• Banner

  • Ka mbaruar
Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R
  • Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në biznes
Origjinali: An introduction to business
Gjinia: Ekonomik, biznes
Autori: Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-Risa
Shqipëroi: Jonida Bregu
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2007
Fq. 846
Pesha: 1.211 kg
ISBN: 978-99956-39-17-4

Mbi librin

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes. Hyrja në biznes mbulon një hapësirë të madhe, duke prekur të gjitha fushat kryesore funksionale të biznesit.

Libri u paraqet studentëve dhe sipërmarrësve individualë këto parime thelbësore, artin dhe shkencën e menaxhimit të biznesit në një mënyrë interesante, domethënëse dhe angazhuese për ta, me shpresën se ata do të ndërtojnë një karrierë të suksesshme biznesi. Biznesi bashkëkohor, pavarësisht se ku zhvillohet, është jashtëzakonisht i ndikuar nga globalizmi i shpejtë, nga përparimet në teknologji dhe nga përforcimi i standardeve etike.

Për të qenë të suksesshëm në biznes, sot dhe në një të ardhme të afërt, studentëve/sipërmarrësve u nevojitet një tekst që integron plotësisht të tria këto tema në të gjitha aspektet e biznesit. Kjo është arsyeja që ne i kemi përqafuar dhe parashtruar këto koncepte nëpërmjet shembujve të shumtë të dhënë në tekst.

Një tipar i veçantë i këtij teksti është ndërthurja e strategjive dhe e veprimeve të tri kompanive kryesore globale, DaimlerChrysler, McDonald's dhe Sony-t. Ky tipar vihet re në temat që ata do të studiojnë, përmes fushave të ndryshme funksionale, lidhen me këta shembuj të botës reale.

Duke qenë se ky është një tekst prezantues i biznesit, ne kemi synuar t'i paraqesim idetë në formë bisedore dhe të përmbledhur. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë lexuesin të vlerësojë plotësisht parimet thelbësore të biznesit dhe të krijojë një karrierë në biznes, qoftë si një pronar apo si një punonjës.

Detajet e librit
UET Press
SKU001672
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001587

Botuesi: Tirana Times

Biznesi Ndërkombëtar, Michael Czinkota, Ilkka Ronkainen, Michael Moffet

Përvoja e autorëve, si ekspertë dhe akademikë, na sjell në këtë tekst një zë të sprovuar dhe të ekuilibruar. Teksti është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorish dhe përfshin shembuj aktualë, çështje dhe njohuri që tregojnë sesi këto koncepte zbatohen në bizneset botërore.

Çmimi 3 200 Lekë
More
Ne gjendje
14 libra të tjera në këtë kategori:

Mikrobiologjia Mjekësore, Patrick R. Murray / Ken S. Rosenthal / Michael A. Pfaller

Hidhini një sy Mikrobiologjisë Mjekësore, Edicioni i 8, për një njohje të plotë dhe klinikisht të rëndësishme të mikrobeve dhe sëmundjeve të tyre. Ky tekst i përmbledhur dhe i lehtë për t’u lexuar paraqet me saktësi themelet e mikrobiologjisë dhe imunologjisë – duke ju përgatitur në mënyrë efektive për kurset e tuaja, për testimet e më tej. Mbulimi i...

Çmimi 8 480 Lekë
More
Në gjendje

Manuali i sëmundjeve infektive, Mauro Moroni / Spinello Antinori / Vincenzo Vullo

Infektologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno¬stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit “Manuali i sëmundjeve infektive” pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohë¬sisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu...

Çmimi 5 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)