• Banner

  • Ka mbaruar

Ese mbi parimin e popullsise, Thomas Maltus

Në dy shekuj e një çerek raporti i popullsisë me mjetet e jetesës do të ishte 512 me 10; në tre shekuj do të ishte 4096 me 13, dhe në dy mijë vjet diferenca do të ishte pothuaj e pallogaritshme, megjithëse prodhimi në atë kohë do të ishte në një nivel shumë më të lartë nga ky i sotmi.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ese mbi parimin e popullsisë
Origjinali: An essay on the Principle of Population
Gjinia: Ekonomi
Autori: Thomas Maltus
Shqipëroi: Alfred Cako
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2010
Fq. 176
Pesha: 0.225 kg
ISBN: 978-99956-816-0-9

Fragment nga libri

Mendoj se me të drejtë mund të them dy postulate. I pari, ushqimi është i nevojshëm për ekzistencën e njeriut. I dyti, pasioni midis sekseve është i nevojshëm dhe do të mbetet pothuajse në gjendjen aktuale. Duke marrë popullsinë e botës në çfarëdo numri, një mijë milion, për shembull, qenia njerëzore do të rritej në progresion -1, 2, 4, 8, 16, 32, 64, 128, 256 etj. dhe mjetet e jetesës me -1, 2, 3, 4 etj.

Në dy shekuj e një çerek raporti i popullsisë me mjetet e jetesës do të ishte 512 me 10; në tre shekuj do të ishte 4096 me 13, dhe në dy mijë vjet diferenca do të ishte pothuaj e pallogaritshme, megjithëse prodhimi në atë kohë do të ishte në një nivel shumë më të lartë nga ky i sotmi.

Asnjë lloj kufizimi mbi prodhimet në tokë nuk është vendosur; ato mund të rriten përgjithmonë dhe të jenë më tepër se çdo sasi e parashikuar, por deri tani është pozimi i forcës së popullsisë si një forcë e një rendi më të lartë dhe shtimi i species njerëzore mund të mbahet në përpjestim të drejtë me rritjen e mjeteve të jetesës vetëm nëpërmjet veprimit të vazhdueshëm të ligjit të fortë të nevojës që vepron si një kontroll me forcën më të madhe. Pasojat e këtij kontrolli janë për t'u vlerësuar.

Forca superiore e popullsisë nuk mund të kontrollohet pa prodhuar mjerim ose vese dhe tepria e këtyre dy përbërësve të hidhur në kupën e jetës njerëzore, si dhe vazhdimësia e shkaqeve fizike që duket se i kanë prodhuar ato, mbartin një dëshmi bindëse.

Mbi librin

Ky libër u drejtohet jo vetëm politikanëve, ekonomistëve, sociologëve, adhuruesve të filozofisë dhe besimtarëve të të gjitha feve, por edhe sekularistëve dhe ateistëve. Të gjitha shpjegimet e autorit në mbështetje të virtytit, besimit te Zoti, pronës private, lirisë ekonomike të kontrolluar dhe të gjitha kundërshtimet e tij ndaj vesit, mosbesimit në Zot, pronës së përbashkët dhe barazisë në pasuri, gjenden në faqet e këtij libri.

Çdo arsyetim i tij vjen nga të kuptuarit e thellë që ai ka për ligjin e nevojës që lidh numrin e popullsisë me mjetet e saj të kërkuara të jetesës. Sa herë që ky parim epror i natyrës është shkelur, botën e ka pllakosur mjerimi dhe vesi. Dëshira për t'u arratisur prej tyre, i ka shtyrë popujt në luftra.

Nuk ka qenë në thelb, aq e vërtetë etja për lavdi e gjeneralëve dhe prijësave ushtarakë në histori, ajo që ia ka shtyrë ata drejt sipërmarrjeve të mëdha ushtarake, thotë autori, sesa ka qenë i tillë ngacmimi i popujve për nevojën e nginjies së këtij balancimi që kërkon ligji natyror i popullsisë.

Detajet e librit
Helga's Secrets
SKU002010
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001273

Botuesi: Plejad

Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë, Keynes

Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike" do të enden sipas parashikimeve të mia ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternatië e tretë është e drejtë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Kapitali në shekullin XXI, Thomas Piketty

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Mentaliteti anti - kapitalist, Ludwig von Mises

I cilësuar shpesh si një nga mbrojtësit më të zjarrtë të kapitalizmit dhe liberalizmit klasik, Ludwig von Mises vlerësohet veçanërisht për traktatin e tij mbi ekonominë "Human Action: a treatise on economics", një vepër monumentale 1000 faqesh në të cilin ekspozohen në mënyrë të plotë pozicionet epistemologjike dhe metodologjike të shkollës austriake.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Udhëtim në tri kohë, Adrian Civici

Libri i profesor Civicit është një arritje e dallueshme në literaturën politiko-ekonomike të kombit tonë. Mendimi i qartë, shkrimi i rrjedhshëm, sinteza e thellë, si dhe informacioni dhe njohja e gjerë mbi filozofët dhe teoritë e tyre e bëjnë këtë libër një nevojë intelektuale për të kuptuar periudhat historike që kemi kaluar dhe po jetojmë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Bankingu i investimeve në Kinë, Zhang Lizhou, Liu Xianglan

Nëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t'u japë lexuesve të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës se si institucionet financiare marrin pjesë...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)