• Banner

Transformimi i madh, Adrian Civici

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në rrugëtimin e tyre drejt ekonomisë së tregut.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Transformimi i madh, nga plani drejt tregut
Origjinali: Transformimi i madh, nga plani drejt tregut
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 284
Pesha: 0.373 kg.
ISBN: 978-9928-4193-7-8

Fragment nga libri

Në 9 nëntor 1989, ditën e rënies së murit të Berlinit, Mstislav Rostropovitch, gjeniu i violonçelit dhe një nga muzikantët shumë popullor botëror po ndiqte i qetë lajmet në apartamentin e tij në avenynë Georges- Mandel, në Paris.

Sapo dëgjoi se "muri i Berlinit ishte çarë" u hodh përpjetë nga habia dhe gëzimi. I telefonoi menjëherë mikut të tij, Antoine Riboud, President i kompanisë Danone dhe i tha: "Duhet urgjent një avion për të shkuar në Berlin!".

Të nesërmen, bashkë me violonçelin e tij, u gjend në qytetin që do të bëhej kryeqyteti i përbashkët i gjermanëve si dhe simboli i fundit i komunizmit, në Berlin. Mori një taksi dhe caktoi si destinacion "Check Point Charlie", pikën simbolike të kalimit nga lindja në perëndim. Aty ishte tashmë një e çarë e madhe dhe pllaka e betonit që shërbente si mur, ishte shndërruar në një lloj ure apo dyshemeje për kalimin nga njëra anë në tjetrën.

Rostropovitch përgatiti violonçelin, por në moment e kuptoi se i mungonte edhe një element: nuk kishte karrige. Pa u shqetësuar u fut në zyrën e braktisur të rojeve të kufirit dhe mori një karrige, u ul në mes të murit dhe filloi të luante një koncert të Johann Sebastian Bach-ut, muzika e të cilit "fliste gjuhën e Zotit".

Rostropovitch-in e kishin përzënë nga Bashkimi Sovjetik për idetë dhe bindjet e tij demokratike perëndimore, prandaj për të bota, por dhe truri i tij ishte ndarë në dysh nga ky mur i tmerrshëm.

Jo pa qëllim zgjodhi mesin e murit për të vënë karrigen dhe për të luajtur koncertin e tij: "Requiem për murin e Berlinit dhe fundin e totalitarizmit komunist". Tashmë rruga drejt transformimit të madh të ëndërruar ishte e hapur... !

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në rrugëtimin e tyre drejt ekonomisë së tregut dhe demokracisë.

Dhe e gjithë kjo sepse, në shumicën e rasteve, "tranzicioni" nënkupton rrugën drejt konvergjencës së dy sistemeve ekonomike, dhe në mënyrë më precize, adoptimin nga ekonomitë ish-socialiste me planifikim të centralizuar të lindjes të modelit ekonomik perëndimor të ekonomisë së tregut të lirë.

Shumë autorë mendojnë se termi më i përshtatshëm është termi "transformim i madh" ose "ndryshim radikal", pasi në këto vende ndodhi një fenomen mjaft specifik: për herë të parë në histori dhe në këto përmasa, tentativat për ndryshimin e modelit ekonomik "nga plani tek tregu" u shoqëruan me ndryshime po kaq radikale në sferën e demokracisë politike, institucioneve, ideve e koncepteve, strukturave sociale, etj.

Asnjëherë në historinë botërore, nuk kishte pasur një lëvizje vullnetare dhe popullore për të braktisur një sistem politiko-ekonomik dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër sistem. Asnjëherë në historinë botërore një grup vendesh, që përfaqësonin një sistem të caktuar, nuk ishin përballur me kërkesa vullnetare për t'u pranuar në atë sistem, pasi një gjë e tillë ishte bërë gjithmonë nëpërmjet luftës dhe dhunës.

Teoria ekonomike e politike, politikat e zhvillimit dhe integrimit, institucionet ndërkombëtare, etj, u përballën për herë të parë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë me procese që kishin sensin e "të ecurit mbrapsh", e "rikthimit në pikën e nisjes" drejt një starti të ri, fenomen që studiuesit e tranzicionit e përshkruajnë si "faktin se deri tani kemi shpjeguar sesi bëhet një omëletë nga një vezë, ndërsa tranzicioni na kërkoi të shpjegonim sesi mund të ribënim vezën nisur nga një omëletë".

Po kaq lakonike është dhe shprehja e një tjetër ekonomisti që thotë se "ne po fillojmë një histori të re, por nuk po e fillojmë atë nga fillimi, por nga fundi, ne do të jemi në fillim, vetëm në fundin e saj...".

Ky transformim i madh ngjalli shpresa, krijoi entuziazëm, shkaktoi zhgënjime e pesimizëm, provokoi debate politike, teorike e akademike, vuri përballë njëri- tjetrit qeveritë me popujt e tyre, institucionet ndërkombëtare me qeveritë, rezultatet e mira ekonomike e financiare me dështimet sociale, evidentoi ekonomi, sisteme financiare e sociale efiçente, vende e popuj "model" e "mendjehapur" ndaj sfidave të së ardhmes përballë vendeve të "prapambetura" dhe jo efiçente në realizimin e tij, etj.

