• Banner

200 Sekretet e Suksesit, Robin Sharma

Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.

5,55 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 200 Sekretet e Suksesit
Origjinali: The Top 200 Secrets of Success and the Pillars of Self - Mastery
Gjinia: Psikologji
Autori: Robin S. Sharma
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 94
Pesha: 0.155 kg
ISBN: 978-99956-87-84-7

Fragmente nga libri

"Përsosmëria është arti që fitohet nga stërvitja dhe përpunimi i zakoneve. Ne nuk veprojmë drejt sepse kemi virtyt apo përsosmëri, përkundrazi, ne i kemi ato sepse kemi vepruar drejt. Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përososur. Përsosmëria, pra, nuk është një veprim, por një zakon." Arsitoteli Dija është fuqi. Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.

Sa më shumë të dini, aq më shumë arrini. Liderët e mëdhenj kanë teknika që i lejojnë të arrijnë majën e malit. Lexoni biografitë e liderëve te mëdhenj dhe mësoni nga zakonet e tyre, frymëzimet dhe filozofitë... Kur të zgjidhni partnerin e jetës, kujtoni që ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj. Martesa ju jep 90% të mbështetjes, lumturisë dhe arritjeve, kështu që zgjidhni me mençuri.Merrini në konsideratë cilësi si dashuria, sensi i humorit, inteligjenca, integriteti, pjekuria, temperamenti, përshtatshmëria dhe ajo karakteristika e papërshkrueshme e tërheqjes së dyanshme...

Merreni shtruar dhe mos lejoni njeri t'iu shpjerë në një vendim të nxituar. Mbusheni dhomën me lule me ngjyra të ndezura, të freskëta. Ky është një nga investimet më të mira që mund të bëni. Lërini tingujt e muzikës së bukur, të qeshurat e forta dhe gëzimin të mbushin oazin e shtëpisë suaj. Familjariteti shkakton përbuzje, është një rregull i mirë. Yjet qëndrojnë lart mbi tokë.

Duhet të mbani distancë nga të gjithë, përveç lidhjeve tuaja më të ngushta. Nëse njerëzit shohin gjithçka te një udhëheqës, ai e humb aurën e tij dhe bashkë me të, autoritetin dhe misterin që mund të ketë krijuar. Për shembull, Ronald Regan ishte i njohur nga të gjithë si një lider i shkëlqyer. Ai e krijonte me kujdes imazhin e tij si politikan popullor, i respektueshëm, i cili i vinte interesat e Amerikës mbi gjithçka në mendjen e tij. Në mbledhjet e liderëve të botës, ai tërhiqte vëmendjen dhe respektin, me kostumet e tij të errëta, i rrethuar nga simbole të pushtetit si këshilltarë politikë, oficerë sigurie dhe një autokolonë me limuzina. Sapo shfaqej, ai të impononte autoritet dhe pushtet.

E keni parë ndonjëherë presidentin pa bluzë duke notuar në pishinën e tij? Po me rroba shtëpie pas një gjumi të gjatë, me flokët e shpupuritur dhe me mjekër të rritur? Bashkëpunëtorët e Reganit nuk lejonin asnjëherë shfaqjen e pamjeve të tilla, sepse prishnin imazhin e autoritetit. Kombi amerikan nuk ishte i ekspozuar ndaj këtyre gjërave. Në epokën e Klintonit gjërat ndryshuan dhe ju mund të shikonit presidentin duke ngrënë hamburger Big Mac dhe duke mbajtur kapele bejsbolli me kostum. Ndërsa këto skena mund të duken të dashura për publikun, nuk ka dyshim që Presidenti Klinton ishte më i afërt me ne, gati njëri prej nesh, dhe ndryshe nga yjet më sipër, më afër tokës.

Mbi autorin

Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmirësimit të jetës, duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminaret e tij. Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Leadership International, dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si: Bill Clinton, Deepak Chorpa, Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s si: "Murgu që shiti Ferrarin" dhe "Udhëerrëfyesi i madhështisë", kanë qenë në majat e listave të bestseller - ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në shumë se 70 gjuhë.  

Detajet e librit
2217

Referencat specifike

isbn
9789995687847
ean13
9789995687847
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001469

Botuesi: UET Press

Miti mbi krizat dhe fundin e tregut, Selami Xhepa

Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Bota pa kufij, Kenichi Ohmae

Libri "Bota pa kufij" i Kenichi Ohmae është një libër që do të ndryshojë mënyrën se si e shohin menaxherët botën dhe biznesin e tyre, se si ato investojnë, komercializojnë dhe konkurrojnë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Veprimi njerëzor, Ludwig von Mises

Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë është vepra madhore e Ludwig von Mises. Duke e konsideruar sistemin ekonomik si rezultat të veprave, veprimeve, zgjedhjeve, konkurrencës e shkëmbimit ndërnjerëzor, Mises – i i shpjegon fenomenet e ndërlikuar të tregut.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Bankingu i investimeve në Kinë, Zhang Lizhou, Liu Xianglan

Nëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t'u japë lexuesve të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës se si institucionet financiare marrin pjesë...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Arritja Maksimale, Brian Tracy

Do të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni. 

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Libri i Sociologjisë

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.

Çmimi 27,75 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Reforma Agrare Demokratike 1930, Teodor Kareco

Titulli: Reforma Agrare Demokratike 1930, bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930 – 1938Origjinali: Reforma Agrare Demokratike 1930, bujqësia e Shqipërisë në vitet 1930 – 1938Gjinia: EkonomiAutori: Teodor KarecoShtëpia botuese: ADAViti: 2013Fq. 436Pesha: 0.623 kgISBN: 978-9928-4184-5-6

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)