• Banner

Shteti apo tregu, Adrian Civici
  • Shteti apo tregu, Adrian Civici

Shteti apo tregu, Adrian Civici

Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Sugjerimet janë të qartat për këto modele.

12,25 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shteti apo tregu, cilin model zhvillimi të ndjekim?
Origjinali: Shteti apo tregu, cilin model zhvillimi të ndjekim?
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2013
Fq. 362
Pesha: 0.473 kg.
ISBN: 978-99956-39-48-8

Mbi librin

Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim.

Sugjerimet janë të qartat për këto modele. Rrugëtimi është i gjatë dhe trajtesa gjithashtu bëhet në bazë të shembujve që jep ekonomisti i njohur. Ai e quan si një rrugëtim në dilemat e politikave ekonomiko-financiare dhe faktorët e zhvillimit, shembujt pozitivë e negativë në mjaft vende e rajone të botës.

Gjithashtu në këto botime gjenden modelet e kapiitalizmit, reformat e rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në Europë dhe botë. Ekonomisti i njohur trajton edhe rëndësinë e reformimit të bankave, përballjen e përditshme me efektet e ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike, sfidën e ushqimeve, shkatërrimin e diversitetit etj. Fenomene këto që në dukje nuk janë vetëm ekonomik, por realisht të lidhura me ekonominë.

Koment nga Artan Santo

Faqet e librit janë një rrugëtim i gjatë në dilemat e politikave ekonomiko – financiare dhe faktorët e zhvillimit, shembujt pozitivë e negativë në mjaft vende e rajone të botës, në debatet e përballjet teoriko – akademike ndërmjet shkollave të ekonomisë dhe lloji i ekonomistëve "modernë" që na duhen, marrëdhëniet ndërmjet ekonomisë, demokracisë dhe politikës, aspektet polivalente të strategjive të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, modeleve të ndryshme të kapitalizmit dhe atyre sociale të aplikuara në Europë e në botë, rolin e dijes dhe njohurive si faktorë thelbësorë në zhvillim, reformimin e bankave, përballjen tonë të përditshme me efektet e ngrohjes globale, ndryshimeve klimaterike, sfidën e ushqimeve dhe shkatërrimin e diversitetit etj.

Në mbyllje të librit, një reflektim i gjatë dhe i detajuar historiko – analitik i autorit për 100 vjet ekonomi kombëtare dhe "modelin ekonomik shqiptar post – tranzicion", të cilësuar shpesh dhe si "modeli i ri ekonomik" që ka nevojë të aplikojë Shqipëria në dy apo tri dekadat në vazhdim. Një analizë për prioritetet, strategjitë, politikat dhe vizionin e zhvillimit ekonomiko – social të Shqipërisë.

Mbi autorin

Adrian Civici, nga viti 2011, mban titullin "Profesor në Shkencat Ekonomike" dhe dy tituj "Doktor": "Doktor në Shkencat Ekonomike", akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe "Doktor në Ekonomi Agrare", akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tiranë, 1993).

Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme, si: Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996 – 2001); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001 – 2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002 – 2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006 – 2007); Profesor dhe Rektor i UET (2007 – 2010), si dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në UET (2011 – 2012).

Aktualisht është Presidenti i UET. Nga muaji prill 2005 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane. Në vitin 2009, Adrian Civici i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli "Kalorës i Palmës së Artë Akademike".

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

(0)

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 7,84 CHF
More
In Stock

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

(0)

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare që tronditi botën, p

Çmimi 9,80 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

(0)

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".

Çmimi 14,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Transformimi i madh, Adrian Civici

(0)

Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në...

Çmimi 11,76 CHF
More
Në gjendje
16 other products in the same category:

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

(0)

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.

Price ALL1,625
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Hienat bankare, Joris Luyendijk

(0)

Mjafton të jesh kureshtar, që të nisësh të shkruash këtë libër, siç bëri Joris Luyendijk. Çfarë ndodh pas atyre kullave të xhamta, që thyejnë ditën dritën e diellit dhe i japin ndriçim qytetit netëve dhe ditëve të zymta? Atij qyteti ku lëviz jeta jonë, ku mbase vlera e atyre të hollave të mbetur në xhepat tanë, është jo vetëm një fjalë e harruar, por edhe...

Price ALL1,000
More
In stock

Reference: 2917

Publisher: Pegi

Pasqyrat financiare dhe menyrat e plotesimit te tyre

(0)

Title: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreOriginal: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreCategory: AccountingPrepared by: Këshilli Kombëtar i KontabilitetitPublisher: PegiYear: 2013Pgs. 60Weight: 0.09 kg

Price ALL300
More
Out-of-Stock

Publisher: Botime Koliqi

7 strategji për pasuri dhe lumturi, Jim Rohn

(0)

Parimet që ai na ka mësuar nuk janë vetëm të atilla që të ndryshojnë jetën, por janë vërtet të përjetshme. Me këtë nënkuptoj që funksionojnë vërtet. Një ndër gjërat që unë mendoj për të vërtetat e mëdha është se ato vlejnë përtej kohës dhe i rezistojnë asaj.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

(0)

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botart

E ardhmja e kapitalizmit, Paul Collier

(0)

Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë.

Price ALL1,080 Regular price ALL1,200
More
In stock

Reference: SKU001117

Publisher: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

(0)

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.

Price ALL800
More
Out-of-Stock
chat Përshtypjet (0)