Jo më kot tranzicioni u quajt si "eksperimenti më i madh i inxhinierisë ekonomiko-financiare, sociale dhe politike" që bota kishte provuar ndonjëherë në këto përmasa, dhe mbi të gjitha, në mënyrë vullnetare.

Tashmë, 25 vite mbas fillimit të tij, përmbajtja, përpjekjet, bilancet dhe analizat për të janë më të lehta dhe më të "shpjegueshme", sukseset e disfatat më të pranueshme, "heronjtë" e tij më të identifikueshëm, në panteonin e të cilëve spikasin Václav Havel, Leh Valesa, Václav Klaus, Mikhail Gorbachev, Leszek Balcerowicz, Jeffrey Sachs, János Kornai, etj.

Ky libër tenton pikërisht të bëjë këtë gjë: të analizojë dhe të shpjegojë këtë moment nga më domethënësit në historinë moderne: ndërtimin e socializmit si sistem ekonomik e politik, shkaqet e krizës tërësore dhe shkaqet e dështimit spektakolar të tij, përmbajtjen e reformave të tranzicionit "nga plani tek tregu", debatet dhe vlerësimin mbi rolin e aktorëve kryesorë të këtij tranzicioni, si dhe rezultatet pozitive, shpesh edhe negative e mjaft problematike që përjetuan dhe arritën vendet e ndryshme të Europës Qendrore e lindore, përfshirë edhe grupin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

Ata që e kanë jetuar konkretisht këtë periudhë ndoshta e kanë më të lehtë të kuptojnë dhe të shpjegojnë se çka ndodhur në këtë metamorfozë të madhe, por dhe ata që e lexojnë për herë të parë ndihmohen të kuptojnë se kjo nuk ishte thjesht një copëz historie nga një ose dy dekada zhvillimesh ndërkombëtare në një pjesë të globit, nuk ishte thjesht zëvendësimi i një sistemi me një tjetër, por ishte një nga betejat më të mëdha në emër të lirisë, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe zhvillimit, një sfidë që nuk duhet parë thjesht si një shkatërrim i një sistemi, kopjimi dhe identifikimi në Bashkimin Europian dhe në kapitalizmin perëndimor, por si një përpjekje e përbashkët për të rithemeluar një sistem ekonomik e social sa më modern e adekuat përballë sfidave të botës moderne dhe globalizimit.

Tranzicioni nga plani tek tregu, nga diktatura e proletariatit te demokracia parlamentare, nga ideologjia marksiste-leniniste te liria e individit është ndoshta konfirmimi më i mirë i thënies së filozofit Spinoza se "cilido që kërkon të jetë i sigurt për të ardhmen duhet të njohë mirë të kaluarën"!

Koment nga Aleksandër Meksi

Autori paraqet në këtë studim analizën e sistemit socialist dhe krizën e tij si dhe ballafaqimin me rrugën për ndërtimin e një modeli të ri socio – politiko – ekonomik sipas shembujve të vendeve të demokracive perëndimore me kapitalizëm dhe me ekonomi tregu të zhvilluar.

Jo të gjithë e kanë jetuar që nga fillimi periudhën e tranzicionit, ashtu siç janë të shumtë edhe ata që nuk e kanë jetuar komunizmin dhe diktaturën, mjerimin ekonomik, shoqëror e njerëzor që e shoqëronte e që për këtë arsye nuk arrijnë të pranojnë e të kuptojnë pashmangësinë e zgjidhjeve radikale, vështirësitë, mosarritjet dhe gabimet e tranzicionit në vendin tonë.

Parashtrimi i rrjedhshëm e i qartë si dhe niveli i trajtesës tregojnë më së miri dhe bindshëm se kjo përmbysje ngjalli shpresa e debate, por dhe zhgënjim e pakënaqësi me tensione sociale, në vartësi të pritshmërisë dhe njohjes së rrugës që do shkelej dhe kurajës që nevojitej për ta përmbyllur me sukses atë.

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 8,88 
More
In Stock

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Shteti apo tregu, Adrian Civici

Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Sugjerimet janë të qartat për këto modele.

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Fjalimet TED, Chris Anderson

Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik, por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet të komunikojmë dhe të paraqitemi. Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë, ky është libër që duhet të lexoni. Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Politikat makroprudenciale, Orkida Ilollari

Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet vetë sistemi financiar. Ide shumë revolucionare janë duke u debatuar, përfshi eleminimin e sistemit të tanishëm të fractional banking dhe një rikthim te bankingu i hershëm i ndërmjetësimit financiar në ekonomi jo më të depozitave, por i fitimeve të bankave dhe mjeteve financiare shtesë që emetojnë qeveritë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: 2824

Botuesi: UET Press

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

Çmimi 17,76 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

Money, Yuval Noah Harari

Why does it now have such significance in our lives? Does it make us happier or unhappier? And what does the future hold for it? With brilliant clarity and insight, Yuval Noah Harari takes the reader on a journey from the very first coins through to 21st century economics and shows us how we are all on the brink of a revolution, whether we like it or not.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)