• Banner

Çlirimi i vlerës, Les Nemethy

Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. 

10,41 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çlirimi i vlerës, çelësi për një dalje të suksesshme nga biznesi
Origjinali: Unlocking Your Company's Value, the Keys to a Successful Business Exit
Gjinia: Biznes
Autori: Les Nemethy
Shqipëroi: Florian Agalliu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 264
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-239-0

Mbi autorin

Les Nemethy, gjatë karrierës së tij 25-vjeçare dhe të shtrirë në pesë kontinente, ka qenë i përfshirë në shitjen e qindra bizneseve si këshilltar financiar dhe jurist. I shkolluar si ekonomist, jurist dhe Master në Administrim-Biznesi, Nemeethyy fillimisht punoi për një firmë të madhe ligjore në Kanada, pastaj për një bankë investimi, ndërsa më pas ka drejtuar departamentin e transaksioneve të agjencisë së privatizimeve të Hungarisë.

Pas kësaj ai kaloi pesë vjet me Bankën Botërore, duke këshilluar qeveritë e 23 vendeve mbi transaksionet e privatizimeve. Në vitin 2000 Nemeethyy themeloi Euro-Phoenix Financial Advisors, një firmë këshillimi financiar për tregjet në zhvillim, e përqendruar te përgatitja e pronarëve për dalje nga biznesi apo grumbullim kapitali, te gjetja e partnerëve strategjikë apo shitja e paketave të pakicës apo shumicës.

Komente mbi librin

"Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionarët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera."

Dante Roscini, Profesor, Harvard Business School, ish-drejtor i Global Equity Markets, Merril Lynch

"Gjithmonë i kam admiruar ndërtuesit e bizneseve, këta "heronj të palëvduar të shoqërisë". Duke u nisur nga përvoja e dikujt që ka kaluar vite të tëra në blerjen e bizneseve, përgatitjet dhe metodologjia e rekomanduar nga Nemeethyy, mbi mënyrat si bëhet gati dhe ekzekutohet një tranzicion i pronësisë, mund ta ndihmojnë shumicën e pronarëve të bizneseve t'i rrisin mundësitë e rezultateve pozitive, duke përmbushur në të njëjtën kohë edhe objektivat personalë dhe ato të korporatës. Nemethy propozon një qasje të strukturuar – veprime të qarta dhe logjike – një recetë e fuqishme kjo për sukses."

Yves de Solages, Ish-drejtor i Sh&B për Cargill Europe

"Ky libër duhet të lexohet patjetër nga çdo pronar biznesi dhe duhet të bëhet pjesë përbërëse e çdo kursi studimesh në menaxhim. Ai i ndihmon pronarët e biznesit të përgatiten për atë që do të jetë transaksioni më fitimprurës i jetës – daljen nga biznesi i tyre. Duke u bazuar te përvoja e tij shumë e gjerë mbi këtë temë, Nemethy e ndan këtë proces të koklavitur në hapa logjikë dhe lehtësisht të ndjekur, të ilustruara me raste të vlefshme studimore."

Stefano Albarosa , CEO, Cefin Group

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302390
ean13
9789994302390
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe:...

Çmimi 7,81 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Vintage

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.

Çmimi 16,92 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

100 ligje të suksesit në biznes, Brian Tracy

Pse disa biznese përparojnë ndërsa të tjerët dështojnë? Një pedagog dhe shkrimtar i njohur i biznesit ka gjetur përgjigje për këto pyetje shumë të vështira. Në librin e tij, ai paraqet një sërë parimesh, ose “ligje universale”, që qëndrojnë në themel të suksesit. njerez Biznesi ane e mbane botes.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

7 strategji për pasuri dhe lumturi, Jim Rohn

Parimet që ai na ka mësuar nuk janë vetëm të atilla që të ndryshojnë jetën, por janë vërtet të përjetshme. Me këtë nënkuptoj që funksionojnë vërtet. Një ndër gjërat që unë mendoj për të vërtetat e mëdha është se ato vlejnë përtej kohës dhe i rezistojnë asaj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)