• Banner

  • Ka mbaruar
Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione
  • Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. 

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kaotika, Problemet e menaxhimit dhe marketingut në kohën e turbullirave
Origjinali: The Business of managing and marketing in the age of turbulence
Gjinia: Menaxhim, marketing
Autori: Philip KotlerJohn A. Caslione
Shqipëroi:Florian Agalliu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 228
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-195-9

Komente mbi librin

“Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. Askush më mirë se Filip Kotler nuk mund të na e japë forcën e shtytjes, e cila na duhet patjetër për t’u ngritur lart.”

Tom Peters, bashkautor “Në kërkim të ekselencës”

“Një libër pa precedentë – për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike.”

Marshall Goldsmith, autor i “Çka ju solli deri këtu, s’ju çon dot më larg” dhe i “A jeni gati për trashëgiminë?”

“Kotler dhe Kaslione kanë drejtimin perfekt të kohës. Kaotika na sjell njohuri të thella mbi normalitetin tonë të ri të turbulencës dhe të pasigurisë – të cilën shumica e kompanive nuk është e përgatitur ta përballojë. Kaotika është një manual i shkëlqyer strategjik për drejtuesit e biznesit dhe për organizatat e tyre, për të përballuar dhe tejkaluar çdo krizë, në të tashmen, si dhe kur ato të vijnë gjatë ‘”Epokës së Turbulencës’”.

Ferdinando “Nani” Falco Becalli, President dhe Shef Ekzekutiv, GE International

“Në kohë turbulence dhe rrezikshmërie të paprecedentë, është thelbësore të kërkohen mënyra të reja mendimi për t’iu qasur çështjeve tepër të rënda, me të cilat ndeshen drejtuesit e biznesit. Kaotika na siguron një analizë bindëse të problemeve dhe një program të duhur, për të lundruar përmes një mjedisi biznesi gjithnjë e më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.”

John Hanh, Drejtor Menaxhimi, Providence Equity

“Kur terri pushton qiellin, yjet më të ndritshëm shkëlqejnë më fort. Në botën e korporatave shkëlqejnë ata që kanë përqendrim strategjik, dhe jo ata që reagojnë instinktivisht me ulje të përgjithshme të kostove. Filip Kotler është ylli ynë më i ndritshëm në qiellin e zymtë të marketingut. Së bashku me strategun Xhon Kaslione, ai ka krijuar këtë libër të vlefshëm, të dalë në kohën e duhur, shumë praktik për ta drejtuar biznesin përmes këtyre kohëve të turbullta. Blijeni! Lexojeni! Veproni!”

Emeritus Professor Malcolm McDonald, Shkolla e Menaxhimit, Universiteti i Cranfield, Mbretëria e bashkuar, autor i “Krijimi i një kompanie për klientët”

“Do të ketë fitimtarë dhe humbës që do të dalin nga kjo Epokë Turbulence. Kaotika na e siguron kuadrin e duhur për t’u përballur me trazirat dhe për të mbizotëruar në konkursin e hapur për mbijetesë.”

George Day, Profesor Marketingu. Shkolla Wharton, Universiteti i Pensilvanisë

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994301959
ean13
9789994301959
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Bota pa kufij, Kenichi Ohmae

Libri "Bota pa kufij" i Kenichi Ohmae është një libër që do të ndryshojë mënyrën se si e shohin menaxherët botën dhe biznesin e tyre, se si ato investojnë, komercializojnë dhe konkurrojnë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Çdo shtet për vete, Ian Bremmer

Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Kontabiliteti Financiar, Grup autoresh

 Përgjatë çdo kapitulli, materiali i librit është i integruar përreth fokusimit të një shoqërie të njohur, vendimeve të saj, si dhe pasqyrave të saj financiare. Kjo metodë krijon kushtet e përshtatshme për të diskutuar rëndësinë e kontabilitetit dhe mënyrën sesi e përdorin bizneset informacionin e kontabilitetit.

Çmimi 345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Transformimi i madh, Adrian Civici

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave, Ichak Adizes

Libri i Adizes “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” është libri më i plotë që ekziston në këtë fushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Veprimi njerëzor, Ludwig von Mises

Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë është vepra madhore e Ludwig von Mises. Duke e konsideruar sistemin ekonomik si rezultat të veprave, veprimeve, zgjedhjeve, konkurrencës e shkëmbimit ndërnjerëzor, Mises – i i shpjegon fenomenet e ndërlikuar të tregut.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Elta BS

Babai i Pasur, Babai i Varfër, libri i dytë, Robert T. Kaiyosaki, Sharon L. Lechter

Cili është ndryshimi midis një punonjësi dhe një pronari biznesi?  Përse disa investues bëjnë para me pak rrezik, ndërsa shumica e investuesve të tjerë thjesht janë në prag të falimentimit? Përse shumica e punonjësve shkojnë nga puna në punë, ndërsa të tjerë ikin nga punët e tyre dhe vazhdojnë të ndërtojnë perandori biznesesh? 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)