Titulli: Biznesi Ndërkombëtar
Origjinali: International Business
Gjinia: Ekonomi
Autori: Michael Czinkota, Ilkka Ronkainen, Michael Moffet
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
fq. 784
Pesha: 1.494 kg
ISBN: 978-9928-4003-2-1
Mbi librin
Ky botim na jep një eksplorim të plotë të kohës, të çështjeve dhe praktikave të biznesit ndërkombëtar. Përvoja e autorëve, si ekspertë dhe akademikë, na sjell në këtë tekst një zë të sprovuar dhe të ekuilibruar. Teksti është ndërtuar mbi një bazë të fortë teorish dhe përfshin shembuj aktualë, çështje dhe njohuri që tregojnë sesi këto koncepte zbatohen në bizneset botërore.
Në të janë pasqyruar debatet mbi biznesin ndërkombëtar, si dhe ndikimi i praktikave të biznesit ndërkombëtar mbi shtetet, korporatat dhe individët. Teksti shtjellon edhe rolin dhe ndikimin e kulturës mbi biznesin ndërkombëtar. Në tekst gjenden një numër i madh hartash botërore të kohës, që ndihmojnë lexuesit të shohin dhe të zhvillojnë përspektivën botërore. Ky tekst përdor vazhdimisht një qasje të vërtetë botërore me një kujdes të veçantë kushtuar temave që janë kritike për menaxherin ndërkombëtar në një mjedis aktual modern.