Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus
  • Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

UET Press

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe: banka "Grameen".

750 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndërtimi i biznesit social
Origjinali: Building social business
Gjinia: Ekonomi, biznes
Autori: Muhammad Yunus
Shqipëroi: GerionTreska
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2012
Fq. 334
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99956-39-82-2

Mbi librin

...Imagjinoni një botë pa varfëri, një botë në të cilën mosbalancimi është korrigjuar. Jo vetëm që do të jetë një botë shumë herë më e mirë për ata që kishin qenë të varfër, por gjithashtu kushdo tjetër do të përfitonte. Kur çdokush të ketë akses në shërbimin shëndetësor, kërkesa për doktorë dhe infermierë të trajnuar mirë, do të "ngrihet në qiell".

Kur çdokush të ketë mundësinë për të pasur një shtëpi të këndshme, kompanitë e ndërtimit, arkitektët dhe ata që bëjnë mobilie, do të punojnë jashtë orarit sepse do të ketë vëllim të madh pune. Shpenzimet e qeverisë në programet e ndihmës sociale do të jenë të panevojshme. Çdonjëri në këtë planet vuan personalisht kur jeta e dikujt "çohet dëm"... shkruan fituesi i çmimit "Nobel" për paqen, ekonomisti Muhammad Yunus, në librin e tij "Ndërtimi i biznesit social".

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe: banka "Grameen", një bankë në ndihmë të të varfërve, jo thjesht për hir të ndihmës, por drejt një investimi për jetën e miliona njerëzve.

Gjithçka nisi me hapa të vegjël, thotë ai, duke e kthyer atë thirrje të brendshme njerëzore në qëllim të përjetshëm për të themeluar një bankë, me anë të së cilës do u vinte në ndihmë të varfërve të vendit të tij, Bangladeshit. "Befas ndjeva boshllëkun e koncepteve tradicionale të ekonomisë përballë urisë dhe varfërisë shkatërruese. Kuptova se duhej të isha me njerëzit e pikëlluar në Jobra, në fshatin fqinj fare pranë Universitetit Chittahong, e në një mënyrë ose në tjetrën të gjeja diçka për të bërë për ta. Gjithçka që shpresoja të bëja ishte të bëhesha i dobishëm të paktën për një person në ditë".

Dekada më pas arriti të krijonte një bankë, një bankë e dedikuar për t'iu shërbyer të varfërve. E quajti "Grameen Bank", ose Banka e Fshatit, në gjuhën bengale. Sot "Grameen Bank" është një bankë mbarëkombëtare, që i shërben çdo të varfëri, në çdo fshat të Bangladeshit. Nga 8 milionë huamarrës, 97% janë femra".

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose mikrofinancës , një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Si arriti ky profesor i thjeshtë i ekonomisë që të krijonte në pak vite një fenomen, që sipas tij do ta çonte varfërinë në muze dhe një ditë fëmijët thjesht ta lexonin nëpër libra se varfëria kishte ekzistuar dikur...?

Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si bankieri i të varfërve. "Kontributi i tij i jashtëzakonshëm prek dhe një element tjetër të rëndësishëm, siç është "biznesi social" në kuadrin e një ekonomie më sociale e solidare që bashkon objektivat e fitimit me kontributin në problematikën sociale, e një tipi ekonomie që i mungon kapitalizmit të sotëm, që në themel të saj nuk ka fitimin, por punësimin dhe plotësimin e nevojave të njerëzve; ka filozofinë e filantropisë së zotëruesve të kapitalit", – shprehet
Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici, në parathënien e librit në gjuhën shqipe, i cili gjendet në çdo librari të kryeqytetit.

Mbi autorin

Muhammad Yunus u lind në vitin 1940, në krahinën e Bengalit perëndimor. Në moshën 22-vjeçare, studenti brilant dhe profesori i ri i ekonomisë në Chittagong College shkon në SHBA dhe doktorohet për ekonomi në Universitetin Vanderbilt në Tennessee me temën "Ekonomia e zhvillimit", duke u angazhuar për 7 vjet edhe si profesor i teorive ekonomike dhe të zhvillimit në Middle Tennessee State University.

Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri i Bangladeshit si pasojë e ndarjes së tij nga Pakistani, Yunus, si përkrahës i zjarrtë i pavarësisë së Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh, pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për "hapjen e mendjeve" dhe zhvillimin e çdo vendi.

Ai shumë shpejt e shndërron Universitetin e Chittagong-ut në një qendër të rëndësishme të debateve mbi teoritë dhe mbi modelet e zhvillimit me fokus zonat rurale dhe ato të varfra. Por vetëm 3 vjet më vonë, një krizë e madhe urie godet Bangladeshin dhe mbi 1.5 milion njerëz vdesin nëpër fusha, nëpër rrugë dhe nëpër trotuare, duke shokuar botën me pamjet dhe pafuqishmërinë e shtetit dhe të shoqërisë për ta ndërprerë këtë tragjedi.

Kjo ngjarje e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së tij: "Njerëzit vdisnin nëpër rrugë, ndërsa unë vazhdoja të mbaja leksione për teoritë elegante ekonomike pa lidhje me realitetin...e kuptova se ishte shumë arrogante që të pretendoja një përgjigje për këtë gjendje duke qëndruar në klasë....dhe menjëherë fillova të studioja se çfarë ndodhte në terren".

