• Banner

Bumerang, Michael Lewis
  • Bumerang, Michael Lewis

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.

8,88 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bumerang, udhëtime në botën e tretë të re
Origjinali: Bumerang
Gjinia: Ekonomi
Autori: Michael Lewis
Shqipëroi: Valdet Kodra
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2012
Fq. 189
Pesha: 0.244 kg
ISBN: 978- 9928-116-30-7

Mbi librin

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale. Grekët deshën ta kthejnë vendin e tyre në një poçe të madhe shumëngjyrëshe mbushur plot me monedha, ku qytetarët të mund të merrnin para sa herë që të donin.

Gjermanët donin të bëheshin më gjermanë nga sa ishin; irlandezët të mos quheshin më irlandezë. Tipari dallues i librave best seller të Michael Lewis është të treguarit e historive të rëndësishme dhe komplekse nëpërmjet personazheve aq groteske dhe të pazakonta, saqë duken si të stisura. Duke shfletuar faqet e këtij libri, takojmë një murg të jashtëzakonshëm, i cili e kishte gjetur mënyrën si ta shfrytëzonte kapitalizmin grek, me qëllimin e vetëm që ta shpëtonte manastirin e tij nga falimentimi; një peshkatar që me tri ditë trajnim bëhet tregtar valutash në një bankë islandeze; dhe një ndërtues irlandez, aq i prekur nga falimentimi i biznesit të tij, saqë e përshkon krejt vendin për të sulmuar me eskavatorin e tij Parlamentin Irlandez.

Hetimi nga Lewis i flluskave përtej kufijve të shteteve është aq i shkëlqyer dhe gazmor deri në trishtim, saqë e çon lexuesin amerikan në një vetëkënaqësi rehatuese të tipit: Ah këta të huajt budallenj! Por kur Lewis kthehet në një vrojtues të pamëshirshëm në Kaliforni dhe në Washington DC, ne shohim se rrëfenja e këtij libri i ngjason asaj pëlhurës së merimangës që të shkon pas fillit, teksa kuptojmë vështirësitë që i presin vendet e zhytura në borxhe e që janë lakmitare të mëdha.

Fragmente nga libri

SHBA: Mirësevini në Vallejo, Qyteti i Mundësive, lexon tabela në rrugë, por dyqanet që janë hapur kanë nxjerrë tabela ku shkruajnë "Pranojmë talona ushqimi". Shkurret rrethojnë bizneset e braktisura. Gjithë semaforët pulsojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe ky është veç një formalitet, sepse aty nuk ka më policë që patrullojnë rrugët. Vallejo është i vetmi qytet në zonën e Gjirit ku mund të parkosh ku të duash, pa u bërë aspak merak se merr gjobë.

Gjermania: Humbjet gjermane nuk janë mbyllur akoma, por në një llogari të fundit ato qëndrojnë në 21 miliardë dollarë në bankat islandeze, 100 miliardë dollarë në bankat irlandeze, 60 miliardë dollarë në bono të ndryshme amerikane të lidhura me subprime, si dhe shuma të tjera për t'u llogaritur në bono greke. E vetmja katastrofë financiare e dhjetëvjeçarit të fundit, ku munguan bankierët gjermanë, ishte investimi në Bernie Madoff (ndoshta e vetmja përparësi e sistemit financiar gjerman pa çifutë)...

Greqia: Tani sistemi financiar global kërkon të dijë: Kur do të ngecin grekët në pagimin e borxheve të veta? Herë – herë, duket se kjo është e vetmja pyetje që ka rëndësi, sepse në qoftë se Greqia lë pa paguar borxhin e saj prej 400 miliardë dollarësh, atëherë do të falimentojnë bankat evropiane që i kanë dhënë kredi dhe, po kaq kollaj, mund të vazhdojnë edhe vendet e tjera që po flirtojnë me falimentin...

Islanda: Leksioni më i madh financiar që goditi zemrat e islandezëve ishte blerja e sa më tepër aseteve, qoftë edhe me kredi. Kjo, sepse çmimi i aseteve vetëm rritej. Deri në vitin 2007, islandezët zotëronin afërsisht 50 herë më tepër asete të huaja se ç'kishin në vitin 2002. Ata blenë avionë privatë dhe shtëpi të treta në Londër e në Kopenhagen. Paguan shuma të mëdha për shërbime që askush nuk i kishte imagjinuar më parë në Islandë. "Një djalë që festoi ditëlindjen pagoi një milion dollarë. Mori Elton Xhonin për të kënduar dy këngë".

Mbi autorin

Michael Lewis është gazetar dhe shkrimtar mjaft i njohur në ShBA. I diplomuar në Princeton University dhe London School of Economics, fillimisht ka punuar në tregun e bonove. Më pas vendosi t'i përkushtohej gazetarisë ekonomike. Lewis ka punuar për The Spectator, New York Times Magazine, si kolumnist te Bloomberg, kontributor te The New Republic dhe lektor në University of California, Berkeley.

Ai ka punuar gjithashtu për Conde Nast Portofolio. Në Shkurt 2009 iu bashkua stafit të Vantity Fair, ku ka dhënë një kontribut të shquar si editor. Lewis është autori i librave best seller Liar's Poker, Moneyball, The Blind Side dhe The Big Short. Ai jeton në Berkeley, Kaliforni, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.  

Detajet e librit
2699
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2207

Botuesi: Helga's Secrets

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.

Çmimi 12,21 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Tragjedia e Bashkimit Evropian, George Soros, Gregor Peter Schmitz

Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)