do të ndryshojë mënyrën se si e shohin menaxherët botën dhe biznesin e tyre, se si ato investojnë, komercializojnë dhe konkurrojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000923

Botuesi: Papirus

Evropa Monetare, Gilles Jacoud

Titulli: Evropa monetare, euro dhe sistemi monetar evropianGjinia: EkonomiAutori: Gilles JacoudShqipëroi: Adrian CiviciShtëpia botuese: PapirusViti: 2009Fq. 224Pesha: 0.381 kgISBN: 978-99943-976-6-2
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Politikat ekonomike, Ludwig von Mises

Ludwig von Mises (1881 – 1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve modernë. Profesor në Universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të New York – ut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të "Shkollës austriake të ekonomisë", e cila mbron dhe mbështet tërësisht...
850 Lekë
More

Referenca: SKU001345

Botuesi: Pegi

Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie

Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
900 Lekë
More

Botuesi: Vintage

Austerity, Yanis Varoufakis

 In this rousing book, he charts the absurdities that underpin calls for austerity, as well as his own battles with a bureaucracy bent on ignoring the human cost of its every action. Passionately outspoken and tuned to the voices of the oppressed, Varoufakis presents a guide to modern economics, and its threat to democracy, like no other.
700 Lekë
More

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001117

Botuesi: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2207

Botuesi: Helga's Secrets

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 500 Lekë
More