Yunus shkon në fshatin më të afërm dhe duke biseduar me banorët e tij kupton se "viktimat e urisë dhe të varfërisë ndodheshin në një rreth vicioz...ato nuk mund t'iu drejtoheshin bankave tradicionale, qoftë dhe për të pasur një sasi të vogël parash që ta investonin për të dalë nga kjo mizerje e skajshme pasi nuk ishin të besueshëm si klientë".

Ai e filloi ndryshimin "nga xhepi i tij", vetëm 24 dollarë për 42 gratë më të varfra, "për të blerë një pulë... shitur vezët... blerë një pulë tjetër.... dhe gradualisht për t'u futur në një cikël ekonomik që mund t'i ndihmonte të dilnin nga mizerja". Rezultati ishte surprizues. Muhammad Yunus hedh hapin e dytë të jashtëzakonshëm: krijon "Grameen Bank", ose "Banka e Fshatit", e cila shpejt e shtriu aktivitetin e saj në qindra fshatra të zonës, në gjithë Bangladeshin, si dhe në shumë vende të botës.

Kjo bankë dëshmoi se të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një "uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit".

Muhammad Yunus së bashku me "Grameen Bank" është laureat i çmimit "Nobel" për paqe, në vitin 2006, "Për përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare", – përfundon Civici. "Së pari në problemet e varfërisë u përfshiva si një akademik, më pas personalisht dhe krejt aksidentalisht. U përfshiva sepse varfëria ishte e përhapur kudo rreth meje në Bangladesh. Ishte uria e vitit 1974, ajo që në veçanti më shtyu jashtë kampusit të universitetit dhe më detyroi të kthehem në një aktivist social përveç faktit të të qenit mësues",- kështu e nis rrëfimin e tij nobelisti për paqen, Muhammad Yunus, drejt rrugëtimit për të luftuar varfërinë.

Faza më e fundit e këtij udhëtimi po krijon dhe po realizon një ide për një formë të re të kapitalizmit dhe për një lloj të ri të sipërmarrjes bazuar në vetëpohimin e njerëzve, dhe këtë Muhammad Yunus e quan biznes social. Është një lloj biznesi i dedikuar për zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike dhe mjedisore që kanë rrënuar njerëzimin si uria, të pastrehët, sëmundjet, ndotja, injoranca. Motivimi për nisjen ose bërjen pjesë e një biznesi social është i thjeshtë.

Ai nis me idealizmin dhe shpresën, të cilët janë të integruar thellë në qeniet njerëzore. Biznesi social, gjithashtu ofron një rrugë daljeje për kreativitetin që miliona njerëz mbajnë brenda tyre. "Kreativitet" nuk do të thotë se duhet të jetë diçka e madhe. Mund të jetë aq i thjeshtë sa zbulimi i një problemi lokal dhe të menduarit; "unë pyes veten nëse ndokush ka provuar ndonjëherë të zgjidhë këtë problem duke bërë këtë gjë", – dhe më pas ta provosh ta bësh atë gjë.

Një zgjidhje e vogël lokale mund të bëhet fara e një zgjidhjeje botërore. Por as vetëm kreativiteti në këtë shkallë modeste nuk është një kusht i domosdoshëm. Nëse ju nuk mund të zhvilloni një farë, ju mund të merrni një farë ekzistuese dhe ta mbillni atë në një vend të ri. Biznesi social ofron një mundësi gjithashtu për përtëritjen individuale.

Miliona njerëz në çdo hap të jetës ëndërrojnë për ndryshimin, por nuk arrijnë asnjëherë ta përjetojnë atë. Shumë prej nesh ndihen të bllokuar në jetën "e sigurt" që nuk largohet asnjëherë nga rutina e punës dhe e konsumit të pamenduar. Në të njëjtën kohë, ne dëshirojmë të shkëputemi në një mënyrë të ndryshme jetese në të cilën ne mund të lemë gjurmët tona në këtë planet dhe të zbulojmë talentet e pafundme të ndrydhura brenda nesh. Biznesi social është një mënyrë e re e inkuadrimit të ekzistencës sonë që na ofron mundësinë për të riprojektuar jetët tona, po ashtu edhe mënyrën sesi ne përmirësojmë planetin në të cilin jetojmë.

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789995639822
ean13
9789995639822
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Tragjedia e Bashkimit Evropian, George Soros, Gregor Peter Schmitz

Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Kapitali në shekullin XXI, Thomas Piketty

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU000923

Botuesi: Papirus

Evropa Monetare, Gilles Jacoud

Titulli: Evropa monetare, euro dhe sistemi monetar evropianGjinia: EkonomiAutori: Gilles JacoudShqipëroi: Adrian CiviciShtëpia botuese: PapirusViti: 2009Fq. 224Pesha: 0.381 kgISBN: 978-99943-976-6-2
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Libri i Biznesit

Si mund të krijoni një markë të suksesshme? Si mund të bëheni udhëheqës biznesi? Pse disa firma falimentojnë, ndërkohë që të tjera lulëzojnë? Gjatë gjithë historisë, mendimtarët e biznesit kanë dhënë ide dhe zgjidhje që kanë ndihmuar në zhvillimin e biznesit e të tregtisë.
2 500 Lekë
More

Sipërmarrja, Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl

 Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. 
2 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...
800 Lekë
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001117

Botuesi: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2485

Botuesi: IDK

E nxehte, e rrafshet dhe e mbipopulluar, Thomas Friedman

Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme... por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.
1 200 Lekë
More