Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Triumfi i parasë, Niall Ferguson
  • Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

IDK

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Triumfi i parasë, një histori financiare e botës
Origjinali: The Ascent of Money, a financial history of the world
Gjinia: Financë, histori
Autori: Niall Ferguson
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2013
Fq. 424
Pesha: 0.491 kg
ISBN: 978-9928-136-9

Mbi librin

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez, ky libër na rrëfen historinë e zhvillimit financiar të botës siç s'është treguar kurrë ndonjëherë më parë.

Në këtë kohë kur bota është e kapur nga një prej krizave më të mëdha financiare që pas Krizës së Madhe të viteve '30 të shekullit të kaluar, ky libër vjen në kohë për të na ndihmuar të kuptojmë rolin që ka pasur dhe vazhdon të ketë paraja në historinë e njerëzimit. Si dhe për të na kujtuar një nga mësimet e rëndësishme të historisë, që çdo flluskë financiare pashmangshmërisht vjen një ditë që do të plasë.

Mbi autorin

Niall Ferguson (1964), historian, opinionit për New York Times, Wall Street Journal, Foreign Affairs etj. Konsiderohet nga revista "Times" si një ndër 100 personazhet më me ndikim sot në botë. I lindur në Britaninë e Madhe, që nga viti 2004 jeton në SHBA ku është docent në Universitetin e Harvardit. Është autor i një sërë librash të përkthyer në gjithë botën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
97899281369
ean13
97899281369
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Friedrich Hayek, Liberalizmi përballë Etatizmit, Adrian Civici

Shekulli XX është cilësuar si shekulli i tij, ai vetë ka marrë epitetin "Papa i Liberalizmit", themeluesi i shoqërisë "Mont Pelerin", jetoi aq sa të shihte idetë e tij të vlerësuara duke marrë Nobel në Ekonomi, por mbetet ende i panjohur për një pjesë të botës, ende i sulmuar apo i keqkuptuar.
1 250 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Fundi i tregut të lirë, Ian Bremmer

Fundi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për...
1 200 Lekë
More

23 çështje rreth kapitalizmit të cilat nuk ua thonë, Ha-Joon Chang

 Këto dhe shumë çështje të tjera do të mund t’i mësoni nga ky libër i jashtëzakonshëm, i autorit numër 1 në botë, Ha-Joon Chang, i cili është i specializuar për ekonomiksin e zhvillimit dhe Profesor i Jashtëm për Ekonominë Politike të Zhvillimit pranë Universitetit të Kembrixhit. Prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2008, ai ka kontribuar...
1 000 Lekë
More

Financat Personale, Arthur J. Keown

Mjetet, teknikat dhe ekuacionet harrohen lehtë, ndërsa logjika dhe parimet themelore që nxitin përdorimin e tyre, pasi të kuptohen, do të mbeten dhe do të bëhen pjesë e "personalitetit financiar" të cdo studenti.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Bankingu i investimeve në Kinë, Zhang Lizhou, Liu Xianglan

Nëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t'u japë lexuesve të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës se si institucionet financiare marrin pjesë...
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000878

Botuesi: Bota Shqiptare

Historia e teorive ekonomike, Roger Backhouse

Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështjet e rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
1 500 Lekë
More