• Banner

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.

9,35 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kazinoja e Djallit
Origjinali: The Devil's Casino
Gjinia: Ekonomi, financë
Autori: Vicky Ward
Shqipëroi: Erinda Malaj & Odeta Muharremaj
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2011
Fq. 320
Pesha: 0.384 kg
ISBN: 978-9928-4022-2-6

Mbi librin

Pas shembjes së tregjeve financiare në fund të viteve '20 të shekullit të kaluar, si prelud i së ashtuquajturës "Depresioni i Madh", ngjarje të cilat sollën në pushtet F. D. Roosvelt në SHBA dhe Hitlerin në Gjermani dhe shënuan fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008.

E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer, me aktivitet fillestar në fushën e tregtisë së pambukut dhe produkteve të tij si dhe hekurudhave, kjo firmë do të ishte nga pionieret që do të kuotohej dhe do të luante në tregjet e letrave me vlerë, sidomos në "Wall Street" si dhe do të ishte sipërmarrësja e parë në tregun e të sigurtave të thesarit të SHBA - ve.

Kjo firmë do të ishte nën kontrollin e kësaj familjeje deri në vitin 1969, vit kur patriarku i saj Robert nuk la trashëgimtarë. Rënia e kësaj kompanie nga brenda më 15 shtator 2008 shënoi fillimin e krizës së madhe të gjithanshme botërore ekonomiko - financiare, pasojat e së cilës nuk kanë reshtur ende së ndikuari negativisht në ekonominë botërore.

Kjo firmë shërbimi financiar bankar dhe menaxhimi investimesh, së fundmi ishte një shumëkombëshe me qendër në Nju-Jork dhe degët e saj kryesore ishin në Londër dhe Tokio; në këtë moment ajo numëronte rreth 26200 punonjës. Falimentimi i "Lehman" do të shpallej zyrtarisht më 22 shtator nga një gjyqtar i Nju - Jorkut.

Në lojë për të rikuperuar dhe për të blerë asetet e ngelura të "Lehman Brithers" hynë dy gjigantë si "Barclay" në zonën e Amerikës së Veriut dhe kompania tjetër gjigante japoneze "Nomura Holding", e cila bleu me franchise asetet e "Lehman", të ndodhura në zonën e Azisë dhe Paqësorit.

Bizneset e tjera të menaxhimit të investimit, përfshirë "Neuberger Berman", u shitën në fillim të dhjetorit 2008, te kreditorët e "Lehman", kurse 49% e aksioneve të zakonshme mbeti në firmë. Nga një raport i gjykatës, në mars të 2010, doli se raportet financiare katërmujore të "Lehman Brothers" kishin qenë të trukuar me mashtrim. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë pas kuintave? Këto hollësi na i shpjegon ky libër i mrekullueshëm.

Detajet e librit
Helga's Secrets
2207
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 6,80 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001821

Botuesi: Helga's Secrets

Lombardstreet, Walter Bagehot

Ky libër dhe ky autor mund të konsiderohen pa frikë si vepra dhe pioneri homolog i librit tjetër klasik mbi ekonominë politike "Pasuria e kombeve" të Adam Smithit, por në fushën e financave dhe bankingut.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Koliqi

Arritja Maksimale, Brian Tracy

Do të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni. 

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Fundi i tregut të lirë, Ian Bremmer

Fundi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Udhëtim në tri kohë, Adrian Civici

Libri i profesor Civicit është një arritje e dallueshme në literaturën politiko-ekonomike të kombit tonë. Mendimi i qartë, shkrimi i rrjedhshëm, sinteza e thellë, si dhe informacioni dhe njohja e gjerë mbi filozofët dhe teoritë e tyre e bëjnë këtë libër një nevojë intelektuale për të kuptuar periudhat historike që kemi kaluar dhe po jetojmë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Çdo shtet për vete, Ian Bremmer

Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mashtruesit financiarë, Adrian Civici

Megjithëse shumica e tyre, kanë përfunduar në burg apo janë shkatëruar në gjithçka që zotëronin, megjithëse me mijëra apo miliona njerëz kanë humbur gjithçka si pasojë e mashtrimeve, megjithëse mjaft ligje e institucione janë reformuar për të mos lejuar shfaqjen e tyre... ATA përsëri vazhdojnë të rishfaqen.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)