Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba
  • Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba
  • Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

UET Press

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kurthet e papunësisë
Gjinia: Ekonomi
Autori: Kosta Barjaba
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 246
Pesha: 0.305 kg.
ISBN: 978-9928-4182-2-7

Mbi librin

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.

Krahas shqetësimeve për menaxhimin e situatës së borxheve publike apo nxitjen e rritjes ekonomike, papunësia duket se përbën sfidën më të madhe për ekonomitë, qeveritë dhe shoqërinë e sotme.

Si ta përballojmë atë? Nga shkaktohet më së shumti papunësia? A kemi gjetur sistemet më të mira të punësimit dhe reduktimit të papunësisë? Është treguesi i përkohshëm i lidhur me ciklin ekonomik dhe krizën globale apo një fenomen gjithnjë e më strukturor për një kategori ekonomish e vendesh të caktuara? A ka një formulë globale për luftën kundër papunësisë? A mund të kopjohen përvojat e të tjerëve në këtë aspekt? Po Shqipëria si duhet të përballet me këtë sfidë?

Pyetje dhe pikëpyetje të tilla e gjejnë veten në gjithë faqet e këtij libri, në një tentativë të lavdërueshme për t'u shoqëruar dhe me përgjigje e sugjerime të mundshme për zgjidhjen e tyre, duke i dhënë shumë sens dhe asaj çka shprehet që në titull "Kurtheve të papunësisë"!Një nga pjesët më interesante të librit është analiza që autori ju bën formave të papunësisë dhe teorive kryesore ekonomike e sociale që i analizojnë dhe i shpjegojnë ato.

Me përjashtim të pak ekspertëve të fushës, teoritë moderne rreth papunësisë nuk janë shumë të njohura për publikun e gjerë, por mbi të gjitha, nuk janë të njohura dhe për vendimmarrësit dhe institucionet që çështjet e papunësisë i kanë në fokus të angazhimeve dhe sfidave që duhet të përballojnë. Në këtë këndvështrim, libri "Kurthet e papunësisë" mund të konsiderohet pa hezitim edhe si një kontribut real dhe i mirëpritur në sferën e shpjegimit teorik modern të formave të papunësisë.

Është kënaqësi për çdo lexues të navigojë faqeve të librit në shpjegimet për papunësinë klasike, papunësinë ciklike, strukturore, friksionale, të fshehtë, vullnetare, ndeshëse etj. Të përpiqet t'i japë një përgjigje, ndoshta njërës nga pyetjeve më tunduese e vjetër sa vetë shkenca ekonomike: a është i mundur punësimi i plotë? Të përpiqet të japë një shpjegim, qoftë dhe për rastin e Shqipërisë: me çfarë lloj papunësie ndeshemi më shumë? Papunësi klasike, papunësi keynesianiste, papunësi vullnetare apo papunësi të fshehtë?

Vetëm një përgjigje e saktë në këtë aspekt mund të garantojë se politikat tona për reduktimin e papunësisë mund të jenë efektive e reale. Në rast të kundërt, çdo gjë kthehet në amatorizëm e populizëm pa vlerë. Në faqet e librit, çdo lexues ndjehet shumë mirë dhe i plotësuar në këtë rrugëtim në problematikën e punësimit dhe papunësisë, kur lexon përvojat, sukseset e dështimet në kontekstin global të reformave në tregun e punës që kanë bërë e po bëjnë vende të zhvilluara si SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Spanja apo Franca.

Më shumë se sa një fotografim i politikave dhe i debateve që zhvillohen në këto vende, duket se autori është përpjekur të përcjellë dy mesazhe shumë të rëndësishme. Së pari, larmia e përpjekjeve të shumë vendeve nga më të zhvilluarit e botës është shumë e madhe dhe, për pasojë, njohja e këtyre përvojave mund të shërbejë si një bazë solide për të diskutuar e vendosur për politikat më të mira të punësimit në Shqipëri në mënyrë që ta tejkalojmë fazën e një lloj amatorizmi apo populizmi në këtë aspekt; së dyti, sado e mirë dhe çudibërëse që të duket përvoja e një vendi tjetër, ajo duhet parë në kontekstin dhe specifikat e saj dhe nuk mund të kopjohet me shpresën se do të japë të njëjtin rezultat dhe te ne.

Komente mbi librin

"Pasi lexon këtë libër të kolegut Barjaba bindesh përse Shqipëria mbetet ende një eksportuese e forcës së punës. Analizat e asimetrive të zhvillimit të Shqipërisë janë origjinale. Rekomandimet për t'u shpëtuar kurtheve të varfërisë janë brilante."

Prof. Russell King, Universiteti Sussex

"Me formimin e tij poliedrik, si akademik, studiues dhe vizionar, Kosta Barjaba ka projektuar një Shqipëri ku njerëzit mund të punojnë."

Prof. Maria Immacolata Maccioti, Universiteti "La Sapienza"

"Ky libër na zbulon një prej mistereve të vonesave të Shqipërisë në rrugën drejt demokracisë dhe tregut."

James Neathery, MA, Shkolla e Ligjit dhe e Diplomacisë "Fletcher", Universiteti Tufts

"Lexoni domosdo këtë libër, të shkruar nga Kosta Barjaba, ky shqiptar europian."

Prof. Alberto Gasparini, Univeristeti i Triestes

"Me këtë libër Kosta Barjaba na rikujton se papunësia dhe varfëria mbeten dy armiq të rrezikshëm të demokracisë, por sidomos të rinisë."

Prof. Ola Stafseng, Universiteti i Oslos

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928418227
ean13
9789928418227
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000990

Botuesi: Dituria

Makroekonomia, Rudiger Dornbusch, Stanley Fisher

Ky botim me autorë profesorë të njohur të Universitetit të Çikagos, studion sjelljen e ekonomisë si një e tërë, pra rritjet dhe rëniet ciklike të prodhimit, produktin total të të mirave e shërbimeve dhe rritjen e tij.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Zero te një, Peter Thiel, Blake Masters

Natyrisht se është më e lehtë të kopjohet një model sesa të krijohet diçka e re. Kur bëjmë diçka që tashmë dime si ta bëjmë, kjo e çon botën nga 1 te n, duke shtuar më shumë të diçkaje që është e njohur.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2917

Botuesi: Pegi

Pasqyrat financiare dhe menyrat e plotesimit te tyre

Titulli: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreOrigjinali: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreGjinia: KontabilitetPërgatiti: Këshilli Kombëtar i KontabilitetitShtëpia botuese: PegiViti: 2013Fq. 60Pesha: 0.09 kg
300 Lekë
More

Referenca: SKU001345

Botuesi: Pegi

Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie

Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000878

Botuesi: Bota Shqiptare

Historia e teorive ekonomike, Roger Backhouse

Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2207

Botuesi: Helga's Secrets

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.
1 100 Lekë
More

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Shteti apo tregu, Adrian Civici

Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Sugjerimet janë të qartat për këto modele.
1 250 Lekë
More